Femija im me ndricon jeten



Kursi i Kreativitetit “Pikaso i Vogël” për fëmijë nga mosha 3 – 8 vjeç

 

Kursi i Kreativitetit “Pikaso i Vogël” për fëmijë nga mosha 3 – 8 vjeç.

Ideja e kursit është t’i zhvillojë fëmijës fantazinë, imagjinatën duke vënë mendjen në punë, duke përdoruar materiale të riciklueshme, të shumëllojshme. Çdo orë është e ndryshme, ka pikturë, krijime në 3D.


Statistikat tregojnë që fëmijët të cilët merren me kreativitet, ngjyra dhe materiale janë më të zgjuar, pasi truri duhet të punojë në shumë dimensione për të kthyer përgjigje dhe për të gjetur zgjidhje.
Fëmijët adhurojnë të pikturojnë dhe të krijojnë objekte me duart e tyre. Në fillim janë në gjendje të bëjnë njolla në letër, më pas fillojnë të kopjojnë dritëhijet dhe pastaj janë në gjendje të pikturojnë njerëz, pemë, shtëpi dhe çdo gjë që i rrethon.
Nëpërmjet pikturës, si me lapsa ashtu edhe me penela, tek fëmijët zhvillohet kontrolli i gishtave, duarve, komunikimi nëpërmjet shprehjes së ndjenjave në pikturë duke përdorur imagjinatën dhe duke mësuar rreth madhësive, dritëhijeve
dhe kombinimit të ngjyrave.
Kreativiteti do ndërthuret dhe me një orë të veçantë, mësimit të fëmijëve, të disa teknikave bazë rreth pikturës.
Kursi drejtohet nga profesionistë dhe mund të ndiqet, një ose dy herë në javë. Programi hartohet çdomuaj, në mënyrë që t’i përshtatemi stinës dhe eventeve të muajit.
Organizimi:
Max i grupit është 10 fëmijë.

Aktualisht ditët e zhvillimit të Kursit të Kreativitetit janë:
Të Hënën dhe Të Mërkurën dhe Të Shtunën
17.30 - 18.30 10.00 -11.00
Pagesa: Seanca e parë 200 lekë, Cdo seancë kushton 600 lekë
Pagesa Mujore : për 1 herë/javë është 2 400 ALL
Përfitoni 10% ulje: nëse sillni dy fëmijë, nëse të dy fëmijët, janë pjesëtarë të të njëjtës familje, nëse paguani për 3 muaj.
Përfitoni 15% ulje: nëse të dy fëmijët ndjekin Kursin e Kreativitetit dhe Kursin e Muzikalitetit.
Gjatë zhvillimit të kursit ju ofrojmë fëmijëve ujë, fruta të fresketa dhe kek/ biskota.
PER NJE TE BOTE PLOT ME NGJYRA DHE JETE…….TE KRIJOJME TE ARDHMEN ……..

Kontakt:

Bulevardi Zhan Dark , pallati prane Ministrise se Jashtme,
Kati i pare, ngjitur restorant Melograno .
Tel: 0692607384 ; 0692079603
fcb: kursi I kreativitetit
email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni