Femija im me ndricon jeten



Kursin e pikturës dhe vizatimit

Kursin e pikturës dhe vizatimit

Mami-ime rekomandon: Kurse Pikture Atelie Art. Kurset janë të ndara në grup-mosha duke filluar nga moshat parashkollore dhe deri tek përgatitjet për shkollat profesionale të Artit dhe Arkitekturës. Në kete atelie fëmijet do të njihen dhe do të mësojnë të gjitha gjinit e pikturës,skulpturës, vizatimit, kolazhit, perspektivës, kompozicjonit, fumetit, etj.

Kursi i pikturës synon njohjen dhe bashkëpunimin e fëmijëve me materialet, teknikat dhe simbolet e artit, në mënyrë që t’i inkurajojë ata për të shprehur dhe zbuluar të gjitha emocionet e shqisave,nëpermjet spektrit të ngjyrave dhe formave. Sebashku do të eksplorojnë botën e artit, teknikat e saj, në një shumëllojshmëri programesh, duke përfshirë edhe vetë portretet, vizatimin, pikturën me bojëra uji, akrilik, pastela, vaj, akuarel, pikturë më Plein Air, etj. Objektivi kryesor është t’i ofrojë fëmijëve një hapësirë duke u argëtuar dhe shprehur veten nëpërmjet artit figurative, të ndjekur nga profesionistë me eksperiencë në këtë fushë.
Kursi i piktures dhe vizatimit zhvillohet 8 herë në muaj, ekzaktesisht 2 seanca në javë
Materialet për të gjitha programet janë të përfshira në këtë kurs të kreativitetit artistik.
Kursi i kreativitetit artistik kushton 4000 lekë në muaj.
Adresa: Rruga Barrikadave, Qendra Galeria, Ish kinema 17 Nëntori, Tiranë
Tel: 069 669 3666 

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni