Femija im me ndricon jeten



Përgatitja e fëmijës për ardhjen e bebit në familje

Ardhja e një bebi mund të sjellë shumë ndryshime në familje. Prindërit shpenzojnë shumë energji me përgatitjet dhe pas lindjes, një pjesë e madhe e vëmendjes së familjes shkon për nevojat e të sapolindurit.

Ky ndryshim i madh mund të jetë i vështirë për fëmijët e tjerë. Është e zakonshme që ata të ndjehen xheloz dhe të shfaqin sjellje kundërshtuese.

Por prindërit mund t’i përgatisin fëmijët për shtimin e familjes. Të diskutosh shtatzaninë në atë mënyrë që ka kuptim për fëmijën, bërja e disa rrëgullimeve dhe përfshirja e fëmijëve në kujdesin e bebit i bën gjërat më të thjeshta për çdokënd.

Gjatë shtatzanisë

Nuk ka një kohë apo moment perfekt për t’i treguar fëmijës se do të bëhet me një vëlla/motër. Kur diskuton për shtatzaninë, ki parasysh të ndjehesh sa më e lirshme dhe pjekurinë e fëmijës. Parashkollorët për shembull, mund të mos kuptojnë afatet kohore, që do të thotë se nuk do të jetë e qartë për ta nëse i thoni që bebi do të lindë pas pak muajsh. Do të jetë më e vlefshme të shpjegoni se bebi do të lindë në një stinë të caktuar, si në dimër ose kur të jetë ftohtë jasht.

Sa detaje duhet të jepni? Lejoni që pyetjet e fëmijës t’ju udhëheqin. Për shembull, një 4 vjeçar mund të pyesë: ” Nga vijnë bebet?”. Pavarësisht se si mund t’ju tingëllojë, fëmija nuk po ju kërkon t’i shpjegoni seksin por në kuptimin e parë, nga vijnë. Mund të jetë e mjaftueshme të thoni: ” Bebet vijnë nga mitra, që është brenda barkut të mamit”. Një fëmijë që do të dijë më shumë do të pyesë.

Nëse fëmija tregon interes pëe bebin, këto aktivitete mund të inkurajojnë:

Të shikoni së bashku fotot kur fëmija ishtë bebe

Të lexoni libra për lindjen  të përshtatshëm për moshën e fëmijës

Te frekuentoni miq që kanë bebe

Përgatitja e çantës për spital

Të menduarit për emra të mundshëm të bebit

Të shkoni te doktori të dëgjoni rrahjet e zemrës së bebit

Përgatitja për lindje

Ndërsa data afrohet, bëni rregullimet e mundshme për fëmijët më të rritur  përgjatë kohës që do të jeni në spital, që ata të dinë se çfarë pritet prej tyre.

Mundësojini fëmijës të vijë t’ju vizitojë sa më parë ne spital pasi keni lindur. E mira është që të jeni vetëm ju, pa të afërm të tjerë- kjo forcon kete lidhje të re në familje.

Mundohuni të ruani rutinën sa më shumë të jetë e mundur në javët e fundit para ardhjes së bebit. Nëse do të përgatisni një dhomë të re pë rte, bëjeni disa javë përpara. Nëse fëmijët janë për shembull në fazën e të mësuarit të shkuarit në tualet ose të transferuarit në dhomën e tyre, mundohuni t’i bëni keto ndryshime disa kohë përpara lindjes së bebit ose shtyjini disa muaj më vone mbas lindjes.

Ardhja e bebit në shtëpi

Pasi bëbi të ketë ardhur në shtëpi, ju mund të ndihmoni fëmijët të përshtaten me ndryshimin. Përfshijini ata sa më shumë të jetë e mundur në aktivitetet e përdtishmë, përfshirë bebin kështu ata nuk do të ndihen të mënjanuar. 

Shumë fëmijë dëshirojnë të kujdesen për vëllezërit( motrat e tyre të sapolindur. Ndonëse “ndihma” mund t’I zgjasë punët në kohe, I jep mundësinë fëmijës të ndërveprojë me bebin në një mënyrë positive. Në varësi të moshës, vëllai ose motra më e madhe mund të argetojë bebin gjatë ndërrimit të pelenave, shtyn karrocën, ose ndihmon në veshjen, larjen apo ushqimin e bebit.

Nëse fëmija nuk tregon interes për bebin, mos u alarmo dhe mos e forco. Kërkon kohë.

Në rastet e ushqyerjes me gji, fëmija tjetër përjashtohet por nëse mbani një lodër në dorë dhe kërkoni vëmendjen e tij, nuk do të ndihet i mënjanuar.

Kaloni kohë me fëmijën e madh ndërsa bebi fle dhe nëse është e mundur përcaktoni një kohë çdo ditë ku fëmija merr vëmendjen e pandërprere nga njëri prej prindërve.  Nëse këta fëmijë e dinë se kanë një kohë eskluzive për ta mund t’I ndihmojë të reduktojnë ndjenjat e fajit apo të zemërimit kundrejt bebit.

Gjithashtu rikujtojini të afërmve dhe miqve se fëmija më i madh dëshiron të flitet edhe për gjëra të tjera përveç bebit. Sugjerojini ndonjë aktivitet loje ose diçka speciale për fëmijën.

Ndjenjat

Me të gjitha ndryshimet që një bebe e sapolindur sjell, disa fëmijë mund të përjetojnë vështirësi ndërsa përpiqen të përshtaten.

Inkurajoje fëmijën të flasë për ndjenjat për vëllain/motrën e vogël. Nëse fëmija nuk I artikulon dot këto ndjenja, mos u habisni nëse ai/ajo teston kufijtë ose refuzon të flasë me bebin.

Nëse fëmija ka të tilla reagime, mos ndiqni rregullat por kuptoni se ndjenjat jane duke udhëhequr dhe movituar sjelljen. Mund të jetë një mesazh i qartë se fëmija dëshiron më shume kohë vetëm për vetëm me ju por bëjini të ditur që edhe pse ndjenjat janë shumë të rëndësishme për tu shprehur, ato duhet të shprehen në mënyrë të përshtatshme. 

 

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni