Femija im me ndricon jeten



Bebushi 5-6 muaj

Rritje dhe përkujdesje
Gjatë muajit të 6 bebushi rritet me rreth 500 gram në muaj. Diferenca prej 100 gr më pak ose më shumë nuk kanë asnjë lloj problemi.
Në rast se bebushi rritet më shumë sesa mesatarja e peshës duhet diskutuar me mjekun për të përcaktuar mënyrën sesi do të fillohet ushqimi i tij në mënyrë që të evitohen sasitë e mëdhaja të drithërave të cilat mund ta shëndoshin akoma më shumë. Një bebe mbipeshë mund të ketë probleme shëndetësore kështu që mami duhet të sigurohet që ai të ushqehet në mënyrën e duhur. Këshillimi me mjekun është i nevojshëm edhe në rast se bebi merr më pak se 400 gram në muaj.


Dhëmbët
Në përgjithësi rreth 6-7 muaj del dhëmbi i parë. Por ka edhe beba kujt i del dhëmbi i parë shumë më vonë, rreth 1 vjeç. Rradha e daljes së dhëmbëve është pothuajse e njëjta tek të gjithë bebat. Dhëmbët e parë janë incisivet e mesit të harkut të poshtëm.
Vendi ku do të dali një dhëmb është i skuqur dhe pak i fryrë dhe mund të dallohet maja e bardhë e dhëmbit.
Shumë mami thonë se për dhëmbët e parë nuk kanë pasur ndonjë problem të veçantë dhe nuk ka pasur fryrje ose skuqje të fortë.
Disa nga bebat janë më të grindur, nuk flejnë natën ose nuk hajnë shumë mirë.
Mamatë kanë tendencën të thonë se prej dhëmbëve ka shumë probleme si viroza, temperaturë, hundë, diarre.
Pediatrët thonë se shkencërisht nuk dihet se me daljen e dhëmbëve fëmijët duhet të kenë probleme të tilla shëndetësore dhe ata nuk mbështesin këtë teori. Ka pasur shumë raste kur prindrit nuk i kanë cuar bebat të vizitohen kur ishin me temperaturë, diare ose probleme të tjera për arsye se mendonin se e kanë nga dhëmbët dhe në momentin që kanë ardhur tek spitali bebat ishin në gjendje shumë të rëndë.
Kështu që këshillohet fort në çdo rast që bebi ndihet keq, ka temperaturë ose gjendje të ngjashme, ai të vizitohet nga mjaku pediatër.

Si duhet të duket një ditë nga jeta e një bebe 6 muaj
Bebi kalon më shumë kohë zgjuar dhe i pëlqen të qëndroj me persona të tjerë dhe jo vetëm. Kënaqet nëse e le në një vend ku mund të shikoj aktivitetin e njerzve në shtëpi. Ai duhet të dali shëtitje mundësisht çdo ditë në varësi të stinës. Nëse është verë duhet të nxirret shpejt në mëngjes, mundësisht rreth orës 7 dhe mos qëndroj më vonë se ora 10, para se të fillojë vapa dhe mbasdite të nxirret mbas orës 6 kur është më freskët. Përsa i përket dimrit është mirë që të dilni rreth orës 10 në mëngjes deri nga ora 12 dhe mbasdite rreth orës 16:00 deri nga ora 18:00.
Gjumi i drekës duhet bërë në shtëpi, në qetësi, pas vaktit të darkës. Përsa i përket pjesës tjetër të ditës mund të lozni me të, ta përkëdhelni, të flisni sa më shumë me të. Vini muzikë në shtëpi dhe provoni të përfshini babin sa më shumë.
Një moment gëzimi tjetër është momenti i banjos në darkë. Mund ta zgjasni me 5-10 minuta më shumë dhe ta lini të kënaqet!
Gjumi
Ka akoma beba që zgjohen natën. Kjo mund të jetë një situatë kalimtare por në rast se bebi zgjohet shumë shpesh dhe për kohë të gjatë atëherë duhet diskutuar me mjekun.
Në rast se bebi zgjohet natën, “flet” ose lëviz nëpër krevat por nuk qan duhet ta lësh aty dhe mos e marrësh në krahë. Edhe nëse çohet dhe qan pak mos e ngrini direkt, lëreni dy minuta sepse mundet që të ndërroje mendjen dhe ta zërë gjumi përsëri. Në rast se qan dhe nuk pushon, merre, ndërroje mund ti japësh për të ngrënë në rast se është nga ato bebat që vazhdojnë të ushqehen natën ose jepi pak caj. Përkëdhele pak dhe vendose përsëri në krevat. Shumë beba kënaqen me një biberon fallco.

Po të japim disa këshilla për çregullime të thjeshta gjumi:

• daljet ditë për ditë shëtitje dhe dalja e darkës duhet të jenë pak më të gjata, mundësisht në park;

• do evitosh një mbasdite me shumë evente dhe gjëra të reja – lojra shumë aktive dhe të gjata me babin, gjyshërit…., vizita në shtëpi të reja, mysafirë në shtëpinë tënde që qëndrojnë më vonë dhe i prishin regjimin bebit, televizor me zë të lartë, shëtitje tek qendrat tregtare;

• vakti i darkës do të jetë më i plotë në mënyrë që ai të ngopet por kujdes mos e tejkalosh masën shumë sepse mund të kalohet në ekstremin tjetër dhe të dhëmbi barku gjithe natën;

• bebit i pëlqen rregulli, i pëlqen të di se çfarë do të bëjë, përpiqu ti përcaktosh një orar. Për shembull: në orën 8 banjo, në 9 vaktin e fundit, përgatitja për gjum dhe në 9:30 gjumi. Programi e bën bebushin më të qetë;

• Ki kujdes si e vesh natën. Veshja duhet të jetë shumë e rehatshme, pa kopsa nga ana e kurrizit, mos e shtrëngo, mos jetë hollë që të ketë ftohtë ose e trashë që të ketë vapë. Në të dyja situatat nëse bezdiset do të qajë natën;

• Temperatura e dhomës duhet të jetë e përshtatshme, as vapë as ftohtë;

• Nuk i flitet bebit kur zgjohet natën. Në rast se qan, përkëdhele pak ose jepi biberonin por mos nis një bisedë, ai do fillojë të lozi. Mundësisht provo mos e marrësh në krahë;
• dritat duhet të jenë të fikura në dhomën e bebit ose një abazhur me një dritë të lehtë duhet lënë nderzur, jo për bebin por për ty në mënyrë që kur i shkon tek dhoma mos ndezësh dritat. Me siguri do zgjohet!
Qumështi dhe ushqimi i bebit
Në radhë të parë një program ushqimor të saktë dhe të përshtatshëm për bebin tuaj mund të ta rekomandojë vetëm pediatri i cili është në kontakt me rastin e bebit tënd.
Në përgjithësi në këtë moshë dhe gjatë këtij muaji, këshillohet fillimi i pureve të frutave dhe të supave me perime dhe lëng mishi. Më e mira është që puret të bëhen në shtëpi nga fruta të freskëta dhe duhen konsumuar menjëherë. Frutat ideale për të filluar puret janë mollët dhe vazhdohet me fruta të tjera si banane ose pjeshkë në rast se është stina e tyre. Këto tolerohen shume mirë nga bebat. Këshillohet të fillohet me një apo dy lugë tek vakti i dytë ose i katërt në varësi sesi e toleron bebi sasia rritet. Mbas rreth 1 jave mund të fillohet me një supë të lehtë perimesh, i njëjti regull, një, dy lugë duke e rritur sasinë.
Supa i jepet tek vakti kryesor i drekës dhe plotësohen nevojat e bebit me qumësht. Deri në fund të muajit të 6 pjesa më e madhe e bebave e zëvendësojnë qumështin nga vakti i drekës me supën e perimeve. Në fillim supa duhet të jetë goxha e hollë pastaj, avash avash ajo mund të trashet. Tani bebi qëndron mirë ulur dhe mban kokën vetë. Nuk ka rrezik që ai të mbytet me puret më të trasha se qumëshi i vetë.
Në Shqipëri këshillohet veza tek bebat duke filluar me moshën 10 ose 11 muajsh.
Duke filluar me këtë moshë perimet e përshtatshme janë: patate, kunguj, lulelakër, ananas, spinaq, karrota. Nga fundi i muajit të 6 supa e perimeve mund të bëhet edhe me lëng mishi. Lëngu i mishit ka shumë hekur. Rreth kësaj moshe bebit i mbarojnë rezervat e hekurit që kishte në lindje kështu që është e nevojshme që ai ta marri nga ushqimet. Sa më i kuq të jetë mishi aq më shumë hekur ka.
Bebat janë shumë të ndjeshme me erërat dhe shijet e forta kështu që ka shumë mundësi që një supë perimesh me një erë shumë të fortë mos e pranojnë për këtë arsye nuk rekomandohet ti shtohet kopër ose majdanoz.
Asnjëherë mos hidhni kripë ose sheqer ushqimeve. Për sa i përket kripës, ajo është e dëmshme, veshkat e bebave nuk janë gati për të pranuar teprica e kripë ndërsa sheqeri mund ti caktoj probleme me dhëmbët, mund ta predispozoj ndaj obezitetit dhe mamatë përplasen me faktin se bebat nuk pranojnë perimet ose ushqimet e tjera jo të ëmbla.
Mjekët në Shqipëri këshillojnë shumë fillimin e ushyerjes me drithëra. Ato këshillojnë të hidhet një lugë drithëra në qumësht, duke shtuar sasinë ditë për ditë deri sa mohalebia të trashet. Një vakt i tillë sugjerohet sidomos për në darkë sepse bebi ngopet dhe do të flerë më i qetë por i jepet pa problem edhe si mëngjes.
Është e rëndësishme që deri në fund të muajit të 6 tek vakti i dytë (ora 10) ti jepet bebit një pure frutash dhe vakti i darkës të jetë krejt supe perimesh. Në rast se nuk i jepen drithëra mohalebi në darkë atëherë mund të përdoret qumësht artificial i plotësuar me miell orizi.
Nuk duhet të harrojmë se ende në këtë moshë qumështi është shumë i rëndësishëm për bebin.
Zhvilimi motorrik
Nëse është i shtrirë bebi mund të kthehet nga të dyja anët duke u kthyer barkas. Kap këmbët e veta dhe pjesë të tjera të trupit të vetë. Shtrinë duart përpara dhe ngre kokën.
Në këtë moshë është e mundur shtrirje e plotë e këmbëve. Të gjitha lëvizjet e bebit janë më të koordinuara.
Tani nuk preferon me të rri shtrirë, kthehet nga të dyja anët, nuk qëndron një sekondë urtë dhe lëviz këmbët pa pushim.
Kur është shtrirë barkas ngre kokën pa probleme. Trupi është i relaksuar dhe vithet janë të ngjitura me krevatin. Mbështetet me duart pa probleme. Ngre kokën lart dhe e kthen nga të gjitha anët për të analizuar çfarë ndodh vërdallë. Ai provon edhe të zvarritet, palos këmbët dhe pastaj i shtyn për të avancuar.
Në rast se e vendos ulur dhe mbahet nga mami e cila më pas heq duart ai mban peshën e vetë akoma me pak vështirësi.
Midis 5 dhe 6 muaj pjesa më e madhe e bebave arrijnë të qëndrojnë ulur për një kohë të shkurtër por kane akoma nevojë për kohë për të qëndruar mirë pa asnjë mbështetje. Ato me një zhvillim të mirë mund të qëndrojnë nga 1 në 5 minuta pa u lodhur. Mbasi arrijnë të qëndrojnë mirë ulur mami mund ta vendosi në një karrige bebash për maksimumi 30 minuta. Këtë pozicion e gëzon shumë sepse i jep mundësi të shikojë çfarë ndodh në shtëpi dhe mund të përdori të dyja duart për të lozur.
Shumë mami provojnë të vendosin bebin midis jastikëve për ta ndihmuar por kjo nuk do përshpejtojë momentin kur ai do fillojë që të qëndrojë vetë pa mbështetje. Kjo do të ndodhi vetëm kur muskujt e kurrizit janë mjaft të zhvilluara dhe ai mund ti kontrollojë vetë.
Kur fillon dhe qëndron ulur ai edhe mund të lodhet, kështu që këshillohet fort kujdesja e mamit në mënyrë që ai të mos vritet kur bie.
Në momentin që mami i jep duart për tu çuar ai e bën me shumë kënaqësi dhe janë shumë beba që çohen direkt në këmbë dhe nuk pranojnë lehtësisht ti shtrishë përsëri.
Kapja
Fillon të përdori të gjithë trupin për të kapur gjërat që ai do. Kur do një lodër e fikson me sy pastaj fillon hap duart sikur do ta kapi nga lartë, lëviz buzët sikur do ta provojë dhe përpiqet që ta arrijë. Në rast se është barkas ai do shtyhet përr tu zvarritur që ta kapi. Në rast se e arrinë ai do të gëzohet duke përplasur këmbët.
Zhvillimi sensorial
Dëgjimi

Bebi kthen kokën drejt zhurmave dhe mund të bëj dallimin midis zhurmave të ndryshme. Zhurmat e forta e bezdisin dhe mund të fillojë të qajë. Nga ana tjetër dëgjon me vëmendje zhurmat që i pëlqejnë. Personat që flasin me zë shumë të lartë e trembin.
Shikimi
Ndjek persona dhe objekte. Koordinimi sy-dorë është shumë i mirë në momentin që mban një objekt në dorë.
Zhvillimi social
Bebi “flet” edhe kur është vetëm. Përdor rrokje të ndryshme da, ee, dee, ghe ghe, th th. Të dy prindrit kanë për detyrë të gjejnë kohën për të “folur” me bebin duke përsëritur rrokjet dhe tingujt që ai përdor. Çdo javë që kalon do të vësh re se “fjalori” i bebit pasurohet. Duhet të fillosh ti thuash fjalë të thjeshta me 1 apo dy rrokje ma-ma, ba-ma, da-da. Të gjithë duhet ta thërrasin me emrin e vetë. Mund të fillosh ta pyesësh: “Ku është babi?” dhe t’ia tregosh pastaj me dorë “Aty është babi!” nuk lejohet të përdoren fjalët sikur i thotë një fëmijë e vogël. Fjalët duhet të jenë korrekte dhe të qartë për ndryshe ai mund të mësojë ti thotë gabim. Do të thuhet MIRË dhe jo MILË.
Së shpejti ai do të fillojë të bëj dallimin kush është personi i familjes dhe kush janë të huaj. Mund të vësh re se ai pushon dhe shikon me kujdes një njeri që nuk e njeh. Në rast se ai person fillon dhe flet me zë të lartë ose vjen direkt e merr në krahë ai do të fillojë të qajë. Prindrit nuk duhet të tremben për një reagim të tillë sepse kjo është shenjë e një zhvillimi normal. Gjthmonë kur është i pranishëm një i huaj ose mami ose ndonjë person tjetër i familjes duhet të qëndrojë me bebin. Nuk duhet të lejosh një person të huaj të marri bebin në krahë në rast se ai është i trembur.
Në këtë moshë bebat harrojne shpejt, kështu që për shembull në rast se ai nuk takon gjyshen e vetë për 3 javë ai e harron pavarësisht nëse kanë jetuar bashkë më përpara.
Bebat gëzohen kur shikojnë veten në pasqyrë. Bëjnë dallimin kur zëri i të tjerëve është i qetë, i ëmbël ose i rreptë.

Fillon edhe një etapë e re për sa i përket lojrave. I pëlqen ti tregosh një lodër, t’ia japësh pastaj t’ia marrësh përsëri. Kështu që nga kjo moshë mund të fillosh të përdorësh lodra për lojrat me bebin.

 

Foto Aleks Doko 

 

 

 

Na kontaktoni