Femija im me ndricon jeten



Dhëmbët

Dhëmbët e fëmijës nisin të formohen gjatë fazës së fetusit. Dieta e nënës siguron përbërësit e domosdoshëm për zhvilimin e dhëmbëve. Kalciumi dhe fosfori janë gurët e themelit të dhëmbëve dhe gjenden me bollëk në produktet e qumështit.

Vitaminat C dhe D janë gjithashtu të rëndësishme, ashtu si dhe sasi të vogla të fluorit. Ilaçet, veçanërisht tetraciklina, duhen shmangur gjatë shtatzanisë, sepse ato mund të njollosin ose të dobësojnë dhëmbët.

Dalja e dhëmbëve

Kur janë duke dalë dhëmbët, fëmijët insitiktivisht kërkojnë sende të forta për të fërkuar mishrat e dhëmbëve. Shumica e fëmijëve nisin veprimet e daljes së dhëmbëve disa muaj para daljes së dhëmbit të parë. Dhëmbi i parë zakonisht shfaqet në nofullen e poshtme dhe është një nga dhëmbët e përparme , prerës. Dhëmbët prerës shumicës së fëmijëve u dalin kur janë rreth tetë muajsh, por dalja e dhëmbëve mund të nisë që kur fëmija është 4 muajsh ose shumë vonë, 15 muajsh. Zakonisht të parët dalin dy dhëmbët e poshtëm prerës qëndror, të ndjekur nga katër dhëmbët e sipërm prerës. Shumë fëmijë do t’i kenë këta gjashtë dhëmbë menjëherë pas ditëlindjes së tyre të parë. Dhëmbët e tjerë, që dalin pas 18 ose 24 muajsh, janë 4 dhëmballët dhe dy dhëmbët prerës të poshtëm. Para ditëlindjes së dytë, dhëmbi i qenit zakonisht shfaqet midis dhëmbëve prerës dhe dhëmballëve. Kur fëmija të jetë dy vjeç, dalin pjesa e ngelur e grupit të parë të dhëmbëve, katër dhëmballët e fundit.

Shumë prindër nuk e dinë nëse duhet t’u bëjnë masazh mishrave të dhëmbëve të fëmijëve para daljes së dhëmbëve. Por bakteret që shkaktojnë rënien e dhëmbëve do të ngjiten pas mishrave të dhëmbëve më rrallë, nëse atyre u behet masazh me kujdes.

Dalja e dhëmbëve jo gjithmonë shkakton ngritje të temperaturës. Fëmijët përjetojnë shumë infeksione të lehta virale brenda tre viteve të parë të jetës dhe disa prej këtyre infeksioneve do të ndodhin njëkohësisht me daljen e dhëmbëve. Dalja e dhëmbëve shkakton dhimbje, por ajo nuk është shkaku i temperaturës së lartë, irritueshmerisë esktreme ose një ndryshimi të theksuar në aktivitetin e përditshëm të fëmijeë tuaj.

Fërkimi I dhëmbëve është i rëndësishëm dhe i nevojshëm dhe mund të bëhet pothuajse në çdo objekt të fortë plastik. Biberonë të caktuar, te tillë si biberoni “SNUK”, mund të përdoren për foshnjat që u dalin dhëmbët dhe mund të kenë avantazhin e përdorimit të gjuhës në zhvillimin e duhur të mishrave të dhëmbëve. Fëmijët nuk duhen lejuar të fërkojnë mishrat e dhëmbëve pas një shisheje me qumësht. Qumështi është për ushqyerjen e fëmijëve të vegjël dhe jo për fërkimin e mishrave. Probleme më të mëdha mund të shkaktohen duke e vënë foshnjen në gjumë me një shishe qumështi në gojë. Kontakti i vazhdueshëm i qumështit me dhëmbët është një terren ideal për prishjen e dhëmbëve. Gjithashtu fëmijët që vihen në shtrat me një shishe në gojë kullojnë qumështin në tubin e eustakut dhe si pasojë mund të jenë më të rrezikuar nga infeksionet e veshit.

Prishja e dhëmbëve

Gjenetika është një faktor i rëndësishëm në zhvillimin e kaviteteve. Njerëzit që nuk kanë pasur kurre kavitete, duhet t’ua dinë për nder edhe prindërve të tyre. Meqenëse kaviteti vjen nga ushqimi, atëherë është e rëndësishme të dimë cilat ushqime i shkaktojnë , siç është sheqeri dhe niseshteja. Bakteret normale të gojës kanë nevojë për sheqer dhe niseshte për të mbijetuar. Një sasi e tepërt e këtyre baktereve mund të çojë në prishje të shpejtë, ndërsa ato prodhojnë një acid që është i aftë të ushqehet përmes smaltit të fortë që mbulon dhëmbët tanë. Pasi bakteret të jenë ushqyer përmes smaltit, ato strehohen brenda pjesës së butë të dhëmbit dhe mund të jetojnë mjaft mirë në mungesë të ajrit, në pritje të sheqernave të stërholluara.

Pastrimi i dhëmbëve për të hequr copat e mbetura të ushqimit është e rëndësishme. Këtu përfshihet larja e dhëmbëve, pastrimi me fije dentare dhe currilat e ujit. Së fundi, një diete me përmbajtje të lartë fibrash na siguron një furçë dhëmbësh natyralë. Për këtë sugjerohet ngrenia e sallates në fund, sepse shërben si furçë natyrale dhe pastron sheqernat.

Pastrimi me fije dentare nuk rekomandohet për dhëmbët e sapodalë, pasi mund të ketë pasoja. Currilat e ujit preferohen më tepër nga fëmijët, por disa mund të frikësohen nga zhurma. U jepni mundësi të mësohen.

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni