Femija im me ndricon jeten



E folura te fëmijët deri 3 vjeç

E folura te fëmijët deri 3 vjeç

 

Në fund të vitit të parë të jetës, fëmija mund të thotë vetëm disa fjalë. Deri 16 muajsh ata vazhdojnë të mbajnë mend një numër të reduktuar fjalësh dhe pas kësaj periudhe fjalori i tyre pasurohet deri tek 200-300 fjalë për të arritur në moshën 3 vjeçare te rreth 1000-1100 fjalë.

 

Fjala e parë është më shumë një sinjal sesa një fjalë e mirëfilltë, është një komponent i një situate në të cilën nevojat e fëmijës kanë rëndësinë më të madhe. Ai tani fillon t'i përdori ato në marrëdhënien ë komunikimit me të rriturit. Është shumë e dukshme që para se të shqiptojë vetë fjalët fëmija kupton rëndësinë e tyre në situata konkrete.

Mësimi i gjuhës kushtëzohet nga marrëdhëniet emocionale që ka mami me fëmijën, marrëdhënie e cila është më e fuqishmja për çdo qënie. Prandaj, aktiviteti i drejtpërdrejtë me objekte dhe komunikimi me nënën, janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e një fjalori sa më të plotë.

Struktura gramatikore është asimiluar kryesisht ndërmjet dialogut të fëmijës me të rriturit. Gjysma e parë të vitit të dytë të jetës është e lidhur me fraza-fjalë. Duke filluar me periudhën rreth 1 vit e 6 muaj në mund të themi se ka hyrë në një fazë të 2-të që të thotë se fëmija përdor 2-3 fjalë bashkë, por që nuk janë të përdorura sipas rregullave të gjuhës, dhe parafjalët dhe lidhëzat nuk përdoren fare. Këto të fundit nuk kanë rëndësi për fëmijën edhe pse ato janë të thjeshta si strukturë ai nuk mund t'i shqiptojë ato. Kjo është arsyeja pse njerzit jashtë familjes nuk e kuptojnë fëmijën ndërsa të dashurit e tij, prindërit ose vëllezërit e motrat, bëhen një lloj përkthyesi. Të huajt në përgjithësi pyesin: "Çfarë do të thotë ai?".

Ky lloj komunikimi i fëmijës është shumë i këndshëm nëse i pyet shumë prindër mendojnë se në rast se i flitet në të njëjtën mënyrë fëmijës ai do ti kuptojë më mirë. Është një gabim! Në këto kushte ekziston rreziku që fëmija të vazhdojë të përdori struktura gramatikore të gabuara për një kohë shumë të gjatë.
Për këtë arsye rekomandohet të flitet sa më shumë me fëmijën, por duhet, ngadalë, qartë dhe në mënyrë korrekte.

Në vitin e 2-të të jetës fëmija për sa i përket gjuhës ka dy lloje përvojash: Çdo gjë që e rrethon atë ka një emër dhe ai dëshiron të dijë atë emër. Për këtë arsye shpesh do të pyesin "Çfarë është kjo?” Një karakteristikë tjetër e kësaj moshe është referenca për veten. Fëmija thotë emrin e tij kur ai shpreh një dëshirë, duke përdorur mënyrën e të shpreurit e një të rrituri. Për shembull thotë: "Fli, Ana".

Pas moshës dy vjeçare gradualisht fëmija fillon të përdori fjalët dhe të formojë fjali më të sakta me mbiemra dhe ndajfolje. Fëmija përpiqet të përdori këto në mënyrë korrekte në situata të ndryshme.

Një fëmijë rreth 2 vjeç e 4 muaj i jepet lëng portokalli dhe çdo herë pyetet: “Do më shumë?. Në momentin që mbaron dhe do akoma lëng ajo thotë: “Do lëng portokalli!” Rreth moshës 3 vjeçare fëmija arrinë të përdori në mënyrë korrekte përemrat “UNË” i cili shpreh një përgjithësim të marrëdhënieve me /ti/dhe /atë.
Patjetër që ka edhe fëmijë të moshës 2 vjeçare të cilët flasin shumë mirë, duke përdorur format gramatikore në mënyrë shumë korrekte dhe duke krijuar fjali shumë komplekse.


Deri në tre vjeç fëmija përdor gjuhën në tre situata: e para është për të shprehur atë që bën, do të thotë se fëmija nuk është i interesuar nëse të tjerët e dëgjojnë ose e kuptojnë. Në rastin e dytë, fjala është përdorur në komunikimin me të tjerët dhe në rastin e tretë është përdorur për një lojë të fëmijërisë të veçantë, pra lojë me gojë që do të thotë që fëmijës i pëlqen të luajë me fjalë, duke i përsëritur dhe duke i transformuar.

 

Foto Eva Sholla 

 

Na kontaktoni