Femija im me ndricon jeten



Trupat e vegjël kureshtarë

 

A ju ka ndodhur të shihni fëmijën tuaj të vogël që po i tregon trupin e tij lakuriq një fëmije tjetër? Kjo skenë, e zakonshme në të gjitha shtëpitë, shtyp butonat e panikut tek prindërit të cilët pyesin veten se ku kanë gabuar.

Përballimi me këtë skenë të paevitueshme i ndihmon prindërit të njohin se çfarë është normale, çfarë nuk është dhe çfarë duhet të bëjnë.

Cfarë është normale?

Fëmijët janë kureshtarë, veçanërisht për ndryshimet dhe çfarë mund të ishte më magjepsëse sesa gjenitalet e ndryshme? Kuptojeni këtë situatë për atë që është- kureshtje normale në veprim të fëmijërisë. Kjo gjë ka nevojë për mirëkuptim të ndjeshëm që të mos ndodhë sërish. Hyni prapa syve të fëmijës tuaj. Ai dëshiron të mësojë sesi duhet seksi tjetër dhe si ndihet ai. Fëmija është më i interesuar në kënaqjen e kuriozitetit sesa në eksitimin seksual. Ju mund ta dalloni kuriozitetin e pafajshem seksual nga sjelljet anormale seksuale, nëpërmjet këtyre karakteristikave. Aktet e pafajshme ndodhin kur:

  • Fëmijët janë të vegjël ( nën dhjetë vjeç), afër në moshë dhe e njohin njëri-tjetrin.
  • Ka marrëveshje reciproke, njëri fëmijë nuk e detyron tjetrin.
  • Zakonisht ekziston një atmosferë e ngjashme me lojën; luajnë “doktorësh” ose “unë do të tregoj timin po më tregove ti tëndin”.
  • Sekreti është pjesë e lojës.Sikur ta ndjejnë se prindërit e tyre nuk do të jenë dakord, fëmijët mbyllen në dhomë apo në një vend të fshehtë.( Kjo është e vërtetë gjithashtu edhe për aktet anormale).
  • Njëri fëmijë e josh apo e detyron fëmijën tjetër për lojë seksi.
  • Ka një ndryshim në moshë më shumë se katër vjet ndërmjet fëmijëve.
  • Loja e seksit nuk është e përshtatshme për moshën.
  • Ngjarja ndodh më shume se një herë, pavarësisht nga mbikqyrja dhe ndërhyrja juaj e kujdesshme.

Cfarë të bësh?

Së pari, ji I përgatitur për ta mbledhur veten e për t’I rezistuar impulsive për t’u thënë atyre se kanë bërë diçka të “pistë” apo të “keqe”. Me qetësi prezanton një aktivitet të ri; për shembull: “ Shkojmë të hamë një çokollatë. Unë do t’ju ndihmoj të visheni”. Sa më shpejt që t’ju jepet mundësia për një moment privat, bëni një bisedë me fëmijën. Transmetojini se nuk jeni i nxehur. Nëse fëmijët ndjejnë se kanë bërë diçka të keqe apo se ju jeni nxehur, ata do të mbyllen në vetvete. I thoni fëmijës suaj se është normale të jesh kureshtar për pjesët e trupit të tjetrit dhe se ju e kuptoni kuriozitetin e tij, por “ nuk është mirë t’i prekësh pjesët private të tjetrit apo ta lësh tjetrin të prekë pjesët e trupit tënd.Unë dua që ti premtosh mamit se do t’I mbash për vete pjesët private të tuat dhe nuk do t’i prekësh ato të të tjerëve. ”Bëjini të ditur prindërve të fëmijës tjetër si e menaxhuat këtë situatë, në mënyrë që ai apo ajo të veprojne në mënyrë të ngjashme.

Fëmijët mund të fillojnë herët ta mësojnë kuptimin e “pjesëve private”, kur ata të jenë duke mësuar mbi pjesët e tjera të trupit. Pjesët private janë ato që mbulohen nga rrobat e banjës. Jini të kujdesshëm për gjuhën tuaj të trupit kur i drejtoheni seksualitetit të fëmijës tuaj. Nëse fëmija percepton se ju nuk jeni e lirshme për çështjet seksuale, ai mund të arrijë në përfundimin se kjo është një “temë” e keqe apo që këto janë “pjesë” të këqija. Ato janë pjesë të mira, por janë private. Kjo është e rëndësishme të transmetohet gjatë mësimit të fëmijës suaj mbi mundësinë e ngacmimit seksual. Mësojeni fëmijën tuaj se këto pjesë  të veçanta nuk duhet të preken  apo t’i tregohen të tjerëve, përveç mamit dhe babit gjatë larjes apo veshjes, apo doktorit gjatë vizitës mjeksore. Mësojani fëmijës konceptin e sekreteve të mira dhe të këqija.”Sekretet e këqija janë kur dikush të thotë mos t’i tregosh mamit dhe babit”.

Për ta parandaluar ripërsëritjen e lojës gjenitale, minimizojini mundësitë. Mos i lejoni fëmijët të qëndrojnë të pavëzhguar.

Nëse fëmija juaj është katër deri gjashtë vjeç, dëshiron të dijë se nga vijne bebet. Jini të gatshëm për t’ju përgjigjur pyetjeve të fëmijëve ashtu siç ju vijnë. Mbani mend se përgjigjet e përshtatshme sipas moshës nuk duhet të jenë të sikletshme për asnjë. Nëse ju filloni në këtë mënyrë në moshën 2 vjeç dhe vazhdoni dialogun mbi seksin, atëherë kjo gjë nuk do të jetë e sikletshme as në moshën 16 vjeçare.

Kur loja e seksit nuk është normale?

Eshtë e rëndësishme për prindërit të kuptojnë se kur njëri fëmijë po viktimizon tjetrin. Këto janë shenja të dyshimta:

Këto janë arsye për ta mbrojtur fëmijën tuaj nga tjetri.

Lidhur me mohimin e gjinisë dhe të veshurit sipas seksit tjetër.

Mos kaloni në panik kur djali juaj katërvjeçar vendos buzëkuqin e mamit dhe takat e larta apo vajza vesh pantallonat dhe kravatën e babit. Lejoni pak miksim gjinor kur bëhet fjalë për veshjen. Qeshni dhe shijojeni këtë gjë. Ky stad i kureshtjes kalon shpejt sapo fëmijë të shkojë në shkollë dhe mëson mbi veshjen e përshtatshme sipas gjinisë.

Deri në çfarë moshe prindi mund të lahet me fëmijën duke ekspozuar kështu trupin e tij?

Larja në dush bashkë është një modelim i shëndetshëm seksual. Nuk ka pse kur të sheh fëmija të mbulohesh menjëherë. Kjo do të tregonte se po turpërohesh nga diçka. Në fakt sinjalet duhen marrë nga fëmija. Kur fëmija juaj fillon të mbulohet, është koha që ju të mbuloheni gjithashtu. Rreth moshës 5 vjec, shumica e fëmijëve fillojnë t’i rezervojnë trupat e tyre për shikim privat dhe kështu duhet të bëjnë dhe prindërit.

Referencë:

Sears W.,Sears M., Libri I disiplinës, Titulli origjinal “The discipline book”, Shtëpia Botuese Botart.

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni