Femija im me ndricon jeten



Blerja e karriges së makinës

Karrigia e makinës është një aksesor i domosdoshëm. Ajo karrigja-e-bebit-e-makinesduhet përdorur çdo herë që udhëton me fëmijen në makinë qoftë edhe për një udhëtim shumë të shkurtër, qëndrimi në karrige shpëton jetën e fëmijës tënde në rast aksident. Trupi i bebit është delikat dhe në rast aksidentesh ai mund të vritet ose mund ti ndodhin gjëra akoma më të rënda. Kini gjthmonë në mendje se duhet të siguroni fëmijën tuaj në makinë sepse jeta e tij është përgjegjësia juaj si prindër.

Sipas ligjit nr.8308, datë 18.03.1998 për “Transportet rrugore” (i ndryshuar) neni 170 pika 5 parashikon se: “Pasagjerët deri në moshën 4 vjeç që rrinë në vendet e pasme të mjeteve, duhet të mbahen nëpërmjet sistemeve të posaçme të fiksimit.

Read more:
 
6 gabime për të evituar në marrëdhënjen me të voglin

Prindi është modeli më i rëndësishëm në jetën e fëmijës. Ai është personi që e udhëheq në jetën e tij dhe i cili duhet të jetë shokë, ta dëgjojë kur ka nevojë dhe ta ndihmojë e ti japi drejtim jetës tij në momente të vështira.
Dhe jo vetëm aq… ai duhet të di kur i vogli ka nevojë për mbrojtje dhe kur duhet ta lërë ti zgjidhi gjërat vetë, kur ta përkëdheli dhe kur ta qortojë.
Të jesh prindër është puna më e vështirë dhe ka shumë gabime të cilat në të ardhme do të ndikojnë në sjelljen e të voglit. Prandaj, ne kemi mbledhur disa nga gabimet më të shpeshta që prindërit bëjnë në rritjen e fëmijëve të tyre.

Read more:
 
4 aksidente të rënda – çfarë të bëjmë?

Kur është hera e fundit që ke ecur këmbadorazi nëpër shtëpi? Jemi shumë të sigurt se hera e fundit ishe fëmijë. Sado të çuditshëm do të duket është koha të provosh ta bësh përsëri. Shtëpia është një botë e re për fëmijën tënde, është një botë që duhet eksploruar, por është plotë me rreziqe. Prandaj ne të sugjerojmë të shikosh shtëpinë tënde nga pikëpamja e një bebe-je dhe të provosh të heqësh të gjitha rreziqet e mundshme për fëmijën tënde.

Read more:
 
8 gjëra që nuk duhet të të mungojnë kur ikën me pushime

Është verë dhe është koha për argëtim dhe për pushime të gjata. Patjetër se të gjithë do argëtohen por ti mami duhet të kesh kujdes që të mbrosh bebin tënd sa më shumë.

Mami ime ka bërë gati një listë me gjëra që nuk duhet të të mungojnë në asnjë mënyrë kur ikën për pushime:

1. Në radhë të parë duhet të kesh me vete një krem për mbrojtje ndaj djellit. Këshillohet krem me faktor +50 ose +30 minimumi. Lëkura e fëmijve është shumë e ndjeshme dhe nuk ka asgjë më keq sesa një fëmijë e vogël i djegur nga dielli. Duhet të kesh kujdes që të kesh edhe një krem për pas plazhit për të qetësuar lëkurën sa më shumë.

Read more:
 
Prev12345Next

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni