Femija im me ndricon jeten



Përcaktimet në lidhje me sigurinë e drejtimit të mjetit

Ligji nr.8378, datë 22.7.1998 “Kodi rrugor i Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar) dhe aktet nënligjore në zbatim të tij do të na vijnë në ndihmë për të qënë drejtues mjeti, këmbësor apo dhe pasagjer më i mirë dhe më i ndërgjegjësuar.

Eshtë detyrë e drejtuesit të mjetit të rregullojë shpejtësinë e mjetit në mënyrë që, duke pasur parasysh karakteristikat, gjendjen dhe ngarkesën e mjetit, karakteristikat dhe gjendjen e rrugës, trafikun, si dhe çdo rrethanë tjetër të çfarëdo natyre, të mënjanohet çdo rrezik për sigurinë e njerëzve dhe mallrave dhe çdo shkak tjetër që krijon çrregullime për trafikun. Gjithashtu, drejtuesi i mjetit[1] duhet të ruajë gjithmonë kontrollin e mjetit dhe të jetë në gjendje të kryejë të gjitha manovrat e nevojshme në kushte të sigurta, veçanërisht frenimin e menjëhershëm të mjetit brenda kufijve të fushëpamjes dhe përpara çdo pengese të mundshme.

Pra, mama nëse ju ndodh që t’iu ndalojnë për kontrollin e takave të këpucëve, mund të justifikohet në përcaktimin e mësipërm, që do të thotë që përdorimi i takave nuk ju lejon të kryeni manovrat e nevojshme në kushte të sigurta.

Duhet të mbani në konsideratë faktin se kryerja e veprimeve në kundërshtim me përcaktimet e mësipërme ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë.

Përdorimi i rripave të sigurimit:

Drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët që zënë vendet e përparme të mjeteve të destinuara për transport njerëzish dhe që nuk kanë më shumë se tetë ndenjëse, përeç ndenjëses së drejtuesit të mjetit; të prodhuara nga janari 1978, janë të detyruar të vendosin rripat e sigurisë në çdo lloj lëvizjeje me mjet. Ky detyrim qëndron edhe për pasagjerët që rrinë në vendet e pasme, për mjetet e prodhuara nga maji 1990.

Përjashtohen nga detyrimi për vendosjen e rripave të sigurisë:

  • anëtarët e forcave të policisë gjatë përmbushjes së një shërbimi emergjence;
  • drejtuesit e mjetit dhe personeli i mjeteve zjarrfikëse dhe të shëndetësisë, në rastet e ndërhyrjeve emergjente;
  • njerëzit me shtatgjatësi më të vogël se 1.35 m dhe më të madhe se 1.90 m; ky kusht duhet të vërtetohet nga një dokument njohjeje;
  • njerëzit që, në bazë të certifikatave të lëshuara nga zyra shëndetësore lokale, rezultojnë të prekur nga sëmundje të veçanta, të cilat nuk lejojnë përdorimin e rripit të sigurimit;
  • gratë në gjendje shtatzanie, në bazë të certifikatës së lëshuar nga gjinekologu që i kuron dhe që vërteton krijimin e rreziqeve të veçantë nga përdorimi i rripit të sigurisë;
  • drejtuesit dhe pasagjerët e mjeteve që nuk janë të pajisur, që nga prodhimi i tyre, me pjesët e veçanta mbërthyese për rripat e sigurimit dhe sistemeve të tjera fiksuese;
  • anëtarët e shërbimeve të rojës private që kryejnë shoqërime dhe që kanë dokumentacionin  njohës sipas rregullave përkatëse.
  • mjeteve të destinuara për transport njerëzish dhe që nuk kanë më shumë se tetë ndenjëse;
  • mjeteve të destinuara për transport mallrash dhe që kanë peshë maksimale me ngarkesë jo më të madhe se 3,5 tonë;
  • mjete të destinuara për transport mallrash, me peshë maksimale me ngarkesë më të madhe se 3,5 tonë, por jo më të madhe se 12 tonë; dhe
  • mjeteve të destinuara për transport mallrash, me peshë maksimale me ngarkesë më të madhe se 12 tonë;

Rripat e sigurimi në lidhje me personat nën moshën 12 vjec:

Pasagjerët deri në moshën 12 vjeç mund të rrinë në vendet e përparme të:

vetëm kur mbahen nga sisteme të përshtatshme fiksuese.

Fëmijët nuk duhen transportuar në sisteme fiksuese me fytyrë prapa, në ndenjëset e pasagjerëve të mbrojtura me jastëk ajri, përveçse kur këto të fundit janë të çaktivizuara.

Pasagjerët deri në moshën 4 vjeç që rrinë në vendet e pasme të mjeteve të destinuara për transport njerëzish dhe që nuk kanë më shumë se tetë ndenjëse, duhet të mbahen nëpërmjet sistemeve të posaçme të fiksimit. Pra, ndryshimet e reja të Kodit Rrugor ndryshe nga sa parashikohej më parë i kanë të detyrueshme sistemet e posaçme të fiksimit për të gjithë fëmijët deri në moshën 4 vjeç që qëndrojnë në të njëjtin mjet.

Nuk respektohet ky rregull për pasagjerët deri në moshën 4 vjeç që udhëtojnë:

-          me autovetura të shërbimit publik taksi për transport njerëzish; ose

-          të shërbimit me qiradhënie me drejtues mjeti gjatë shërbimit,

kur qarkullojnë në:

-          qendrat e banuara;

-          a në itinerare nga ose për në stacionin e trenit, porte dhe aeroporte,

me kusht që të jenë të shoqëruar të paktën nga një pasagjer me moshë jo më të vogël se 18 vjeç.

Mosrespektimi i përcaktimeve të mësipërme ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga nga pesë mijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë.

Kur shkelja i takon një fëmije në moshë jomadhore, përgjegjësia bie mbi drejtuesin e mjetit ose, kur ndodhet në çastin e kryerjes së shkeljes, mbi atë që është ngarkuar me mbikëqyrjen e kësaj fëmije.

Në rast se është drejtuesi i mjetit, përveç masës administrative të ndëshkimit me gjobë, merret edhe masa administrative plotësuese e pezullimit të lejedrejtimit për një periudhë nga 6 (gjashtë) deri në 12 (dymbëdhjetë) muaj.

Pra, drejtuesi i mjetit do të ndëshkohet me masën administrative gjobë nga pesë mijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë dhe masë administrative plotësuese të pezullimit të lejedrejtimit për një periudhë nga 6 (gjashtë) deri në 12 (dymbëdhjetë) muaj.

Gjithashtu dënohet edhe ai, ndonëse e përdor rripin e sigurisë, ndryshon a pengon funksionimin normal të tij, ose e zëvendëson me një tip të pahomologuar për mjetin ku është vendosur, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dyqind e pesëdhjetë deri në një mijë lekë.

Perdorimi i syzeve optike dhe aparateve te tjera gjate drejtimit te mjetit

-          Lejohet përdorimi i syzeve optike apo aparateve të tjera të caktuar, që ndihmojnë drejtuesin e mjetit të riparojë të metat organike ose aftësitë e ulëta anatomike a funksionale të vështrimit.

-          Lejohet përdorimi i aparaturave zanore që nuk kërkojnë përdorimin e duarve për funksionimin e tyre.

Eshtë e ndaluar që drejtuesi i mjetit të përdorë gjatë lëvizjes aparatura radiotelefonike ose kufje zanore, por gjithashtu ligji nuk sqaron përdorimin e syzeve të diellit. Nga përcaktimet ligjore syzet e diellit nuk mund të përdoren por edhe nuk janë të ndaluara, ku shprehimisht parashikohet ndalimi i përdorimit të aparaturave radiotelefonike ose kufjeve zanore, që kërkojnë përdorimin e duarve për funksionimin e tyre.

Duhet të mbajmë në konsideratë faktin se ndëshkimi i parashikuar është gjobë nga pesëqind deri në një mijë e pesëqind lekë.

 

Drejtimi i bicikletave

Në lidhje me transportimin e fëmijëve në bicikleta është i ndaluar transportimi i njerëzve të tjerë në biçikleta, kur nuk janë të ndërtuara dhe të pajisura për një qëllim të tillë. I lejohet sidoqoftë drejtuesit të mjetit madhor transporti i një fëmije deri në moshën 6 vjeç, i siguruar në mënyrë të përshtatshme me pajisjet e nevojshme të përcaktuara nga aktet në zbatim.

Mosrespektimi i përcaktimit ligjor të mësipërm ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dyqind e pesëdhjetë deri në një mijë lekë.

 

Niveli i lejuar i alkoolit në gjak për drejtimin e mjeteve rrugore:

Kur nga verifikimet e kryera nga aparaturat alkooltestuese i rezulton një vlerë, që i korrespondon një niveli alkoolik më shumë se 0,5 gram për litër (g/l), drejtuesi i mjetit konsiderohet në gjendje të dehur.

Sanksionet e parashikuar për një drejtues mjeti në gjendje të dehur është:

-          Gjobë nga pesë mijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë;

-          Masa administrative e pezullimit të lejedrejtimit nga gjashtë muaj deri në një vit dhe nga një vit deri në dy vjet, kur subjekti e përsërit shkeljen brenda një viti.

Kur nga verifikimet rezulton një vlerë alkoolike më e lartë se 1,5 gram për litër (g/l), organet e Policisë Rrugore mund të kërkojnë që drejtuesit e mjeteve t'u nënshtrohen vizitave mjekësore dhe mund të vendosin pezullimin me afat të lejedrejtimit, pezullim i cili shtrihet derisa të rezultojnë pozitivisht kontrollet e mëtejshme mjekësore.

Në rastet e refuzimeve të verifikimeve dhe kontrolleve të parashikuara për përdorimin e alkoolit, drejtuesi i mjetit ndëshkohet me gjobën e mësipërme, duke përjashtuar rastin kur fakti përbën vepër penale.

Në lidhje me invalidët:

Bazuar në nenin 26 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.1503, datë 19.11.2008 rregulloren “Për shfrytëzimin e hapësirave nga ana e personave me aftësi të kufizuar” në parkimet dhe garazhet publike, si dhe pranë objekteve ndërtimore 5% e vendeve përshtaten në raport me numrin total të vendparkimeve, por jo me pak se një.

Gjithashtu, duhet të dini se në vendparkimet publike me pagesë, mjetet e invalidëve që janë të pajisur me autorizim nga organet e pushtetit vendor, nuk janë të detyruar të respektojnë kufijtë e kohës, kur pushojnë në zonat e parkimit me kohë të kufizuar.

Një këmbësor i mirë

Këmbësorët duhet të qarkullojnë në trotuare, bankina, shëtitore dhe hapësira të tjera të caktuara për ta. Kur këto mungojnë, janë të zëna, të ndërprera ose të pamjaftueshme, duhet të qarkullojnë në buzën e karrexhatës në sens të kundërt me lëvizjen e mjeteve dhe në mënyrë të tillë që të krijojnë një pengesë sa më të vogël për qarkullimin.

Eshtë e ndaluar për këmbësorët të kapërcejnë kryqëzimet në mënyrë diagonale dhe, gjithashtu, ndalohet kapërcimi i shesheve jashtë vendkalimeve këmbësore, kur ato ekzistojnë.

Mjetet e papajisura me motor që përdoren nga fëmijët ose nga persona invalidë, mund të qarkullojnë në pjesët e rrugës të caktuara për këmbësorë.

Qarkullimi me anë të patinave, karrocave ose me të tjerë shpejtues lëvizjeje është i ndaluar në karrexhatat e rrugëve.

Eshtë e ndaluar kryerja në karrexhatë e lojërave ose manifestimeve sportive të paautorizuara. Në hapësirat e caktuara për këmbësorë është i ndaluar përdorimi i karrocave, patinave ose i shpejtuesve të tjerë të lëvizjes që mund të krijojnë situate të rrezikshme për përdoruesit e tjerë.


[1] Neni 139, pika 2 e ligjit të sipërpërmendur.

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni