Femija im me ndricon jeten



Java e pestë e shtatëzanisë

 

Urime mami je shtatëzanë në javën e pestë !
Trupi juaj!
Mund të të dhembin gjokset, mund të ndihesh e lodhur, me të vjella dhe shumë uri në mëngjes. Mund të ndjesh një shije të çuditshme në gojë dhe ndjesinë që duhet të shkosh shumë shpesh në tualet për arsye se mitra rritet dhe shtyp qesen e urinës. Mos u shqetëso për elegancën e trupit tënd dhe kontrollo ushqimin. I vogli juaj nuk ka nevojë të ushqehet me fast food, alkool, çokollata ose patate të skuqura. Ai ka nevojë për vitamina kështu që mund të kalosh në një dietë të bazuar në fruta, perime, bulmet. Diskutojeni edhe me mjekun tuaj. Në varësi të analizave që ke bërë, mjeku do të dijë shumë mirë çfarë ke nevojë të hash në mënyrë që bebi të marri të gjitha gjërat e shëndetshme.
Ki shumë kujdes për lëkurën tënde. Mund të fillosh të përdorësh krema hidratuese ose thjesht vaj bajame. Lëkura duhet ushqyer mirë për të shamgur që ajo të plasaritet ose të bjerë. Po ashtu, bëj dush të vakët jo të nxehtë dhe masazh përditë.
Zhvillimin e bebit
Embrioni është sa një kokërr bizele (1,5-3 mm). Nga dita 21 zemra e vogël e embrionit do të fillojë të rrahi. Tubi neutral zhvillohet në tre pjesë dhe mbas disa muaj do bëhet një tru kompleks. Plaçenta fillon të funksionojë. Shtylla kurizore rritet më shpejt sesa pjesa tjetër e trupit dhe duket si një bisht. Mos ki frikë, kjo do të zhduket avash avash me zhvillimin e bebit. Bebi juaj ka hyrë në muajin e dytë të jetës. Të voglit fillojne ti zhvillohen krahët dhe këmbët. Bebi zhvillohet shumë shpejt dhe me siguri me zor pret të të takojë. 
Për babin
Mami kalon disa faza hormonale që mund ta bëjnë shumë të nevrikosur. Është shumë mirë ta trajtosh me shumë dashuri, qetësi dhe romantizëm. Ndihmoje në shtëpi dhe kuptoje kur të kërkon ti bësh masazh tek këmbët në darkë ose kur thotë se nuk duron dot larësin e enëve dhe duhet ti lash ti. Është e mundur që ajo mos durojë dot as erën e gatimit dhe prandaj është një moment i përshtatshëm për të filluar një hobi të ri, janë receta që mund të bëhen edhe nga burrat jo vetëm nga gratë. Por nuk ka problem, babi duhet të jesh i lumtur sepse së shpejti do të kesh një beb të bukur.
Për dijeni!
Është momenti që të takosh mjekun tënd. Këto takime duhet të jenë çdo muaj në fillim të shtatëzanisë dhe çdo javë në fund të saj. Gjatë periudhës së parë të shtatëzanisë duhet të kesh më shume kujdes për veten. Nuk duhet të bësh sforco, fli mjaftueshëm, mos u streso dhe mos puno jashtë orarit të punës. Bëj shëtitje të gjata në këmbë sepse ecja të bën shumë mirë.
Këshilla:
• Shko menjëherë tek ambulanca e lagjes për tu regjistruar;
• Duhet të bësh të gjtha analizat që mjeku të rekomandon dhe të fillosh vitamina përkatëse;
• Ki kujdes për veten tënde, fli mjaftueshëm, ha mjaftueshëm;
• Mos pi alkool, duhan, drogë;
• Ha shumë perime dhe fruta;
• Pi te paktën 2 litra ujë në ditë.

 

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni