Femija im me ndricon jeten



Java 8 e shtatëzanisë

Tetë javë shtatëzanie domëthënë gjashtë javë nga momenti i konceptimit. Edhe nëse të duken pak bebi juaj zhvillohet shumë shpejt dhe ti ndihesh nga dita në ditë më afër momentit që do ta kesh në krahë. 

Trupin juaj!
Gjatë javës së tetë të shtatëzanisë barku juaj mund të fillojë të rritet nga pak. Në rast se vendosni dorën tek barku juaj mund të ndjesh një fryerje të lehtë pavarësisht faktit se akoma nuk duket për të tjerët. Gjokset janë të mëdhaja dhe të fryra dhe ndoshta ti ndihesh pak më shumë e lodhur. Duhet të flesh sa më shumë është e mundur dhe mos kalosh netë pa gjumë. Ki kujdes të veshësh gjëra sa më komode në mënyrë që mos shtrëngosh barkun. Duhet të mbash reçipeta pambuku që të jetë sa më e rehatshme. Në mënyrë që të ndihesh sa më mirë mund të mos mbash më taka sidomos në rast se duhet të rrish shumë gjatë në këmbë. Në rast se e ke bebin e parë me siguri do të ndihesh shumë e trembur, por mos u mërzit është shumë normale edhe instikti i të qënurit nënë do të vijë shumë shpejt, menjëherë mbasi do të mbash bebushin tënd në krahë.
Zhvillimi i bebit:
Bebushi juaj ka tani pothuajse 8 mm gjatësi dhe nëse bën një eko tani mund ti dëgjosh rrahjet e zemrës. Edhe nëse pothuajse të gjtha organet e tijt janë të formuara tani ato nuk janë akoma të zhvilluara dhe duke kryer funksionet e tyre. Bishti i shtyllës kurrizore fillon avash avash të zhduket dhe këmbët dhe krahët rriten akoma më shumë. Sytë e tij janë tani mbuluar nga kapakët e syve dhe hunda e vogël mund të dallohet.
Binjakë?
Është shumë e vështirë për të thënë që tani, por femra që ka binjakë mund të ketë këto simptoma:
• Rritje të shpejtë në peshë;
• Rritje më e shpejtë e barkut;
• Ndjesi peshe në abdomen dhe në vagin;
• Mund të mbajë më shume ujë organizmi;
• Venat e hapura;
• Lodhje të theksuar
Për babin
Për ta bërë të lumtur mamin duhet ta shoqërosh te vizita e parë tek mjeku. Duhet të jesh pjesë e këtij momenti të veçantë. Duhet të jeni bashkë në të gjtha gjerat që I përkasin bebushit. Mos harro ta ndihmosh në shtëpi në mënyrë që ta mbrosh.
Këshilla
• Ki parasysh këshillat e mjekut për sa i përket ushqimit;
• Mos përdor asnjë lëndë që mund të të bëjë dëm;
• Çlodhu;
• Ec shumë në këmbë;
• Ha gjëra të shëndetshme;
• Shko urgjentisht tek mjeku në rast se ke rrjedhje gjaku;
• Shko urgjentisht tek mjeku në rast se ke dhimbje të forta barku;
• Përfishje babin të gjërat e bebit;
• Mos lajmëro akoma që je shtatëzanë, prit të kalosh trimestrin e parë.

 

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni