Femija im me ndricon jeten



Java 7 e shtatëzanisë

Java e shtatë ngjan shumë me javën e kaluar për sa i përket gjendjes tënde të përgjithshme. Në rast se je një nga ato 70% të femrave që kanë trazira në mëngjes atëherë gjatë kësaj periudhe e ndjen shumë. Mënyra e të ushqyerjes është shumë e rëndësishme tani: cfarë ha ti i shkon edhe bebit tënd. 

Trupi juaj!
Gjatë javës së shtatë do të vazhdojnë simpomat që ke pasur edhe javën e kaluar. Mund të kesh trazira në mëngjes, shije të çuditshme në gojë, gjokse të fryra dhe të ndjeshme, ndryshime të gjendjes shpirtërore, fryrje barku… ose mund të mos ndjesh asgjë. Pesha juaj mund të rritet ose prej gjendjes së trazuar mund të ulet. Të dyja situatat janë më se normale. Fillo dhe peshohu një herë në javë dhe mat me metër barkun në mënyrë që të kesh një dijeni të mirë të situatës. Kjo do të ndihmojë edhe mjekun tuaj kur të rekomandon një dietë. Ha shumë fruta dhe perime, mish të lehtë (pulë ose peshk), bulmet sa më shumë. Ha të treja vaktet në ditë dhe 2 midis vakteve. Mund të bësh edhe ushtrime të lehta por gjëja më e mirë mbetet ecja në këmbë.
Regulla bazë për dietën e shtatëzanisë:
• Ha ushqim të ndryshme gjatë gjthë ditës;
• Kujdes me sheqerin ose me ushqimet që kanë sheqer. Nuk të sjellin asnjë vitamin, por sjell vetem disa kg më shumë;
• Provo mos ha të skuqyra;
• Pi të paktën 6-8 gota ujë në ditë;
• Ilaçet, alkooli, droga nuk janë të lejuara.
Zhvillimi i bebit
Gjatë javës së shtatë të shtatëzanisë bebi juaj rritet shumë edhe shumë shpejt. I vogli ka tani një gjatësi prej 1.5cm dhe flokët, gjuha dhe kapakët e syve janë duke u formuar. Bebushi juaj ka peshën e një kokërr bizele dhe trupi i vet fillon të drejtohet megjithëse koka vazhdon të jetë më e madhe sesa trupi. Tani mund ti dallohet fytyra. Sytë kanë retinë. Sistemi nervor qendror është pothuajse i formuar dhe bebi fillon të lëvizi. Ai ka tani grupin e vetë të gjakut, e cila është e ndryshme nga ajo e mamit të vetë. Qelizat e gjakut janë prodhuar tani nga mëlcia. Pavarësisht të gjtha këtyre bebushi është akoma shumë i vogël dhe i brishtë.
Për babin
Të pëlqen të gatuash? Tani është momenti të fillosh gatimet për mamin e ardhshëm dhe për bebin tënd. Ndihmoje mamin në mënyrë që ajo të çlodhet. Fol me atë për gjërat që ajo ndjen, bëni plane për bebin tuaj. Thuaji shumë shpesh se e do.
Këshilla!
• Shko tek ambulanca e lagjes dhe registrohu;
• Bëj të gjtha analizat dhe merr vitaminat që tha mjeku;
• Ki kujdes për veten, fli dhe ha mjaftueshëm;
• Mos pi alkool, duhan;
• Ha shumë fruta dhe perime;
• Pi të paktën 2 litra ujë në ditë;
• Mos ha fast food ose të skuqyra;
• Çlodhu dhe kënaqu me shtatëzaninë tënde.

 

 

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni