Femija im me ndricon jeten



Java e tretë e shtatëzanisë

Në fillimin e javës së tretë, do të ndodhi evenimentin i madh: konceptimi. Vetëm mbas 265 ditë që në ketë moment do të kesh në krahë një vajzë ose një djalë të vogël... ose, pse jo, më shumë se një……
Trupi jotë
Mrekullia ndodhi; je shtatëzanë! Mami tani ke arsye për tu gëzuar vërtet me babin e ardhshëm. Është e mundur që të fillosh të kesh ndjesi të ndryshme si për shembull: të vjella në mëngjes, lodhje ose ndjesi fryerje. Mund të të rrjedhi pak gjak gjatë kësaj periudhe. Nga pikëpamja fizike mund të të rriten gjokset dhe mund të të dhëmbin goxha ose mund të kesh dhimbje të lehta barku. Rri e qetë! Këto janë shenja shumë normale të shtatëzanisë. Për barkun tënd, nuk është akoma koha të flasim sepse ka nevojë për goxha kohë që barku të të rritet dhe të dallohet. Deri atëherë është shumë mirë që të blesh një krem hidratues të veçantë për femrat shtatëzanë ose vaj bajame për të lyer trupin tënd në mënyrë që lëkura të jetë sa më e ushqyer, sa më elastike në momentin që barku do të rritet.
Zhvillimi i bebit
Urime! Do të jesh mami! Konceptimi bëhet në momentin që një spermatozoid fekondon një vezë brenda trompës (e cila lidh vezoren me mitrën). Fertilizimi zgjat pothuajse 24 orë. Lënda gjenetike e spermatozoidit dhe vezes formojnë një masë qelizash, e cila zbret shpejt në mitër dhe shumëzohen shumë shpejt. Mbas rreth 5 ditësh kjo masë fiksohet ne murin e butë të mitrës. Disa femra kanë një çrregullim dhe një rrjedhje gjaku të lehtë në momentin e fiksmit. Në rast se të ndodh edhe ty mos u tremb. Bebushi jot bëhet zigot që domëthënë një mbledhje qelizash që ndahen shumë shpejt. Mund të jenë më shumë se një bebe? Në momentin që vezët lëshohen nga vezorja (nga një në çdo vezë) dhe janë fertilizuar nga dy spermatozoid të ndryshëm atëherë krijohen 2 binjakë të ndryshëm. Këto mund të kenë sekse të ndryshme, mund të ngjajnë ose mund të mos ngjajnë fare. Në rast se veza e fekonduar ndahet më vonë në dyshe atëherë janë binjakët që kanë të njëjtën strukturë kromozomiale dhe do kenë të njëjtin seks, të njëjtën ngjyrë flokësh, sysh. Vajzë apo djalë? Seksi i bebit caktohet në momentin që spermatozoidi bashkohet me vezën. Në rast se spermatozoidi ka kromozomin X atëherë bebi do të jetë vajzë, në rast se spermatozoidi ka kromozomin Y atëherë bebi do te jete djalë. Në rast se ke plan të ngelesh shtatëzanë, është shumë mirë që të marrësh nga fillimi acid folik për arsye se ndihmon në parandalimin e keqformimeve.
Për babin!
Urime! Do të bëhesh baba! Shumë shpejt do të formoni një familje prej 3 personash dhe ky i treti do të jetë qënia më e rëndësishme e jetës tënde. Duhet të jesh pranë mamit duke e inkurajuar dhe mbështetur në çdo gjë. Jo vetëm bebi është i rëndësishëm por edhe ndenjat e mamit gjatë shtatëzanisa. Dëgjoje, pranoji nervat e saj dhe duhet ta duash pavarësisht gjendjen e saj. është e mundur që ajo të ketë probleme me aromat prandaj mund ta ndihmosh pak në guzhinë. Vetëm ki durim sepse kjo situate do të përmirësohet.

Vizita e parë tek mjeku
Tani është momeni edhe për një vizitë të parë tek mjeku për të konfirmuar shtatëzaninë tënde. Të rekomandojmë të shënosh në një letër të gjthta pyetjet që mund të kesh në lidhje me shtatëzaninë tënde sepse pavarësisht se mund të lexosh dhe të marrësh shumë informacione vetë, çdo femër është ndyshe dhe prandaj shumë gjëra duhet ti merrni vesh vetëm nga mjeku juaj. Në momentin që shtazatënia juaj konfirmohet mjeku do t’iu japi disa analiza për të bërë. Në bazë të këtyre rezultateve mund të përcaktohen vitaminat ose trajtimet e tjera në rast nevoje. Normalisht mbas konfiminit të shtatëzanisë duhet që të regjistroheni tek ambulanca e lagjes tek mjeku gjinekolog, i cili do t’iu peshojë, mati gjatësinë, tensionin dhe mund t’iu japi këshilla në lidhje me vendin ku mund të bëni analizat përkatëse.
Këshilla:
• Shko menjëherë tek ambulanca e lagjes për tu regjistrua;
• Duhet të bësh të gjtha analizat që mjeku të rekomandon dhe të fillosh vitaminat përkatëse;
• Ki kujdes për veten tënde, fli mjaftueshëm, ha mjaftueshëm;
• Mos pi alkol, duhan, drogë;
• Ha shumë perime dhe fruta;
• Pi të paktën 2 litra ujë në ditë.

 

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni