Femija im me ndricon jeten



Imitimi në moshën 0-6 muajsh

Qëllimi: Që foshnja të mësojë të luajë lojra imituese

 

Foshnja të ndryshme imitojnë në mënyra të ndryshme, kështu që do t’ju duhet të shikoni për atë lloj imitimi  që i pëlqen foshnjës, nëse është me bazë pamore, dëgjimore apo vepruese. Jo të gjitha foshnjat imitojnë në këtë moshë pavarësisht se sa inteligjente janë. Mos u shqetësoni nëse fëmija nuk është i interesuar, përpiquni përsëri pas disa javësh. Imitimi është baza për shumë aftësi që foshnja do të mësojë në të ardhmen. Që të mësosh foshnjën të imitojë ndiq hapat e mëposhtëm:

Së pari, imito veprimin më të thjeshtë të fëmijës (p.sh., lëvizjen e krahut, shprehjen e fytyrës, apo lëvizjet e kokës)

Kur foshnja reagon me një përgjigje të shpejtë ndaj imitimit tënd, imito këtë veprim. Kur foshnja jep një përgjigje motore ndaj imitimit tënd, imito këtë veprim edhe pse mund të jetë ndryshe nga veprimi I parë.

Bëj një veprim tjetër të njohur dhe shiko nëse foshnja do ta përsërisë.

Luani një lojë duke përdorur një lugë që të mund të godasë lodrën.

Referencë:                                                                                

Fillime të bukura ( Këshilla për prindërit), Botim i Bethany Shërbime Sociale

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni