Femija im me ndricon jeten



Bebushi 2-3 muaj

Zhvillimi psikomotorr
Gjatë këtij muaji kur është shtrirë bebushi mund të qëndrojë në një pozicion simterik dhe të kthehet nga një anë në anën tjetër. Kështu që gjatë këtij muaji prindërit duhet të kenë shumë kujdes me vendet ku shtrinë bebin sepse duke u kthyer ai mund të rrëzohet nga krevati ose nga sipërfaqe të tjera të cilat nuk kanë pjesë anësore, mbrojtje. Ky është rreziku më i madh gjatë këtij muaji.


Ai tani mund të mbajë edhe kokën drejtë dhe ta kthejë nga një anë ose anën tjetër duke ndjekur persona ose objekte nëpër dhomë.
Gjatë këtij muaji ai zbulon duart e tij. Do të vini re se fillon të lozi për një kohë të gjatë vetëm me duart, duke i parë duke i prekur. Nga fundi i muajit ai e hap grushtin, fillon lëviz gishtat, hap dhe i mbyll dhe në rast se i jepet një lodër e kap dhe e shtrëngon fort që më pas ti bier nga dora pa dëshirë. Që në momentin që bebushi njeh duart e tij ai i ngre sipër kokës dhe i shikon me vëmendje. Tani nuk fut me gjithë grushtin në gojë por mund të fusi vetëm një gisht. Tani mund të kapi edhe gishtin e mamit ose ndonjë objekt tjetër që ka afër. Kapja bëhet akoma me gishtat e vogla dhe objektet mbahen fort dhe kafshohen. Sic kemi thënë ai akoma nuk mund të lëshojë një objekt nga dora me dëshirë kështu që i bie pa dashje dhe për këtë arsye ndonjëherë ai mund të fillojë të qajë.
Ky është fillimi i koordinimit midis shikimit dhe prekjes sepse ai ka tendencën të shikojë shumë mirë një objekt dhe më pas ta çojë në gojë për ta provuar.
Në rast se e ngrini duke e mbajtur nga duart ai mund të mbaj kokën por herë pas here akoma lëviz majtas diathas por nuk bie më para ose mbrapa, ai ka një kontroll goxha të mirë të qafës vetë dhe pozicionohet shumë mirë.
Mbikëqyrje dhe përkujdesje
Prezenca e babit duhet të ndihet në jetën e bebit. Duke respektuar gjumin dhe qetësinë e tij babi do të qëndrojë sa më shumë me bebin, do të mësojë ta mbajë në krahë dhe ta njohi sa më shumë. Këshillohet që shëtitja, të paktën mbasdite të bëhet nga babi dhe gjithmonë në momentin e banjos ditore të jetë edhe ai. Është një moment me shumë gëzim për bebat kështu që babi duhet të jetë pjesë.
Bebushi zhvillohet me avash…
Në rast se shqetësohesh për këtë gjë atëherë rekomandohet një kontroll mjekësor. Nuk duhet të harrosh që çdo beb zhvillohet në mënyrë individuale dhe shumë shpejt pas lindjes ai tregon edhe personalitetin e vetë, ndryshe nga çdo beb tjetër. Siç e kemi thënë më përpara “bebi shembull” nuk ekziston. Është shumë e gabuar të thoni: “Bebi im nuk luan me duart por bebi i shoqes time e ka bërë që 2 muaj!”
Prindrit nuk duhet të jenë të paduruar që bebi të bëj një gjë ose një gjë tjetër, çdo beb ka skemën e vetë të zhvillimit por prindrit kanë detyrën që ta stimulojnë me dashuri dhe durim. Mjeku pediatër i cili ka ndjekur që në lindje bebushin është më në gjendje për të dhënë një opinion. Mos hezitoni të diskutoni me atë të gjitha shqetësimet tuaja.
Ushqyerja dhe rritja e bebit
Gjumi gjatë natës përmirësohet, ai fillon të flerë më shumë ose bashkë dhe në rast se është ushqyer mirë në vaktin e fundit para gjumit ai mund të heqi fare vaktet gjatë natës. Gjatë ditës ai vazhdon të bëjë 3 apo 4 herë gjum.
Gjatë kësaj periudhe bebi përmirëson kapacitetin e rregullimit të temperaturës së brendshme kështu që mund të mos e vishni shumë trashë duke mos rrezikuar që ai të ftohet.
Veshja e bebit duhet të jetë sa më komode. Pelenat njëpërdorimshe, badi dhe paliçetat 100% pambuk të butë. Kujdes që paliçetat ose badit mos kenë kopsa nga mbrapa sepse duke qëndruar më shumë shtrirë bebushit mund ti vritet kurrizi.
Rritja
Për sa i përket rritjes, bebushi juaj rritet akoma me 25 ose 30 gram në ditë me një total midis 700 dhe 900 gramëve në muaj. Kështu që për shembull në rast se bebi juaj ka lindur me një peshë prej 3200 gram atëherë në fillim të muajit të katërt duhet të jetë rreth 5300 ose 5750 gram.
Përsa i përket gjatësisë, në rast se ka lindur me një gjatësi prej 50-52 cm atëherë në fillim të muajit të katërt do të jetë me rreth 10 cm më i gjatë.
Ushqyerja
Pavarësisht nëse e ushqen me qumësht gjiri ose me qumësht pluhur bebushi ushqehet rreth 5 herë në ditë dhe vetëm disa nga bebat kanë nevojë për 6 vakte në ditë akoma. Sasia e qumështit varet nga pesha e bebit, disa kënaqen dhe rriten me 650 ose 700 ml në 24 orë dhe të tjerë duan rreth 850 ml ose 1000 ml në 24 orë. Por vetëm mjeku mund të përcaktojë saktësisht një sasi e përshtatshme për çdo beb.
Për ato qe ushqehen me qumësht artificial duhet të keni shumë kujdes me udhëzimet që prodhuesit ju japin. Në rast se ato shënojnë për shembull 3 lugë të sheshta nuk duhet ti vendosni 3 lugë me majë për arsye se pjesa e tepërt nuk tolerohet nga bebi dhe mund ti krijojë probleme. Sasitë e shënuara janë posaçërisht të pershtatura me sasinë e ujit. Kështu që ndiqini me kujdes.
Për sa i përket ushqyerjes natyrale ka edhe raste kur bebushi nuk ngopet. Shpeshherë ndodh që mami të krijojë një fiksim, obsesion për këtë gjë dhe stresi ndikon shumë në sasinë e qumështit të prodhuar. Mami duhet të jetë e qetë, të ushqehet vetë normalisht dhe në rast se konsideron ose vërtet ndodh që bebushi të mos ngopet atëherë nuk duhet të bëhet merak, shumë lehtë mund ti plotësohen nevojat me qumësht artificial. Mamatë duhet të kuptojnë se kjo nuk domethënë se është fundi i botës dhe as që bebushi i tyre do vuajë ose do sëmuret prej saj. Janë shumë fëmijë që ushqehen me qumësht artificial. E mira është që ai te konsumoje sa më shumë lëngje dhe ushqyerja me gji të mbahet sa më gjatë. Si të kuptojmë nëse bebushi nuk ngopet? Në radhë të parë e kupton nga të qarat, fëmija që nuk ngopet vazhdon qanë edhe pasi mbaron së piri. Ai qan shumë dhe fut duart në gojë, shenja që akoma ka uri. Një shenjë tjetër është që kërkon të ushqehet më shpesh. Në rast se një bebush kërkon gji rreth 5 herë në ditë, ato që nuk marrin sasinë e nevojshme në çdo vakt për 30 minuta ose 1 orë do të qajnë përsëri nga uria. Këshillohu me mjekun tënd në këto raste. Vetëm ai mund të të përcaktojë një lloj qumësht plotësues i përshtatshëm për bebin tënd.
Vitaminat
I vogli merr nga qumështi sasinë e nevojshme të vitaminave pra vitamina D nuk gjendet në sasi të mjaftueshme në asnjë ushqim kështu që gjatë vitit të parë të jetës bebi duhet ti jepet nga goja vitamina D. Diskutoni me mjekun tuaj për të përcaktuar cilin produkt duhet ti jepni bebit dhe kush është doza e nevojshme.
Mungesa e vitaminës D mund të krijojë probleme serioze.

Foto Tomas Seferaj 

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni