Femija im me ndricon jeten



Java e dytë e shtazanisë

Java e dytë të shtazanisë
Trupi juaj!
Je kaq entuziaste që fillon të shikosh barkun tënd dhe të imagjinosh veten tënde me bebe! Gjatë kësaj jave do te bëhet fekondimi. Realisht, as gjatë kësaj jave trupi juaj nuk do të ketë asnjë ndryshim. Ka edhe femra që “gëzojnë” simptomat e shtatëzanisë shumë shpejt. Këto femra mund të ndihen të lodhura, mund të kenë të përziera në mëngjes ose mund të kenë neps për ndonjë ushqim. Po ashtu, mund ti fryhen gjokset ose mund të ndihen të fryra. Mund të kesh rrjedhje gjaku të lehta ose dhimbje barku. Mos u tremb sepse mjeku juaj mund të të këshillojë dhe do të të sigurojë se çdo gjë është mirë. Mami, mos harro të buzëqeshësh sepse jeta juaj do të ndryshojë për mirë!
Zhvilimi i bebit!
Tani mund të ngeleni shtatëzanë. Gjatë javës së dytë të shtatëzanisë bëhet ovulacioni! Kjo do të thotë që vezorët prodhojnë vezë, të cilat zbresin në tubat e mitrës për të pritur spermatozoidin. Duke patur parasysh se çdo shtazani është e veçantë dhe çdo mami e ardhshme ka mënyrën e saj të zhvillimit ne ju këshillojmë që për çdo pyetje ose paqartesi të flisni me mjekun tuaj. Ka vetëm 4 ditë në muaj kur një grua mund të ngeli shtatëzanë dhe ato llogariten sipas periudhës së ovulacionit.
As kësaj herë nuk mund të japim ndonjë informacion në lidhje me zhvillimin e shpirtit të të voglit sepse tani bëhet fertilizimi. Mos u mërzit sepse shumë shpejt do të ndjekim bashkë rritjen dhe lindjen e vogëlushit tënd.
Nga veza tek fetusi
Java e dytë fillon në fund të menstruacionit dhe përpara fertilizimit kur një spermatozoid i vogël arrin i pari tek veza duke formuar materialin gjenetik. Në 10-30 orë në vazhdim të këtij eventi, spermatozoidi bashkohet me vezën dhe formojnë bashkë materialin gjenetik. Gjthmonë, vezët kanë kromozomin X, ndërsa spermatozoidët kanë kromozomet X dhe Y. Në rast se spermatozoidi ofron kromozomin Y atëherë do të kesh një djalë, në rast se ofron kromozomi X atëhere do të kesh një vajzë. Mbas fekondimit, veza (e cila tani quhet zigot) zbret në mitër dhe ndahet në 16 qeliza. Zigoti fiksohet në murin e mitrës dhe fillon të rritet dhe të zhvilohet. Këto qeliza do të bëhen embrion dhe do rrethohet nga qesja amniotike. Tani mund të thuash se je shtatëzanë!
Këshilla:
• Lëre alkoolin, duhani dhe çdo gjë që mund të të bëj keq
• Ha shumë fruta dhe perime
• Pi të paktën 2 litra ujë në ditë
• Mos ha fast-food ose ushqime të thata
• Shko tek mjeku jotë për të të rekomanduar vitamina, analizat dhe acid folik
• Zgjidh mjekun tënd gjinekolog
• Çlodhu dhe shijo shtatëzaninë tënde
Gjithë këto simptoma variojnë te çdo femër. Ka mama që nuk ndjejnë se janë shtatëzanë deri në muajin e dytë dhe ka të tjera që e dinë nga momentin i parë

 

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni