Femija im me ndricon jeten



Java e katërt e shtatëzanisë

 

Je shtatëzanë në javën e katërt. Gjatë javës së katërt, pothuajse 5 ditë mbas konceptimit bëhet fiksimi. Mbasi embrioni mbërrin në mitër, fiksohet dhe qelizat ndahen në dy grupe, një grup do të bëhet plaçenta dhe një grup do bëhet bebi.
Trupi juaj
Gjatë javës së katërt mund të ndihesh e lodhur dhe pak e trazuar. Normalisht është koha që duhet të kesh menstruacionet, por prej nga një hormon i embrionit, menstruacionet ndalohen. Mund të ndjesh gjokset e fryra, mund të të dhembin, mund të marresh peshë ose të humbësh 1-2 kg, mund të ndihesh e fryrë në zonën e barkut poshtë, rriten sekrecionet vaginale, urinim të shpeshtë, përzierje në mëngjes, ndryshime të gjendjes shpirtërore ose lodhje. Dyshon…. ose je e bindur që je shtatëzanë dhe normnalisht ndjehesh shume e prekur. Ndjen nevojën për tu përkëdhelur dhe normalisht ke frikë nga të qenurit mama. Duhet të flasësh me partenerin tënd, ti thuash se çfarë ndjen dhe ti kërkosh mbështetje. Ka mundësi që edhe ai të ketë emocione por në këtë rast duhet të mbështesni njëri tjetrin. Duhet të çlodhesh dhe të kesh kujdes për veten. KUJDES, gjatë trimestrit të parë ka një rrezik të lartë për ndërprerjen e shtatëzanisë në mënyrë të papritur.
Zhvillimi i bebit!
Dy javë mbas fiksimit në mitër, bebi bëhet zyrtarisht embrion. Gjatë kësaj jave formohet qesja amniotike dhe fillon formini i placentës e cila do ushqejë bebin deri në lindje. Fillon formimi i kockës sakrale, shtyllës kurrizore, sistemin nervor qendror, veshkat, mëlçisë, të brendshmet dhe shumë shpejt zemra do të fillojë të rrahi si magji. Gjatë kësaj kohe gjthçka varet nga mami i ardhshëm. Si ushqehet, sa shumë punon dhe sa shumë çlodhet. Ki kujdes, për veten tënde në mënyrë që të kesh një beb të shëndetshëm.
Për babin!
Është momenti që të blini një test shtatëzanie për të marrë konfirmimin. Sa më shpejt do të merrni vesh për bebin aq më shpejt mund ta ndihmosh ti mamin e ardhshëm. Ki besim tek vetja jote dhe mbështete sa të mundësh, ofro dashuri dhe thuaj se do jetë një mami e përkryer.
Këshilla:
• Shko menjëherë tek ambulanca e lagjes për tu regjistrua;
• Duhet të bësh të gjtha analizat që mjeku të rekomandon dhe kështu mund të fillosh të marrësh vitaminat përkatëse;
• Ki kujdes për veten tënde, fli mjaftueshëm, ha mjaftueshëm;
• Mos pi alkol, duhan, drogë;
• Ha shumë perime dhe fruta;
• Pi të paktën 2 litra ujë në ditë.

 

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni