Femija im me ndricon jeten



Kursi i Muzikalitetit - Për fëmijë nga 3 - 7 vjec

Kursi i Muzikalitetit - Për fëmijë nga 3 - 7 vjec

Fëmijët në këtë klasë do të bëjnë muzikë duke përdorur zërin e tyre dhe instrumentë të thjeshtë perkursiv.
Nëpërmjet lojrave të ndryshme ritmike, përrallave muzikore, këngëve, dëgjimit të veprave të kompozitorëve me të shquar klasike, performimit në ansambël, njohjes me notacionin muzikor dhe me fakte të thjeshta mbi jetën e kompozitorëve, fëmijët do të zhvillohen muzikalisht në një mënyrë që do t'i kënaqi e gëzojë ata, duke u zgjuar kështu një dashuri e përjetshme për muzikën.


Kodaly, një nga figurat më të shquara në fushën e edukimit muzikor, ka thënë:
"Gjatë viteve të hershme, edukimi muzikor ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Këto janë vite decizive në jetën e një njeriu. Cdo gjë e prishur, ose që ka munguar në këtë periudhë nuk mund të rregullohet më vonë".
Disa fakte të tjera pse mësimet e muzikës janë dhurata më e cmuar që një prind mund t'i japë fëmijës së vet: Muzika zhvillon kreativitetin, lirinë e të vetëshprehurit, koncentrimin, koordinimin muskular, stimulimin intelektual; aftësitë dëgjuese zhvillohen edhe nga ana e djathtë e trurit. Muzika është një gjuhë ndërkombëtare dhe mund të ndahet me të tjerët kudo në botë, si në performancat solo, ashtu edhe në ansambël.
Kush e drejton Kursin e Muzikalitetit: Kursi drejtohet nga Pianiste/ Pedagoge - Ani Theodhosi.

Organizimi i Kursit të Muzikalitetit:
Metodat e zhvillimit të Kursit të Muzikalitetit:
Metodat e edukimit muzikor fillestar. Metodat e Suzukit, sistemi edukativ i Yamahës, metoda e Karl Orffit, metoda e Kodalyit, metoda e Kelly Kirbit.
Cfarë instrumentash do të përfshihen?
Instrumentat Perkursivë për cdo fëmijë, muzika klasike, lojra, përralla, etj.
Mësim i Ritmit - Lojra Muzikore - Këngë dhe kërcim - Luajtje me instrumenta
Sa herë do të zhvillohet Kursi?
Kursi do të zhvillohet 1(një) herë në javë.
Në cfarë dite dhe ore?
Ditën e Shtunë, ora 11.00 – 12.00.
Vendi ku zhvillohet?
Pranë Qendrës së Edukimit Familjar.
Sa do të jetë kohëzgjatja e një seance të kursit?
Kohëzgjatja e një seance, do të jetë 1(një) orë.
Sa është numri maksimal i pjesëmarrjes së fëmijëve, në kurs ?
Numri maksimal i pjesëmarrjes së fëmijëve 3 – 7 vjeç, në një grup do jetë, deri në 8 (tetë) fëmijë.
Gjuha e përdorur do të jetë shqip dhe anglisht.
Në fund të çdo simetri:
Performancat do organizohen në fund të cdo semestri pra mbas 3 (tre) deri në 4 (katër) muaj përgatitjeje, por gjithashtu, pas kësaj periudhe (3muajsh), do të organizojmë performanca me rastin e Halloweenit ose të ndonjë feste tjetër.
Në vëmendje: Nuk është i nevojshëm shoqërimi i fëmijëve, gjatë zhvillimit të orës së kursit nga prindërit, pasi është ç’orientuese për pedagogen dhe për vetë fëmijët.
Si mund të bëhet Pagesa:
Seanca e parë është, Falas!
Pasi të keni marrë pjesë në seancën e parë, keni kuptuar si funksionin dhe nëse fëmija juaj argëtohet, atëhere Ju mund të kryeni pagesën.
Cmimi është 3200 lekë (të reja)/ në muaj.Pagesa, kryhet në fillim të muajit, pas Seancës së parë.
10% ulje ofohet, Kur?
Kur janë dy pjesëtarë të së njëjtës familje, keni 10% ulje.Këtë ulje përfitoni edhe kur sillni një shoqe, ose kur paguani për 3 muaj.
Ide për Paketë Dhuratë – Kurs Muzikaliteti
Ky Kurs Muzikaliteti, mund të jetë dhe një dhuratë shumë e bukur dhe e vlefshme, për këdo që dëshiron të bëjë një dhuratë ditëlindjeje.
Ne ju paisim me një Paketë Dhuratë, ku shkruhet emri i fëmjës që do ndjekë Kursin e Muzikalitetit, dhe për sa kohë (1 muaj ose 3 muaj).
Kontaktet tona:
Për cdo informacion apo pyetje që keni, Ju lutem na shkruani në e-mailin:
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. ose na kontaktoni në celular: 069 55 97472 -Ani

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni