Femija im me ndricon jeten



Java 6 e shtatëzanisë

 

Urime! Ke emocione, frikë, je e lumtur…?! Mos u shqetëso këto janë shumë normale, por e rëndësishme është të flasesh të gjtha gjërat me partenerin tënd dhe të mbështetesni njeri tjetrin.
Trupi jot!
Në javën e 6-të do të fillojnë të duken disa ndryshime në turpin tënd. Gjoksi do të bëhet shumë i ndjeshëm, do të kesh përzierje ose të vjella, lodhje, disa femra mund të kenë probleme me jashteqitjen ose disa të tjera mund të kenë dhimbje barku. Këto variojnë tek çdo femër. Në përgjesi mamatë ndejnë menjëherë se janë shtatëzanë. Në rast se e ke fëmjen e parë atehere mund ta kuptosh pak me vonë, duke mënduar se këtë gjendje e ke si pasojë e ciklit menstrual. Në këtë periudhe mund të kesh ndjenja të kundërta, një moment mund të jesh në kulmin e lumturisë, pastaj të fillosh të qash papritur. Mos u mërzit për zënka të vogla që mund të kesh me familjen dhe jepi vetes kurajo sepse kjo periudhe do të kalojë shumë shpejt. Tani në këtë periudhe mund të fillosh të marresh peshë. Në mënyre që të kontrollosh sa më mirë peshën tënde, peshohu në intervale kohore të rregullta dhe ha ushqim të shëndetshëm, perime dhe fruta.
Zhvillimi i bebit
Gjatë kësaj javë, vazhdon zhvillimin e sistemit nervor qëndror të bebit. Tani ai ka një zemër në fillimet e saj , por prit të shikosh sa dashuri mund të të ofrojë kjo zemrër e vogel. Po rriten dhe krahët që do të të përqafojnë se shpejti dhe këmbët me të cilat do të bëjë hapat te para. Bebushi jot tani është rreth 2-5 cm dhe ka rreth 100-140 rrahje zemre në minutë. Ajo qarkullon tani gjakun në të gjthë trupin.
Disa keshilla të mira!
Eshtë shumë e rëndësishme që të kesh vëmëndje me trupin tënd. Eshtë momenti që të ndalosh pirjen e duhanit dhe alkolit . Mos pi illaçe, sepse javët në vazhdim janë më të rëndësishmet për zhvillimin e bebit tënd.
Për babin
Babi, mund të ndihmosh edhe ti me shtatezaninë duke hequr dorë nga të gjitha gjerat që mund ti bëjnë dëm bebit. Kjo do të thotë: pa alkol në shtepi, pa duhan, pa illaçe ( kur nuk është e domosdoshme) dhe duhet të kesh kujdes që mami të ketë gjthmonë ushqim të shëndetshëm dhe të freskët. Do të jesh një babi i mrekullueshëm! Pa merak!
Periudhe e rëndësishme!
Meqenëse kjo është një periudhe shumë të rëndësishme për zhvillimin e organeve të brëndshme të bebit tënd, duhet të evitosh absolutisht çdo gjeje që mund ti bëj dëm atij si: Alkoli, duhani, illaçet, fast food, ushqimet e skuqura apo ato të thata, sepse nuk të duhen as ty as bebit. Duhet të gjesh një mjek!! (nëse nuk e ke bërë akoma). Ki kujdes që ai të jetë një person me të cilin mund të komunikosh për çdo gjë. Gjatë trimestrit të parë mund të ndodhi shumë kollaj aborti i papritur dhe për këtë arsye ne të këshillojmë të kesh kujdes për veten, fli mjaftueshëm, mos ngre pesha dhe mos u mërzit. Në rast se ke një nga simptomat të mëposhtme duhet të këshillohesh menjëherë me mjekun tënd:
- rrjedhje gjaku
- dhimbje barku ose prerje barku të forta
- rrjedhje ngyrë gri ose rozë
- mpiksje gjaku
Duhet të kesh parasysh se jo çdo rrjedhje ose dhimbje barku do të thotë abort i papritur, prandaj është e nevojshme të diskutosh sa më shumë me mjekun tënd.

 

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni