Femija im me ndricon jeten



Kursi i Piktures

 

Kursi  i Pikturës

Kohëzgjatja : 45 min       

 Shpeshtësia  : 2 herë në javë

Zhanri : Art pamor

 

Kursi i vizatimit dhe pikturës për fëmijët e sistemit parauniversitar udhëhiqet nga kërkesa themelore për të edukuar të vërtetën (realizmin) nëpër punime.

Për të arritur këtë nxënësve u ofrohet kërkesa e kursit për të punuar në dy drejtime të kombinuara.

E para dhe kryesore është puna me modele të ndryshme. Modelet janë për të punuar vizatim me laps,me gips (allci) , me forma lulesh e detajesh njerëzore.Trajtimi I lapsit është kërkesa themelore. Me anë të lapsit mësohet sit ë ndërtohen përmasate objektit, forma reale e tij  dhe trajtimi trepërmasor me dritë-hije të diferencuara ashtu sic është në realitet.

Krahas vizatimit të formave kemi dhe trajtimin me pikturë të një objekti ose disa objekteve në marrëdhënie me njëra tjetrën. Në pikturë ngjyra pas një vizatimi të saktë paraprak do të trajtohet në disa etapa kalimtare nga e përgjithshmja në detaje, nga sipërfaqet e mëdha të ngjyrave në ato të vogla e në theksimet në fund të detyrës.

Krahas trajtimit në  vizatim e në pikturë të modeleve të ndryshme, këndvështrimi tjetër është krijimtaria me postera, me natyra të qeta, me portrete

Të gjitha rregullat artistike , elementet dhe parimet e artit figurativ që shërbejnë në formimin e artistit të ardshëm përvetësohen në cdo detyrë. Kërkesat kompozicionale, ekuilibri ose baraspesha , dritë – hija me kontrastin,theksi, uniteti,harmonia,ngjyrat e ngrohta me ato të ftohta,parësoret,dytësoret dhe të ndërmjetmet, simetria dhe asimetria etj bashkëveprojnë duke na dhënë nëpërmjet punës së fëmijës një vepër të mirëfilltë arti.

Tregues final është organizimi i ekspozitës vjetore që tregon arritjet e pjesëmarrësve

Pagesa mujore : 4.000 Lekë

Adresat:

  1. Kompleksi Dinamo, Rr. Bilal Golemi, Qendra ABC, Tiranë
  2. Pallatet Arabe (mbrapa) Laprake, Tiranë
  3. Siri Kodra Prane Frigoriferit, Stacioni i trenit, Tirane

Telefon: 04 2227 858

Mob: 0035568 20 22 373

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

 

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni