Femija im me ndricon jeten



Java e parë e shtatëzanisë

Shtatëzania javë pas jave! Nëse lexon këtë artikull ose je shtatëzanë ose dëshiron të jesh shtatëzanë, në këkë rast, je në vendin më të mirë për tu informuar rreth 9 muajve të shtatëzanisë.

Shtatëzania është fillimi i një jete të re për ty dhe për partnerin tënd. Një fëmijë nuk u sjell vetëm lumturi prindërve, por dhe shumë përgjegjësira. Kështu që, nëse keni vendosur të keni një bebush, ti dhe babai i ardhshëm duhet të ndryshoni stilin e jetesës. Si mami e ardhshme, duhet të kesh shumë më shumë kujdes për veten sepse trupin juaj do të rrisi vogëlushin që do t’ju sjelli lumturinë.

Trupi juaj!
Java e parë e shtatëzanisë është ndryshe tek çdo femër. Mund të jesh e stresuar, mund të jesh shumë e lumtur ose më e ndjeshme dhe mund të fillosh të qash në çdo moment. Në përgjithësi, shumë femra e ndjejnë këtë gjendje kur janë shtatëzanë, qoftë prej gjendjes së përmendur mësipër, qoftë prej ndjesisë së përzierjes që vendoset papritur në to. Janë femra që nuk kanë asnjë simptom dhe kuptojnë që janë shtatëzanë vetëm mbas muajit të parë të shtatëzanisë. Gjithçka varet nga sa të regullta i kanë menstruacionet, sepse shtatëzania llogaritet nga dita e parë e menstruacionit të fundit. Kështu që, teorikisht, jeni në javën e parë të shtatëzanisë menjëherë mbas mbarimit të menstruacionit, edhe nëse fekondimi bëhet javën e dytë mbas menstruacionit. Duke llogaritur ketë datë mund të marrësh vesh se kur do të lindi bebushi jot. Atëhere trupi jot nuk do të ketë asnjë ndryshim gjatë kësaj javë.
BABI!
Babi, po pret me padurim lajmin? Ndenjat e tuat mund të jenë pak të ngatarruara, pret me padurim, por mund të kesh edhe pak frikë. Mos u tremb, të gjthë baballarët mendojnë njëllojë! Mendon a do jesh një baba i mirë? Pa merak, do mësosh të jesh një baba i mrekullueshëm! Fol me mamanë e ardhshme për të gjtha gjërat që ndjen, bëni plane sëbashku dhe ki shumë durim sepse shtatëzania do ketë goxha vështirësi.
Këshilla:
Ndrysho stilin e jetës! Është momenti të fillosh një dietë të shëndetshme, të lesh kafen, alkoolin, duhanin …
• Nuk ke një mjek gjinekolog? Tani është momenti të gjesh një. Mund të marrësh një rekomandim nga një shoqe ose të interesohesh në maternitet. E rëndësishme është të keni besim tek mjeku juaj sepse gjatë 9 muajve të shtatëzanisë ai do jetë suporti juaj.
• Ki kujdes për veten dhe për trupin tënd. Fli mjaftueshëm, ha ushqim të shëndetshëm, qesh dhe mos u mërzit absolutisht fare! Gjendja psikologike e mirë ka një impakt jashtë mase pozitiv tek bebi juaj.

Ne të urojmë SUKSESE!

 

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni