Femija im me ndricon jeten



Java 9 e shtatëzanisë

Je shtatëzanë në javën e nëntë, urime ke hyrë në muajin e tretë të shtatëzanisë
Trupin juaj
Shtatëzania mund të ketë ndikime dhe mund të të dalin gjëra të çuditshme në trup. Fytyra juaj mund të preket dhe shpeshherë kthehet siç ka qënë vetëm pas shtatëzanisë. Disa femra mund të kenë një lëkurë të përkryer siç nuk e kanë pasur asnjëherë, disa të tjera mund të kenë një fytyrë me rathët e syve më të mbyllur, njolla mbi hundë ose faqe. Kjo situatë zhduket menjëherë mbas lindjes.
Në rast se ke këto probleme mos rri në diell dhe përdor krem me mbrojtje, sepse dielli mund të theksojë këto njolla. Provoni të mos përdorni krem pudër sepse nuk do ketë asnjë përmirësim.
Përveç problemeve me fytyrën, gjatë kësaj jave do të fillojë t’iu duket barku. Jo shumë por në rast se më përpara ishe e dobët dhe nuk kishe fare bark tani do të dallohet. Duhet të mbash rroba shumë komode në mënyrë që mos shtrëngosh barkun. Bli një palë reçipeta shumë të rehatshme prej pambuku sepse gjoksi juaj do të rritet çdo ditë e më shumë dhe ti duhet të kesh shumë kujdes me to. Përdor krem hidratues dhe krem anticelulit. Çdo natë bëj masazh trupi dhe kur bën dush përdor ujin e ngrohte dhe ujin e ftohtë. Ha shumë perime dhe fruta dhe pi të paktën 2 litra ujë në ditë. Je një mama shumë e bukur.
Zhvillimi i bebit

Bebushi juaj është tani sa një kokërr rrushi. Peshon pothuajse 28 gram dhe është rreth 30mm. Duke filluar nga kjo javë bebi juaj fillon të shëndoshet shumë. Fytyra e tij bëhet çdo ditë më e dallueshme dhe zemra e tij e vogël ka tani 4 dhoma. Edhe nëse jeni shumë kurioz për të marre vesh seksin e bebit, kjo nuk do të jetë e mundur deri nga java e 17-18-të. Edhe nëse organet seksuale janë duke u formuar një përgjigje korrekte dhe të saktë mund të merrni vetëm atëherë, gjatë një ekzaminimi ekografik. Për arsye se mitra është duke u rritur çdo ditë mund të ndjeni dhimbje në pjesën e poshtme të barkut. Mund të keni edhe një rrjedhje kafe ose rozë. Përderisa nuk keni kontraksione të forta dhe sekrecionet nuk janë të kuqe, nuk keni asnjë arsye pse të trembeni.
Për babin!
Femrat gjatë shtatëzanisë mund të jenë shumë të vështira. Mund të kenë frikë për shumë gjëra për bebin tuaj si për shembull, gjendja ekonomike dhe përgjegjësia e prindit. Është normale. Lexoni gjëra për shtatëzaninë, këshillohuni me shoqet tuaja që kanë fëmijë dhe do të kuptoni se të gjithe prindërit kanë të njëjtat shqetësime dhe ndoshta do të gjeni zgjidhje të përshtatshme edhe për ju.

 

 

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni