Femija im me ndricon jeten



Bebushi 6-7 muaj

Gjumi
Pjesa më e madhe e bebave në këtë moshë flenë gjithë natën. Ka edhe beba që çohen akoma për të pirë. Bebi nuk duhet marr në krevat me prindrit. Në rast se ai ushqehet me gji do të fillojë të kërkojë gjirin gjatë gjithë natës dhe do të pijë gjithë natën. Është shumë e vështirë të shkëputet bebi kur krijohet një situatë e tillë.


Ka akoma beba që flejnë 2 ose 3 herë në ditë në këtë moshë. Gjatësia e orëve të gjumit gjatë ditës varet shumë nga gjendja e bebit, nga programi që ai ka dhe sa shumë lozet me të.
Duke filluar në këtë muaj shumë beba lëvizin shumë gjatë natës kështu që ka mundësi që ai të zbulohet. Sigurohu që është veshur në mënyrën e duhur. Temperatura e dhomës duhet të jetë kostante, as shumë vapë as ftohtë. Gjatë dimrit shumë mami kanë gjetur një zgjidhje të tillë: në mënyrë që bebi të mos zbulohet natën ato e veshin lehtë dhe e fusin në një “thes gjumi” i cili kapet në zonën e shpatullave dhe është katror tek zona e këmbëve. Kështu nuk ka rrezik që bebi të zbulohet dhe lëviz lirshëm këmbët.
I shtrirë
Në rast se mami shtrin një beb aktiv, të ngopur dhe i shëndetshëm mbi krevat ai kthehet direkt nga një anë ose nga ana tjetër. Pjesa më e madhe e baballarëve arrijnë të kthehen shumë lehtë edhe barkas. Në rast se është kapur prej duarve ai çohet pothuajse vetë.
Kur është barkas, ngre kokën dhe kalon peshën e vetë nga një krahë tek krahu tjetër. Fillon dhe rrotullohet dhe ndonjëherë kur provon të tërhiqen ecën mbrapa. Pozicioni është simetrik.
Në rast se e ul ai fillon të mbaj veten më mirë. Mund të mbështetet me krahët përpara. Pavarësisht se ai ka goxha stabilitet tani akoma është e nevojshme që ju ti siguroni një mbështetje në mënyrë që kur lodhet të mbështesi kurrizin. Mund të vendoset midis 1 dhe 2 orëve në një karrige dhe ti jepen lodra përpara.
Në rast se mami e mban nga sqetullat dhe e ngre në këmbë ai provon të hedhi hapat me majën e këmbës. Në rast se e lëshon ai mund të mbajë peshën e vetë vetëm për pak kohë. Nuk duhet lëshuar dhe as nuk duhen bërë prova që ai të qëndrojë vetë sepse rrezikon të vritet duke rënë. Këto mund të bëhen vetëm pas momentit që ai cohet vetë anash krevatit të vetë.
Në këtë periudhë bebi përdorë rrokje të para si ma ma, ba ba ose da da.
Kontakti social
Gëzohet kur shikon persona të familjes si për shembull: gëzohet kur vjen babi nga puna. Dëgjon dhe reagon ndaj zërave, në rast se i pëlqen gëzohet dhe në rast se e bezdis qan.
Në këtë moshë bebat mund të bëhen të turpshëm ose të shoqërueshëm. Buzëqesh me personat që njeh ndërsa për sa i përket të huajve ai është i rezervuar. Do të shikosh edhe që ai do fillojë të qajë kur shikon mjekun e vetë.
Bebi nuk duhet detyruar që të rrijë në krahë të ndonjë personi të huaj në rast se ai ka frikë.
Si përfudim: muaji i 7 është muaji që vazhdon procesi i stabilizimit dhe shoqërimit.
Pesha dhe gjateësia
Bebi rritet me rreth 500 gram në muaj, që do të thotë me rreth 100-125 gram në javë.
Kjo është gjysma e peshës së marrë gjatë muajit të dytë për shembull por është shumë normale dhe e nevojshme sepse në rast se një beb do të vazhdonte të rriteshe me 800 gram-1kg në muaj atëherë kur do ishte 10 vjeç do të peshonte 125 kg.
Ushqyerja
Pavarësisht faktit se bebi ka filluar të hajë ushqime të ndryshme ai duhet të vazhdojë të pijë edhe qumësht.
Këtë muaj tek supa e perimeve mund ti shtoni mishin. Mishi duhet zjerr mirë dhe futur në grirëse bashkë me perimet në mënyrë që të bëhet pure. Bebi akoma nuk është në gjendje të përtypi ushqimin e vetë. Përveç mishi duhet ti jepet edhe mëlçi. Edhe mish edhe mëlçia janë shumë të rëndësishme që bebi të marri hekurin që i nevojitet.
Nuk i jepet bebit mish i rëndë si derri, patë, rosë sepse janë të vështirë për tu tretur. Në rast se bebi refuzon mishin atëherë duhet të provosh për disa ditë dhe mos u shqetëso.Gjej një kombinim me perime që atij ti pëlqejë dhe përdorë sasi të vogla mishi në fillim deri sa bebi të mësohet me shijen.
Përveç faktit se duhet të ketë një shije të mirë duhet që të kesh kujdes që të jetë rregulluar bukur në pjatë ose të vendoset në një tas të bukur që ti tërhiqet vëmendja. Mund ti jepet bebit edhe një lugë e vogël në dorë. Nuk do ta përdori por do ti duket sikur është i përfshirë në aktivitet dhe do të kënaqet. Është mirë që ta lejosh të fusi dorën në tas sepse do të vesh re se e çon vetë tek goja. Është një ushtrim shumë i mirë në mënyrë që më vonë të fillojë përdorimin e lugës. Në fillim do të bëhet shumë pis, rrobat, flokët por si çdo fillim është e vështirë, një beb që nuk i lejohet të përdori duart nuk do të ketë kuriozitet të provojë të ushqehet vetë.
Në fund të muajit të 7 bebi do të ketë në përgjithësi këtë menu:
- në mëngjes një biberon me qumësht që mund të plotësohet me pak drithëra dhe të pihet me biberon;
- një pure frutash stine;
- pure perimesh, supë me lëng mishi;
- qumësht me biskota, fruta me gjizë;
- në darkë qumësht me drithëra.
Menuja i duhet përshtatur nevojave të çdo bebi.

 

Foto Alvin Alimema

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni