Femija im me ndricon jeten



Si rritet dhe zhvillohet bebushi gjatë vitit të parë të jetës?

Si rritet dhe zhvillohet bebushi gjatë vitit të parë të jetës?


12 muajt e parë mund të jetë periudha më dinamike e jetës së njeriut. Ndryshimet rrënjësore gjenden në të gjitha fushat e zhvillimit.
• zhvillimi fizik: pjesa më e madhe e të porsalindurëve dyfishojnë peshën e tyre gjatë 6 muajve të parë duke marrë nga 14.2 gram deri 28.4 gram në ditë. Midis 9-12 muaj pesha e tyre trefishohet nga ajo që kishin në lindje. Deri në 12 muaj pjesa më e madhe e bebave janë zgjatur me rreth 25.4 cm nga gjatësia që kishin në lindje;
• zhvillimi psiqik, zhvillimi i procesit me ndihmën e të cilit të porsalindurit zhvillojnë aftësitë e tyre për të mësuar;
Bebat fillojnë të njohin dhe të reagojnë ndaj personave te afërt dhe fillojnë të kuptojnë se janë rrethuar nga persona dhe objekte.
• zhvillimi emocional dhe social – gjatë muajit të parë bebat shprehin emocionet e tyre me të qara, shprehje në fytyrë dhe qëndrimin e tyre. Rreth moshës 4 muaj, bebat mësojnë të buzëqeshin dhe të belbëzojnë dhe mund edhe të përqafojnë personat që i marrin në krahë. Kur janë rreth 5 muajsh ata tregojnë qartë preferencat e tyre për personat që duan dhe gjatë muajve në vazhdim tregojnë shenja protestash në momentin që ndahen nga prindrit ose familjarët.

Read more:
 
Natën e mirë dhe gjumë të ëmbël

Natën e mirë dhe gjumë të ëmbël

Natën e mirë
• Vakti i darkës duhet dhënë në një ambient të qetë, pa të bërtitura, kërcënime ose gjendje të tensionuar.
• Mirë është që orari i gjumit të jetë i njëjtë çdo natë.
• Në rast se i vogli qan natën, nuk duhet të vrapojmë menjëherë ta marrim por as ta lëmë të qajë pa fund. Mjaftojnë disa minuta për të parë në rast se ndërron mendjen apo jo. Kur shkon në dhomë jepi pak ujë, përkëdhele pak, ktheje nga krahu tjetër në mënyrë që të shikosh nëse ai qetësohet dhe fle përsëri. Mos e lërë të qajë shumë sepse rrezikon të çohet fare dhe mos e zërë gjumi për një kohë të gjatë.
• Në rast se fëmija çohet duke uluritur ti duhet të jesh shumë e qetë. Kjo është esenciale. Mos harro se vetëm një person i qetë mund të qetësojë një fëmijë. Në rast se nevrikosesh, i ulëret dhe e lë aty duke qarë mund vetëm të përkeqësosh situatën në vend ta rregullosh.
• Në rast se e zë gjumi në një vend tjetër që nuk është krevati i vetë këshillohet të mos e spostosh gjatë 20 minutave të para të gjumit.
• Mos i jep shurup ose ilaçe për ta qetësuar dhe për ta vënë në gjumë, ato do rregullojnë problemin vetëm në moment.
• Nuk mjafton të kesh kujdes vetëm kur e vë në gjumë por edhe kur e zgjon. Fëmija nuk duhet të perceptojë zgjimin si një torturë. Prandaj kur e zgjon në mëngjes për ta çuar në kopsht ose në çerdhe duhet ta bësh në mënyrë që të keni kohë për rutinën e mëngjesit. Kështu ai do të jetë me në qejf. Zgjoje duke e puthur, duke e përkëdhelur, qëndroni pak kohë bashkë ashtu do ndihet më mirë sesa nëse fle edhe 30 minuta dhe nga krevati e çon direkt në makinë.
• Është e pavlerë të kërcënosh fëmijën: “Nëse nuk fle nuk do të blej…” etj. Gjumi është një nevojë dhe nuk duhet të perceptohet nga fëmija si një dënim ose torturë.
• Mos harro se për fëmijën periudha e rutinës së gjumit është më e vështirë sesa tek një i rritur. Nevoja e tij për të qëndruar me njeri, për të dëgjuar një përrallë ose për të patur një arrush me vete nuk është një “tekë” dhe nuk duhen eliminuar. Këto do të zhduken me kalimin e kohës.
• Spostimet nga një dhomë tek dhoma tjetër, ndërrimet e rutinës së darkës, ndryshime të mëdhaja çojnë në çregullime gjumi. Kështu që evitoji sa më shumë është e mundur.
• Kur fëmija mund të flasi, mos hezito ta pyesësh, kërkoji mendimin si i pëlqen atij, cfarë do të deshte para gjumit ose gjatë natës.
• Përpara ndryshimeve të mëdhaja, ikjen me pushime, ndërrim shtëpie, mungesa e prindërve gjatë natës duhet ti shpjegosh fëmijës se çfarë ndodh. Kështu ai do të jetë më i qetë dhe do ti pranojë më lehtë.

 

Gjumë të ëmbël
Përpara gjumit, shumë prindër:
• I tregojnë fëmijës çfarë kanë bërë ata gjatë ditës ose çfarë do të ndodhi të nesërmen;
• Dëgjojnë muzikë që i pëlqen fëmijës;
• I thonë një përrallë
• E fërkojnë ose e përkëdhelin në mënyrë që ai të qetësohet.

Është mirë që në momentin kur erdhi orari i gjumit ta lajmëroni fëmijën se duhet të flejë gjumë. Leje të mbarojë atë që bën, të zgjedhi një lodër ose një libër dhe shkoni bashkë në dhomë. Fëmija e vogël lodhet më shumë sepse ka mësuar të eci, të hipi mbi divanë dhe është shumë më aktiv.

Lodhja, tensioni, shqetësimet të bashkuara me pakënaqësinë e çojnë fëmijën në pikën që nuk ndjen më se është i lodhur dhe nuk di kur të ndalojë për tu qetësuar. Prindrit duhet të mësojnë të njohin këto shenja përpara se të arrijnë në kulm. Një fëmijë shumë i lodhur, i cili fle me vështirësi gjatë natës ka nevojë për më shumë qetësi jo detyrimisht më shumë gjumë. Kjo domethënë se ti si prind që ke një fëmijë hiperaktiv, i cili nuk qëndron një sekondë duhet të provosh të gjesh mënyra për ta qetësuar si për shembull: uluni për ca kohë dhe vizatoni bashkë ose lexojini një përrallë, shikoni albumet me foto bashkë. Kështu ai do qëndrojë për pak kohë dhe detyrimisht do çlodhet.

Në rast se orari i gjumit kalohet atëherë fëmija bëhet akoma më i lodhur dhe më i grindur. Një orar gjumi i çregullt influencon edhe orarin e vakteve. Në rast se fëmija ka fjetur shumë vonë atëherë do të zgjohet më vonë, do të jetë më i grindur dhe nuk do të hajë mëngjesin në mënyrën e duhur. Duke u nisur me mëngjesin ai do të çrregullojë gjithë orarin e ditës.

 

Ëndrrat

Patjeter që fëmijët shikojnë ëndrra dhe ëndrrat që i trembin janë goxha të shpeshta. Kukullat e televizorit, lojërat në komputer, skenat me dhunë, zënka të ndryshme tek parku ose në çerdhe janë shpeshhere ato që shkaktojnë këto ëndrra të këqija. Është e vështirë t'i shmangësh të gjitha. Kështu që mbetet të shkojne tek ai çdo herë që qan, ta qetësojmë, t'i flasim me zë të ulët pa e trembur më shumë akoma. Është mirë të shmangesh ndezjen e dritës, zhurmat, shëtitjet nëpër shtëpi gjatë natës. Kështu fëmija do të kuptojë se është koha për gjumë dhe do ta zërë gjumi pavarësisht nëse ka parë një ëndërr të keqe.

Nuk ka ndonjë mënyrë perfekte sepse çdo fëmijë është e ndryshme. Disa kanë lodrat e preferuara pa të cilat nuk i zë gjumi, ca të tjerë kanë rutinë të vecantë gjumi. Mos injoro frikën ose nervat dhe mos e dëno fëmijën për to. Rri me të deri sa ta zërë gjumi përsëri.

Aktivitetet para gjumit duhet të jenë të qeta, pa sforco fizike, lojra të zhurmshme ose që e lodhin shumë. Nëse mendo se do ta lodhësh dhe do të flerë më mirë do të kesh surprizën se do të jetë tepër i lodhur për të pasur një gjumë të qetë. Midis vaktit të darkës dhe momentit që do flerë gjumë fëmija mund të qëndrojë zgjuar deri në një orë.

Diskuto me fëmijën në darkë, përgjigju pyetjeve pavarësisht nëse janë të pafundme, flisni me të për ëndrrat, shpjegoji çfarë janë ëndrrat, pse dalin dhe pse të gjithë njerzit ëndërrojnë. Thuaj se janë vetëm ëndrra dhe nuk dalin në realitet.

 

 

Foto Enia Zguro

Read more:
 
Kur të filloj diversifikimi i ushqimit te bebi im?

Kur të filloj diversifikimi i ushqimit te bebi im?


Në përgjithësi rreth moshës 5 ose 6 muaj bebi është i përgatitur për të filluar ushqimin. Në rast se bebi ushqehet me gji atëherë mund ta fillosh rreth moshës 6 muaj, ndërsa nëse ushqehet me qumësht artificial mund të fillosh rreth 5 muaj. Gjithmonë duhet të kesh parasysh të bësh një bisedë me mjekun pediatër sepse në varësi të zhvillimit të bebit ai mund të të japi një këshill për momentin kur të fillosh ushqimin dhe me çfarë ta fillosh. Mami-ime po të jep disa udhëzime të përgjithshme:

Read more:
 
Prev123Next

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni