Femija im me ndricon jeten

  • Vogelushi im

    Thesari im i vogel!

  • Foto 2

    Klikoni ketu per ...

  • Foto 3

    Klikoni ketu per ...

  • Foto 4

    Klikoni ketu per ...



Mami Ime

Mikeshat e mia të dashura, mire se erdhet tek faqja Mami Ime

Fëmijët na ndriçojnë jetën, na mbushin zemrën me lumturi dhe janë ata që çdo herë që i shikojmë kujtohemi se kemi detyrën ti lëmë një botë më të mirë se ajo që gjetëm ne.

Jeta nuk vjen me manual përdorimi, do ishte shumë e lehtë por nuk ka... Prandaj ekzistojnë prindrit. Fëmijët janë ndjekësit më të mirë prandaj ne jemi shembulli i tyre më me vlerë.

Duhet të jetojmë në mënyrë që ti mësojmë çfarë është dashuria, integriteti dhe ti tregojmë që çdo gjë është e mundur!

Ne jemi ata që i mbështesim në çdo moment të jetës së tyre. Personalisht nuk kam ditur se kisha vend në shpirt për aq shumë dashuri deri sa ai më thirri: “Mami”.

Edhe pse eksperienca fitohet, dija mësohet. Siç unë kam pasur nevojë për informacione në çdo hap, për ndihmë në çdo gjë të re dhe mbështetje në çdo problem, kam vendosur ti ndajë të gjitha me ju! Kam kërkuar, kam pyetur, kam eksperimentuar dhe i kam shtruar të gjitha këtu! Hap pas hapi, e mbështetur nga specialistë do t’iu përgjigjemi çdo pyetje që ju keni dhe do t’iu informojmë për çdo gjë duke filluar nga dëshira për të mbetur shtatëzanë, ditët e gjata të shtatëzanisë, lindja e mrekullueshme, momenti më fantastik i jetës tuaj- takimi me bebushin! Do t’iu themi çfarë duhet bërë, si të mbroheni nga problemet, ku ti zgjidhni problemet tuaja. Këshilla praktike dhe informacione mjekësore të kuptueshme. Rritja e bebushit në mënyrë sa më të shëndetshme, këshilla për një zhvillim perfekt. Guida e prindërve synon t’iu japi këshilla sa më praktike dhe t’iu parashtrojë problemet më të shpeshta dhe zgjidhjen e tyre. Guida e shërbimeve do t’iu përgjigjet pyetjes: Në çfarë kopshti ta çoj bebin tim! Kush është shkolla më e mirë? Ku argëtohemi? Dhe shumë të tjera! Prindër modern: Si ti edukojmë fëmijët me ndihmën e përrallave? Një koleksion librash të personalizuara që të ndihmojnë të mësosh fëmijën me një botë të re. Impakti i një libri të personalizuar është absolutisht i mrekullueshëm. Kur fëmijët shikojnë emrat e tyre të botuar në faqet e një libri plotë ngjyra dhe aventura janë të kënaqur. Edukojeni fëmijën tuaj në një mënyrë moderne dhe të re, që të arrij të përshtatet me ritmet tepër frenetike të botës së sotme.Kështu mikesha të dashura, në rast se lexoni këtë site domethënë se keni vendosur që zemra juaj të vrapojë përgjithmonë jashtë trupit tuaj! Ju ftoj të bëjmë sëbashku këtë udhëtim të mrekullueshëm me të mirat dhe të këqijat e tij!

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni