Femija im me ndricon jeten



Prindërimi pozitiv

“Kam arritur në përfundimin e frikshëm se jam një element kyç. Është humori im i përditshëm që bën motin. Si prind dhe mësues, posedoj një fuqi marramendëse ta bëj jetën e fëmijës të mjerueshme ose fantastike. Mund të jem një mjet torture ose një instrument inspirimi. Mund të poshtëroj ose gëzoj, lëndoj ose çliroj. Në të gjitha situatat, është përgjigjia ime që vendos nëse kriza do të përshkallëzohet apo jo dhe fëmija do të humanizohet apo dehumanizohet” – Dr. Haim Ginott.

Pse prindërim pozitiv? Sepse funksionon, nga të vegjël tek të mëdhenjtë. Prindërimi pozitiv rrit një fëmijë që DËSHIRON të sillet.

Prindërimi strikt rrit fëmijë nevrik që humbin interesin në të kënaqurit të prindërve. Prindërimi tolerant rrit fëmijë të palumtur që testojnë prindërit e tyre. Në të dyja rastet, fëmija i reziston udhëheqjes së prindërve dhe nuk e brendësojnë vet disiplinën.

Prindërimi pozitiv- ndonjëherë e quajtur disiplina pozitive, udhëheqje me dashuri- është thjesht udhëheqje që i mban fëmijët në rrugën e duhur, e ofruar në një mënyrë pozitive që i reziston çdo tundimi për të qënë ndëshkues. Studimet tregojnë se fëmijët të cilët mësojnë konsideratën dhe përgjegjësinë, bën fëmijë dhe prindër te lumtur.

“ Fëmijët sillen keq kur ata ndjehen të shkurajuar dhe të pafuqishëm. Kur ju përdorni metoda disipline që i mbingarkojnë ose i bëjnë ata të ndjehen keq për veten, ju i ulni vetvlerësimin. Nuk ka ndonjë sens të ndëshkosh një fëmijë që ndjehet tashmë keq për veten dhe grumbullon shkurajim” – Kathryn J.Kvols

Pse fuqia është një prindërim i keq?

Kur njerëzit mendojnë për disiplinë, ata mendojnë pëe ndëshkimin fizik. Frika është e vlerësuar dhe një motivues i fuqishëm, apo jo? Padyshim që e ngul sjelljen problematike në rrënjë.

Por kërkimet konfirmojne çfarë intuita na tregon, se forca fizike i mëson fëmijët të gjitha mësimet e gabuara. Fëmijët të cilëvë ju jepen shuplaka mund të mësojnë se ështe e drejtë, se të gjuash është e justifikuar në disa situata  dhe njerëzit që të duan edhe të lëndojnë.

Jo për çudi, studim mbas studimi tregon se fëmijët që janë të disiplinuar fizikisht janë më shumë agresiv kundrejt fëmijëve të tjerë dhe më shumë pre e depresionit dhe sjelljeve violente si adult.

“Por si i marrin mësimet fëmijët?

Fëmijët të cilët disiplinohen fizikisht ka më pak të ngjarë të marrin një mësim sepse ashtu si çdokush që është ndeshkuar mund të vërtetojë, ata bëhen të obsesionuar me fantazi te vet-justifikimit dhe hakmarrje, në vend që të konsiderojnë sesi të kontrollojnë veten për të parandaluar sjelljen në të ardhmen. Në vend që të bëhen më të motivuar të ndryshojnë dhe të shmangin sjelljen problematike në të ardhmen, ata bëhen të motivuar të shmangin ndëshkimin, e cila nuk është e njëjta gjë aspak.

 Si rezultat, fëmiët që displinohen fizikisht ka të ngjarë që jo vetëm të përsërisin sjelljen problematike krahasuar me fëmijët e tjerë, por edhe të shfaqin në rritje sjellje problematike, duke përfshirë mashtrimin.

Prindërimi pozitiv është disiplina më efektive për të ndaluar sjelljet problematike

Çfarë i ndihmon fëmijët të sillen në atë mënyrë që ata e dinë se nuk duhet? Çfarë i bën ata të bëjnë sjelljet e dëshiruara në mënyrë të vazhdueshme?

Le ta nisim me fëmijën që sillet në mënyrë te padëshirueshme. Në këto raste, ka tre shpjegime të mundshme:

  • Ai nuk e di çfarë pritet prej tij
  • Ai e di por nuk e kontrollon dot veten
  • Ai e di por nuk i intereson



Nëse fëmija nuk di, atëherë mësimi është i thjeshtë. Ata mësojnë sjelljen e dëshirueshme duke vëzhguar prindërit ose fëmijët e tjerë.

"Ajo që më frustron mua është se fëmijët e dijnë se sjellja është e papranueshme por prap ata e bëjnë atë!”

Në këtë rast ne duhet ta ndihmojmë të menaxhojë veten. Por si?

Sekreti i menaxhimit të impulseve tona është të bëhemi te vetëdijshëm për to dhe të motivuar për ti konkuruar ato. Ne si të rritur mund ta bëjmë këtë por fëmijët kanë nevojë për ndihmë dhe praktikë, kanë nevojë për ti zhvilluar refleksionin dhe të shikuarin brënda emocioneve pasi kur trupi pushtohet nga hormonet  “luftoj ose iki”, është e vështirë për këdo të marrë vendime të zgjuara. Të ndihmosh fëmijët drejt këtij reflektimi emocional nuk bëhet në momentin kulminant (“Por ajo më gjuante mua!”) ose ta shtysh drejt përgjigjes ndëshkuese (“ Do të mësoj si ta gjuash motrën tënde! Merr atë!”). Ne duhet të reduktojmë sasinë e kohës që fëmija kalon në gjëndje zemërimi dhe frike dhe ti japim mundësinë atij të qetësohet dhe te reflektojë.

Sapo fëmija qetësohet, ne mund të punojmë të forcojmë motivacionin pozitiv dhe ti ndihmojmë të njohin dhe kontrollojnë emocionet e tyre.

.

Kur nuk është një sjellje problematike , është një problem në marrëdhënie

"Po nëse fëmija e di që po sillet keq por nuk e kontrollon dot veten”

Sjellja problematike në këtë rast është simptomë e një problemi më të madh. Fëmijët mësojnë të sillen dhe menaxhojnë veten sepse ne duam që ata të bëjnë kështu dhe sepse ata duan të na kënaqin. Nësë fëmijës nuk i intereson fakti që po na mërzit me sjelljen e tij, do të thotë që marrëdhënia me të ka nevojë të forcohet. Fëmijët kanë nevojë për udhëheqje, por nëse marrëdhënia nuk është e fortë mjaftueshëm për të udhëhequr këtë mbështjetje, atëherë fokusi ynë primar duhet të jetë riparimi i marrëdhënies.

Sigurisht, fëmijët i korrin shpërblimet e sjelljes së mirë- nota të mira, vetvlerësim, pranim nga bashkëmoshatarët dhe kështu fillon të vijë natyralisht. Bëhet pjesë e vetimazhit të tyre por kjo mënyrë pozitive fillon gjithmonë me dëshirën e tyre për të na kënaqur ne.

Ҫdo prind e di sa shpejt rriten fëmijët; frika funksionon për një kohë shumë të shkurtër. Dashuria, nga ana tjetër, bëhet një motivues më efikas me kalimin e kohës dhe rrit fëmijë që DUAN të sillen mirë. 

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni