Femija im me ndricon jeten



Fëmijët dhe punët e shtëpisë

Shumë prindër u kërkojnë fëmijëve të tyre të bëjnë punë në shtëpi. Për disa familje, proçesi i të mësuarit çfarë të bëjnë dhe si ta bëjnë është e thjeshtë. Për të tjera familje, përfshirja e fëmijëve në punë sistematike dhe të përfunduara është më e vështirë.

Është një ide e mirë për prindërit të mësojnë fëmijët në një moshë të hershme se të gjithë pjestarët e familjes duhet të bashkëpunojnë në shtëpi.

Punët e shtëpisë janë përfituese për fëmijët, edhe për ata të vegjlit. Të qënit përgjegjës për këto punë u mëson fëmijëve shumë aftësi siç është bashkëpunimi dhe përgjegjësia. Aftësitë dhe vlerat e mësuara përmes këtyre punëve do tu shërbejnë fëmijëve përgjatë gjithë jetës.

Ka shumë mënyra për të inkurajuar fëmijët të bëjnë punë rreth shtëpisë. Më poshtë keni disa sugjerime:

  • Filloni herët

Prindërit duhet të fillojnë tu japin përgjegjësi për punët e shtëpisë që në moshë të hershme. Shumica e fëmijëve pëlqejnë të ndihmojnë prindërit. Prindërit duhet të marrin parasysh dëshirën e fëmijës dhe tu japin punë të vogla e të thjeshta. Ndërsa ata rriten, detyrat vështirësohen.

  • Tregojini fëmijës si bëhet puna

Fëmijët duhet ta dinë ekzaktësisht çfarë pritet prej tyre. Për këtë prindërit duhet t’ja tregojnë fëmijës ose për mosha më të mëdha t’ua shkruajnë punën të ndarë në pjesë më të vogla. Prindërit mund të zvogëlojnë mbikqyrjen pasi fëmija e di si bëhet puna.

  • Mësojini punët një nga një

Një ide e mirë është që punët të mësohen gradualisht dhe të jeni të sigurtë përpara se të kaloni tek një tjetër. Fëmijët mund të ndihen konfuz kur ju kërkohet të mësojnë shumë gjëra njëherësh.

  • Ndajeni punën në pjesë më të vogla.

Për shembull, në vend që t’i kërkoni fëmijës të pastrojë dhomën, mund t’ia bëni më të qartë duke ia listuar gjërat si: rregullo krevatin, mblidh lodrat, rregullo rrobat në dollap, ço në kosh rrobat e palara etj. Më pas prindërit duhet ti tregojnë fëmijës si bëhet secila prej këtyre punëve.

  • Shpjegoni.

Fëmijët kanë nevojë të kuptojnë pse ndihma është e rëndësishme. Prindërit duhet tu shpjegojnë se bërja e punëve të shtëpisë ndihmon të gjithë familjen dhe se çdo njeri duhet të bëjë pjesën e tij që gjërat të rrjedhin më mirë.

  • Ndryshoni natyrën e punëve ndërsa fëmijët rriten.

Shumica e prindërve e dinë se çfarë fëmijët e tyre janë apo jo në gjëndje të bëjnë. Për këtë, prindërit duhet të sigurohen që punët janë të përshtatshme për moshën dhe aftësinë e fëmijës.

  • Monitoroni në fillim.

Së pari prindërit duhet të jenë të sigurtë që kanë kohën për t’ju përgjigjur pyetjeve  dhe të japin udhëheqjen kur fëmijët kanë nevojë. Sa më të vegjël janë fëmijët, aq më shumë kanë nevojë për mbikqyrje. Kjo do të vijë duke u reduktuar derisa puna të bëhet me përgjegjësi të plotë.

  • Shpërbleje fëmijën.

Nëse prindërit kanë vështiësi me bindjen e fëmijës për të bërë punë, një sistem shpërblimi mund të inkurajojë bashkëpunimin. Prindërit vendosin bashkë me fëmijën se çfarë mund të jetë shpërblimi. E mira është jo gjëra materiale, si për shembull një shëtitje me mamin dhe babin në park ose të lejohet të kalojë orarin e gjumit me gjys ore. Fëmijët e vegjël duhet të shpërblehen çdo ditë ndërsa më të mëdhenjtë një herë në javë. Pasi fëmijët i bëjnë punët në mënyrë të rregullt, shpërblimi hiqet.

  • Tregoji fëmijës pasoja llogjike.

Në rast se nuk dëshironi të aplikoni shpërblimet, mund të përdorni pasojat llogjike. Këto pasoja vijnë natyralisht si rezultat i sjelljes së fëmijës. Për shembull, nëse fëmija vazhdimisht harron të vendosë biçikletën në vendin e vet në fund të ditës, një pasojë llogjike do të ishte të ndalohej të ngiste biçkletën për pak ditë. Nga ana tjetër, një pasojë llogjike për një fëmijë që vazhdimisht përfundon detyrat e tij është t’i japësh më shumë kohë të lirë për të luajtur. Kjo kërkon që pasojat të bëhen të ditura më parë dhe të aplikohen gjithmonë.

  • Mos përsërisni vazhdimisht punët që duhet të bëjë.

Prindërit duhet të shmangin përsëritjen me gojë të punëve që duhen bërë. Nëse fëmija harron ose refuzon të bëjë një punë, prindërit nuk duhet të thonë asgje dhe të aplikojnë pasojat.

  • Mos i bëni ju punët që fëmija ka në ngarkim.

Nëse ju bëni punët që i keni kërkuar fëmijës, atëherë ata mësojnë se: së pari, prindërit nuk e kanë seriozisht atë që kërkojnë dhe kështu nuk do të ndjekin kërkesat e tyre; së dyti, nëse ata e shtyjnë në kohë bërjen e një punë, dikush tjetër në vend të tyre do t’i bëjë.

  • Jepuni shumë lavdërime.

Prindërit gjithmonë duhet t’i përgëzojnë dhe inkurajonë fëmijët kur ata përpiqrn për të bërë punë. Kjo duhet të  vazhdojë sa herë që fëmija e bën shumë mirë një punë.

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni