Femija im me ndricon jeten



Bebushi 3-4 muaj

Zhvillimi psikomotorr
Zhvillimi psikomotorr vazhdon të përparojë duke filluar nga koka drejt këmbëve. Bebi mbahet vetë kur e mban në krahë. Nga fundi i muajit të 4, në rast se është i mbështetur për të qëndruar ulur ai mund të rrijë për shumë pak kohë por gjithmone duket se shtylla kurrizore nuk mbahet drejt ende.


Kur është shtrirë ai qëndron në pozicion simetrik dhe nuk ka asnjë lloj problemi. Në rast se provon ta ngresh duke e mbajtur nga duart ai tërhiqet edhe vetë. Ai ndryshon vetë pozicionin, me dëshirë nga një anë te ana tjetër.
Duart i sjell vetë përpara dhe vazhdon të lozi me to. Gishtat janë të hapura tashmë dhe këmbët mund ti lëvizi të dyja njëkohësisht.
Kur qëndron barkas nuk ka problem të mbahet me duart vetë dhe të ngrejë kokën duke e kthyer nga një anë në anën tjetër. Provon të tërhiqet dhe këmbët i lëviz shumë.
Bebushi bëhet shumë i interesuar nga zhurmat dhe fillon të ketë preferencë për këngë të ndryshme ose për zërin e mamit. Bebi fikson objektet ose personat për të cilat kanë interes dhe i ndjekin nëpër dhomë duke kthyer kokën.
Edhe lëvizjet e syve janë të koordinuara tani. Në rast se i kaloni përpara një objekti ai e ndjek lartë, poshtë, majtas, djathas. Ky test bëhet kur bebi është i shtrirë. Në këtë periudhë ai provon shumë me gojë, në rast se i jepet një objekt në dorë ai do ta çojë në gojë dhe do ta ekzaminojë në detaj.
Belbëzimet bëhen më ekspresive dhe të ndryshme në varësi të ndjesive që ai do të shprehi. Bebi loz me tingujt, buzëqesh kur i flitet dhe nxjerr tinguj të forta. Kthen kokën drejt zhurmave. Ai provon të marri gjërat që i nevojiten me të qara.
Personaliteti i tij: Tani e njeh shumë mirë mamin e vete. Në rast se i flitet dhe përkëdhelet ai tregon gëzimin e tij me më shumë se një buzëqeshje, nxjerr tinguj që ngjajnë me të qeshurën.

Në rast se shikon mamin e vetë duke i përgatitur qumështin ai tregon padurim sepse tashmë e njeh biberonin e vetë dhe e di shumë mirë se për çfare përgatitet mami. Mami mund ta qetësojë duke i folur dhe duke e përkëdhelur por sidomos duke e marrë në krahë. Ai nuk bën dallimin midis personave të familjes dhe personat e huaja. Në rast se guduliset qesh shumë.

Mbikqyrje dhe përkujdesje
Prezenca e babit nuk duhet neglizhuar. Ai është shumë i rëndësishëm dhe duhet të marri pjesë te sa më shumë nga aktivitetet e bebit. Ai mund ta shëtisi, të lozi me këtë, ta përkëdheli dhe ti flasi sa më shumë. Babi, patjetër se do kënaqet kur bebi do ti qeshi në momentin që e shikon ose do tregojë gëzimin e vetë me tinguj të ndryshëm.
Kujdes të veçantë duhet pasur me vendet ku lihet bebushi, sepse ai rrotullohet dhe rrezikon të bierë. Ai duhet të flejë vetëm në krevatin e vetë. Nuk ka asnjë lloj arsye që bebi të mos flejë tek krevati i tij. Dhe nuk është e vërtet fakti që bebave nuk i pëlqen të flejnëe në krevatin e tyre. Janë prindrit ata që i marrin në krevatin e madh për rehatinë e tyre por ky është një nder që i bën vetes dhe jo një gjë e mirë për bebat.
Pesha dhe gjatësia
Mirë është të ndjekësh këshillën e mjekut për sa i përket sa shpesh duhet ta vizitosh të voglin. Gjatë këtij muaji rritja fillon të ngadalësohet me një mesatare prej 140-175 gram në javë dhe 600-750 në muaj. Mos harro se pesha është shumë individuale tek çdo beb. Për sa i përket gjatësisë bebi rritet me rreh 2-3 cm gjatë këtij muaji.
Ushqyerja
Gjatë këtij muaji nuk ka ndryshime të mëdhaja përsa i përket sasinë e qumështit që ai duhet të marri, ajo ngelet tek rreth 150 ml/kg. Gjatë muajve të parë të jetës bebushit i mjafton të ushqehet me qumësht. Sistemi i tij tretës nuk është mjaft i zhvilluar për të toleruara ushqime të tjera. Ka shumë mama që fillojnë gjatë muajit të katërt ti japin bebave ndonjë lëng frutash ose fruta pure. Mjekët në Shqipëri thonë se në rast se bebi ushqehet mirë dhe zhvillohet normalisht nuk është e nevojshme ti fillohet ushqimi deri në muajin e gjashtë.

Përsa i përket ujit, gjatë muajit të katërt, në rast se nuk i është dhënë deri tani, duhet të fillosh ti japësh nga pak me lugë dhe jo me biberon. Uji që i jepet bebit duhet të zihet më përpara dhe të ftohet pastaj të pihet.

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni