Femija im me ndricon jeten

  • Vogelushi im

    Thesari im i vogel!

  • Foto 2

    Klikoni ketu per ...

  • Foto 3

    Klikoni ketu per ...

  • Foto 4

    Klikoni ketu per ...



Mami Ime

Mikeshat e mia të dashura, mire se erdhet tek faqja Mami Ime

Fëmijët na ndriçojnë jetën, na mbushin zemrën me lumturi dhe janë ata që çdo herë që i shikojmë kujtohemi se kemi detyrën ti lëmë një botë më të mirë se ajo që gjetëm ne.

Jeta nuk vjen me manual përdorimi, do ishte shumë e lehtë por nuk ka... Prandaj ekzistojnë prindrit. Fëmijët janë ndjekësit më të mirë prandaj ne jemi shembulli i tyre më me vlerë.

Duhet të jetojmë në mënyrë që ti mësojmë çfarë është dashuria, integriteti dhe ti tregojmë që çdo gjë është e mundur!

Ne jemi ata që i mbështesim në çdo moment të jetës së tyre. Personalisht nuk kam ditur se kisha vend në shpirt për aq shumë dashuri deri sa ai më thirri: “Mami”.

Read more:
 
Si rritet dhe zhvillohet bebushi gjatë vitit të parë të jetës?

Si rritet dhe zhvillohet bebushi gjatë vitit të parë të jetës?


12 muajt e parë mund të jetë periudha më dinamike e jetës së njeriut. Ndryshimet rrënjësore gjenden në të gjitha fushat e zhvillimit.
• zhvillimi fizik: pjesa më e madhe e të porsalindurëve dyfishojnë peshën e tyre gjatë 6 muajve të parë duke marrë nga 14.2 gram deri 28.4 gram në ditë. Midis 9-12 muaj pesha e tyre trefishohet nga ajo që kishin në lindje. Deri në 12 muaj pjesa më e madhe e bebave janë zgjatur me rreth 25.4 cm nga gjatësia që kishin në lindje;
• zhvillimi psiqik, zhvillimi i procesit me ndihmën e të cilit të porsalindurit zhvillojnë aftësitë e tyre për të mësuar;
Bebat fillojnë të njohin dhe të reagojnë ndaj personave te afërt dhe fillojnë të kuptojnë se janë rrethuar nga persona dhe objekte.
• zhvillimi emocional dhe social – gjatë muajit të parë bebat shprehin emocionet e tyre me të qara, shprehje në fytyrë dhe qëndrimin e tyre. Rreth moshës 4 muaj, bebat mësojnë të buzëqeshin dhe të belbëzojnë dhe mund edhe të përqafojnë personat që i marrin në krahë. Kur janë rreth 5 muajsh ata tregojnë qartë preferencat e tyre për personat që duan dhe gjatë muajve në vazhdim tregojnë shenja protestash në momentin që ndahen nga prindrit ose familjarët.

Read more:
 


Na kontaktoni