Femija im me ndricon jeten



Përgatitja e fëmijës për ardhjen e bebit në familje

Ardhja e një bebi mund të sjellë shumë ndryshime në familje. Prindërit shpenzojnë shumë energji me përgatitjet dhe pas lindjes, një pjesë e madhe e vëmendjes së familjes shkon për nevojat e të sapolindurit.

Ky ndryshim i madh mund të jetë i vështirë për fëmijët e tjerë. Është e zakonshme që ata të ndjehen xheloz dhe të shfaqin sjellje kundërshtuese.

Por prindërit mund t’i përgatisin fëmijët për shtimin e familjes. Të diskutosh shtatzaninë në atë mënyrë që ka kuptim për fëmijën, bërja e disa rrëgullimeve dhe përfshirja e fëmijëve në kujdesin e bebit i bën gjërat më të thjeshta për çdokënd.

Read more:
 
Fëmijët dhe punët e shtëpisë

Shumë prindër u kërkojnë fëmijëve të tyre të bëjnë punë në shtëpi. Për disa familje, proçesi i të mësuarit çfarë të bëjnë dhe si ta bëjnë është e thjeshtë. Për të tjera familje, përfshirja e fëmijëve në punë sistematike dhe të përfunduara është më e vështirë.

Është një ide e mirë për prindërit të mësojnë fëmijët në një moshë të hershme se të gjithë pjestarët e familjes duhet të bashkëpunojnë në shtëpi.

Read more:
 
Përcaktimet në lidhje me sigurinë e drejtimit të mjetit

Ligji nr.8378, datë 22.7.1998 “Kodi rrugor i Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar) dhe aktet nënligjore në zbatim të tij do të na vijnë në ndihmë për të qënë drejtues mjeti, këmbësor apo dhe pasagjer më i mirë dhe më i ndërgjegjësuar.

Read more:
 
Guidë për të kuptuar më mirë fëmijët me autizëm në ambjentin shkollor

Ky artikull është shkruar për t’i ardhur në ndihmë mësuesve që kanë fëmijë që vuajnë nga autizmi në klasat e tyre të shkollave publike, një nevojshmëri nga një përvojë reale . Fatmirësisht arsimi githëpërfshirës mundëson hyrjen me ligj të këtyre fëmijëve në këto shkolla por kjo gjeti të pa përgatitur një shoqëri të tërë. Ndaj dëshiroj që ato mama të cilat në klasën e fëmijës së tyre kanë një fëmijë që vuan nga autizmi, ta lexojnë këtë artikull dhe ta pranojnë atë si shok/shoqe të fëmijës. Fëmijët lidhen mes tyre shumë më natyrshëm dhe pa i dhënë rëndësi ndryshimeve. 

Read more:
 
10 Parimet e prindërimit të mirë

Ҫfarë është prindërimi i mirë?

Prindërimi i mirë përfshin disa elementë si ndershmëri, empati, vetbesim, mirësi, vetkontroll, bashkëpunim dhe gëzim. Prindërimi i mirë ndihmon fëmijët të kenë rezultate të mira në shkollë; promovon zhvillimin e kuriozitetit intelektual, motivimin për të mësuar dhe dëshirën për arritje. Prindërimi i mirë frenon fëmijën nga sjellja antisociale, kriminaliteti, përdorimi drogës dhe alkolit. Prindërimi i mirë ndihmon fëmijën kundër zhvillimit të ankthit, depresionit, çrregullimeve të ngrënies dhe strese të tjera psikologjike.

Read more:
 
Prev12345Next

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni