Femija im me ndricon jeten



Bebushi 8-9 muaj

Gjumi
Gjumi i bebit përmirësohet duke fjetur shumë orë bashkë dhe duke organizuar gjumin e vetë me të njëjtat orare për ditë.
Ne këtë moshë bebi lëviz shumë në krevat prandaj mami duhet të ketë kujdes që ai të mos ngatërrohet me çarçafët ose me batanijet gjatë natës. Për këtë arsye bebi do të ketë vetëm një çarçaf poshtë vetes i cili do fiksohet mirë me dyshekun dhe vetëm një çarçaf ose një batanije sipër.


Kur çohet në mëngjes mami duhet të shkojë ti flasi, ta marri në krahë, ti qeshi dhe ta përkëdheli dhe ti tregojë se gëzohet ta takojë. Kështu zgjimet në mëngjes do të jenë të gëzuara dhe do bëhen me qejf nga i vogli. Kjo mënyrë është shumë e mirë për të evituar vështirësi të mundshme të vënies në gjumë në darkë, duke parë mamin e vetë dhe duke njohur këtë ritual të bukur të mëngjesit bebi nuk do të ketë frikë se nuk shikon mamin në mëngjes.

Ushqyerja
Qumështi vazhdon të jetë ushqimi bazë në menynë ditore. Ai duhet dhënë dhe në mëngjes edhe në darkë me ose pa drithëra.
Vakti i orës 10 tashmë është zëvendësuar krejt me ushqime me pak kalori si fruta të thjeshta.
Për sa i përket darkës vazhdohet me supë ose me pure perimesh dhe mish. Është absolutisht e nevojshme që në darkë ti shtohen ushqime me proteina si: mishi i viçit (mishi i kuq ka më shumë hekur), mëlçi (pule), peshk (duhet dhënë dy herë në javë), sasi të vogla truri. Nga fundi i këtij muaji mund ti jepni edhe thjerrza të cilat janë shumë të ushqyeshme. Në mënyrë orientuese pak a shumë i jepet: dy herë në javë perime, dy herë në javë mish, dy herë në javë peshk dhe një herë në javë thjerrza. Në fund të darkës duhet ti jepni për të pirë ujë.
Për vaktin e zemrës mund ti jepen fruta të stinës, mollë, banane me biskota ose pa biskota, me kos ose me gjizë. Në darke mund të fillosh ti trashësh qumështin me miell orizi duke i hedhur një lugë më tepër miell orizi.
Bebi duhet ushqyer në guzhinë, në karrigen e bebit ose në rast se nuk ke duhet ta mbash në preh me fytyrën nga tavolina. Ai duhet të ulet në tavolinë bashkë me pjesën tjetër të familjes. Mund ti japësh në dorë lugën dhe ta lejosh të provojë të ushqehet vetë. Mund ti japësh në dorë një kore buke ose ndonjë usqhim tjetër që atij i pëlqen. Gjithmonë kur i jep në dorë ndonjë ushqim duhet ta mbikqyrësh me shumë kujdes. Ai nuk di ende te përtypi mirë dhe ekziston rreziku i mbytjes.
Zhvillimi fizik
Rritja në peshë ngadalsohet. Midis 8 dhe 12 muajsh rritja në peshë javore është 60-85gr, me një mesatare mujore 250-300gr. Tani mjafton ta çoni tek konsultorja një herë në muaj. Gjatë kontrollit të konsultores ai do peshohet, do matet dhe do ti bëjnë ekzaminimet rutinë.
Mos u shqetëso nëse bebi juaj nuk ka marrë peshë aq sa thonë librat, kjo nuk është arsye shqetësimi sepse pesha e bebit duhet vlerësuar në kontakt me gjendjen e tij të përgjithshme: gjatësinë, sëmundjet, zhvilimi psikomotorr, sjellja.
Bebat me një peshë të madhe
Ka beba që kanë tendencën të marrin shumë peshë. Nuk flitet për obezitet në rast se bebi është topolak por ka një gjatësi të mirë, një tonifikim të muskujve të mirë dhe një trup harmonioz. Pjesa më e madhe e bebave duken kështu gjatë vitit të parë të jetës së tyre pastaj zgjaten dhe dobësohen kur fillojnë dhe lëvizin më shumë.
Si një i rritur, një beb nuk duhet të jetë tepër i shëndosh. Shëndeti nuk sjell asgjë të mirë madje bebat shumë të shëndosh sëmuren më shpejt dhe kanë një imunitet më të ulët. Pjesa më e madhe e bebave marrin peshë prej faktit se prindrit i japin më shumë ushqim sesa i nevojitet organizmit.
Vetëm një mjek mund të arrij në konkluzionin se një beb është tepër i shëndosh duke marrë në konsideratë të gjithë faktorët e shëndeti të tij. Në këto raste ai do ti japi mamit disa udhëzime për mënyrën e ushqyerjes. Rritja në gjatësi për periudhën 6-12 muajsh është nga 6 deri në 10 cm.
Zhvillimi i përgjithshëm
Edhe gjatë këtij muaji mund të vesh re disa ndryshime tek bebi. Ai bëhet më aktiv, zvarritet nga të gjitha anët, provon të kapet anash krevatit për tu çuar dhe kontrollon çdo gjë rreth e rrotull vetes. Tani kur i jep për të ngrënë do të vesh re se ai bën lëvizje të gojës sikur përtyp. Mund të vesh re se ai është i shqetësuar pa asnjë arsye të dukshme. Kjo mund të ndodhi prej faktit se ai do të bëj ndonjë gjë që nuk është në gjendje akoma për të bërë. Për shembull ai do të qëndrojë në këmbë dhe të përdori duart për ndonjë gjë tjetër. Në rast se ia del për disa ditë do të qetësohet. Nëse hapet dera e shtëpisë ai tregon se do të dali jashtë. Njeh të gjitha ritualet e zakonshme si për shembull përgatitja për të dal shëtitje ose përgatitja për banjo.
Gjatë këtij muaji bebi mund të eci 4 pata, rri ulur pa problem, nga i shtrirë çohet ulur dhe shtrihet përsëri. Në rast se arrinë të çohet në këmbë anash krevatit ai nuk qëndron dot pa u mbajtur me duart. Nëse i lëshon duart atëherë do bierë. Janë beba të cilët pasi qëndrojnë për një kohë të caktuar në këmbë fillojnë të qajnë. Ata kanë mësuar të çohen por nuk dinë të ulen përsëri. Nëse mami e ndihmon të ulet janë të kënaqur dhe fillojnë lojën përsëri.

Kapja
Gjatë këtij muaji bebi përmirëson mënyrën e kapjes. Ai kap tani sikur i ka gishtat si një piskatore midis gishtit të madh dhe ai tregues. Kjo domethënë se e gjithë familja do bëhet e rregullt duke hequr të gjtha objektet e vogla si kopsa, karamele, bizhuteri, të cilat mund të merren nga bebi dhe të futen në gojë duke ekzistuar rreziku për tu mbytur.
E folura
Siç ka ndodhur gjatë muajit të fundit ai thotë mama ose baba dhe imiton tingujt e ndryshme që dëgjon. E folura në këtë moshë është pa adresë ende.
Kontakti dhe sjellja shoqërore
Bebi buzëqesh shoqërueshëm. Kupton pyetje të thjeshta si: “Ku është mami?” dhe shikon në atë drejtim ku është mami. Të huajt janë akoma të analizuar me kujdes. Çdo ndërhyrje në të kundërt të dëshirave të tij provokon protestë. Nuk i pëlqen të preket nga të huajt dhe shpreh dëshirë të tij në mënyrë të qartë dhe kategorike.

 

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni