Femija im me ndricon jeten



Bebushi 4-5 muaj

Përkujdesia dhe zhvillimi i bebit
Në rast se fillohen lëngjet e frutave ose puret e frutave normalisht jashtëqitjet dhe urinimet do të ndryshojnë konsistencën, numrin dhe ngjyrën. Prej këtij fakti mund të skuqet bebi.
Përkujdesia për skuqjen duhet të jetë shumë e madhe, duhen përdorur kremra me vitamina A dhe E dhe çdo herë që ndërrohen pelenat duhet larë bebi.
Në rast se fillon puret e frutave mos u tremb nëse ai nxjerr edhe copa të vogla frutash të patretura, është normale sidomos duke patur parasysh faktin se aparati tretës nuk është komplet i zhvilluar.

Read more:
 
Bebushi 3-4 muaj

Zhvillimi psikomotorr
Zhvillimi psikomotorr vazhdon të përparojë duke filluar nga koka drejt këmbëve. Bebi mbahet vetë kur e mban në krahë. Nga fundi i muajit të 4, në rast se është i mbështetur për të qëndruar ulur ai mund të rrijë për shumë pak kohë por gjithmone duket se shtylla kurrizore nuk mbahet drejt ende.

Read more:
 
Bebushi 1-2 muaj

Bebushi 2 muaj


Zhvillimi psiko - motorr i bebushit gjatë muajit të dytë tregohet me faktin se ai fillon të kontrollojë më mirë lëvizjet e tij, koordinohet më mirë. Gjithmonë përparësitë bëhen duke filluar me muskujt e kokës drejt atyre të ekstremiteteve. Në rast se është i shtrirë ai akoma ka tendencën të rri si i mbledhur me këmbët dhe duart e mbledhura.
Zhvillimi psikomotorr te bebushi 2 muaj
Me çdo javë që kalon bebushi fillon të shtrijë këmbët dhe duart akoma më shumë. Lëviz një këmbë një herë, një këmbë herë tjetër, shumë rrallë i lëviz të dyja njëkohësisht. Në fillim të muajit të dytë kur është në pozicion i shtrirë ai qëndron në një pozicion asimetrik, mund të mbaj krahun dhe këmbën në një anë të mbledhura dhe nga ana tjetër të shtrira.
Nga fundi i muajit të dytë dhe fillimi i muajit të tretë bebushi rri në një pozicion simetrik kur shtrihet dhe mund të lëvizi këmbët njëkohësisht. Në momentin që rri barkas ai shtrin gjoksin dhe ngre kokën por jo shumë lartë.
Deri nga fillimi i muajit të dytë bebushi qëndron pothuajse gjithë kohën me duart grusht, në rast se fusni një gisht në dorën e tij ai do ta shtrëngojë më fort. Gjatë këtij muaji shumë avash do filloj ti hapi.
Në rast se mbahet nga sqetullat bebushi do të mbaj kokën e vetë dhe do bëj hapa të gjëra automatike duke përdorur majën e këmbës.
Fytyra e tij fillon të bëhet me ekspresive dhe reagon në varësi të mënyrës sesi i flitet. Ai fillon të kontrollojë muskujt e fytyrës, muskujt e syve duke ndjekur gjërat që i kalohen përpara dhe avash avash qafës.
Prej kontrollit të reduktuar të muskujve të fytyrës gjatë muajit të parë ai mund të ndjeki një objekt që i kalove perara vetëm kur është në një distancë rreth 20-30 cm ndërsa nga fundi i muajit të dytë ai mund ta ndjeki edhe në distancë më të mëdhaja. Ky fakt është shumë i rëndësishëm duke e lejuar bebushin të pasurojë eksperiencën e tij dhe duke e ndihmuar ta njohi dhe ta ndjeki mamin e vetë. Bebushi ndjek me shumë interes një fytyrë njeriu sesa një objekt me ngjyra.
Gjumi i bebushit 2 muaj
Gjatë muajit të dytë, periudha e gjumit dhe periudha që ai rri zgjuar ndryshojnë. Bebushi fle rreth 17-18 orë në ditë dhe fle më thellë. Gjatë natës ai mund të filloj të flerë më shumë ose bashkë si për shembull mund të flerë rreth 5 orë bashkë dhe heq vetë një nga vaktet e natës.
Në mënyrë që të flerë sa më shumë dhe sa më mirë janë disa gjëra që ju duhet të keni kujdes. E para e punës qetësia. Kini parasysh se zërat dhe tonalitetet që i dëgjon gjithmone nuk e bezdisin por duhet të kini kujdes mos ketë zhurma të forta ose të bërtitura ku fle i vogli. Gjatë darkës, në mënyrë që të ketë gjumin sa më të thellë provoni ti ulni grilat e dhomës, në mënyrë që të errësohet pak. Gjatë natës drita në dhomën e bebit duhet të jetë fikur. Asnjë fëmijë nuk lind me frikën nga errësira dhe prindërit nuk duhet të bëjnë asgjë që të ndryshojnë këtë gjë. Bebushi nuk tundet, mund ta ushqeni mirë atë dhe më pas ta vendosni në krevatin e vetë, në fillim, në rast se është i ngopur do ta zërë gjumi shpejt, pastaj duke u rritur ai mund të qëndroj edhe pak më shumë zgjuar duke “folur” vetë ose duke parë rreth e rrotull. Në rast se ai nuk qan fort ose nuk ka ndonjë problem tjetër mos e ngrini në krahë. Në këtë mënyrë do të mësohet të flerë vetë.
Gjatë periudhës që është zgjuar ai bëhet më aktiv. Tani ai mund të ketë tre periudha që rri zgjuar me gjatë një në mëngjes, një mbasdite dhe një në darkë. Mund të përdorësh këto periudha për të lozur me të (të shtrirë në krevat mundësisht jo në krahë), duke e shëtitur ose për banjon e përditshme.
Temperatura ideale në dhomën e bebit
Temperatura në dhomën e bebit duhet të jetë njëlloj si në të gjitha dhomat e shtëpisë. Gjatë ditës rekomandohet një temperaturë rreth 18-20 gradë ndërsa natën më pak 16-18 gradë por pjesa më e madhe e mamave mendojnë se temperatura ideale në shtëpi për një vogëlush është 22 gradë dhe gjatë banjos 24 gradë.
Për sa kohë nuk është shumë vapë ose shumë ftohtëm, bebushi do ambientohet me temperaturën që përshtaten edhe të rriturit. Duhet të dini se bebushat zhvillojnë një sistem imunitar më të shëndetshëm në momentin që temperatura në dhomë nuk është shumë e lartë.
Jashtëqitjet dhe urinimet e bebushit
Bebushi që ushqehet me qumësht gjiri del jashtë nga 1 deri në 5-6 herë në ditë.
Në këtë rast problemet e vërteta me jashtëqitjen janë shumë të rralla dhe edhe në rast se bebushi del rrallë nuk duhet bërë asgjë sidomos sepse pasi bebushi fillon të pijë lëngje frutash jashtëqitjet shpeshtohen vetevetiu.
Te bebushi që ushqehet me qumësht artificial jashtëqitjet janë më të rralla dhe më voluminoze 1-3 herë në ditë.
Urinimet janë goxha të shpeshta: 10 herë gjatë 24 orëve. Pelenat nuk duhen ndërruar çdo herë por duhet patur kujdes për skuqjen e bebushit. Ai duhet larë çdo herë që ndërrohet.
Urinimet janë më të rralla dhe me më pak sasi kur bebushi vishet shumë trashë, kur dhoma është shumë e nxehtë ose gjatë muajve të nxehta të verës. Në rast se ato janë më pak se 5 brenda 24 orëve, duhet ti shtoni sasinë e lëngjeve.
Rritja e bebushit 2 muaj
Rritja në peshë është shumë e theksuar gjatë muajve të 2-të dhe të 3-të. Gjatë muajit të dytë bebushi rritet me rreth 800-900 gram në muaj ose 25-30 gram në ditë.
Mos u tremb nëse ai shton më pak sesa thonë librat që është minimumi 750 gram në muaj, mos harro se çdo bebush ka ritmin e vetë.
Gjatësia e tij rritet me 3 cm gjatë këtij muaji.
Ushqyerja e bebushit 2 muaj
Nuk ka një rregull të përcaktuar për sa i përket orareve të vakteve. Çdo bebush ka ritmin e vetë dhe nevojat e tij ushqimore. Mami duhet ti përshtatet regjimit të tij. Më e mira është që ai të ushqehet kur kërkon. Në rast se ai ngopet atëherë pas një periudhe të caktuar do të vini re se ka një lloj orari dhe një lloj rregulli. Në përgjithësi 4-6 javë bebushi mësohet me 6 vakte në ditë.
Gjatë muajit të dytë të jetës pjea më e madhe e bebave kërkojnë të ushqehen gjatë natës. Një pjesë e tyre heqin vetë një nga vaktet e natës. Ki kujdes që vakti i fundit i darkës të jetë i bollshëm.
Gjatë muajit të dytë për 24 orë sasia e përgjithshme e qumështit është 150-175 ml/kg/ditë, çfarë do të thotë 650-800 ml në ditë për 5 vakte. Këto sasi janë vetëm orientuese, çdo bebush përcakton vetë sasinë që i nevojitet.

 

Read more:
 
Bebushi 2-3 muaj

Zhvillimi psikomotorr
Gjatë këtij muaji kur është shtrirë bebushi mund të qëndrojë në një pozicion simterik dhe të kthehet nga një anë në anën tjetër. Kështu që gjatë këtij muaji prindërit duhet të kenë shumë kujdes me vendet ku shtrinë bebin sepse duke u kthyer ai mund të rrëzohet nga krevati ose nga sipërfaqe të tjera të cilat nuk kanë pjesë anësore, mbrojtje. Ky është rreziku më i madh gjatë këtij muaji.

Read more:
 
Bebushi 0-1 Muaj

Të porsalindurit

Urime! Je mami! Më në fund mbas 40 javë të lodhshme dhe të gjata, tani po mban në krahë mrekullinë tënde! Çdo mami mendon se bebi i saj është më i bukuri! Apo jo? Tani fillon një etape e re në jetën tënde, dhe tani ne do të mbështesim hap pas hapi me të gjtha informacionet që ti ke nevojë.

Bebi më i bukur!

Menjëherë mbas lindjes, bebat nuk janë shumë të bukur, por për çdo mami, ai është i veçantë. Ajo që do të të bëj përshtypje më shumë janë përmasat e vogla të tij, trupi i rrudhur, koka e shtypur dhe vështrimi i papërfillshëm. Por mos u shqetëso, gjithçka është në rregull. Pas disa javësh do të duket shumë i ëmbël.

Read more:
 
Prev123Next

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni