Femija im me ndricon jeten



Java 10 e shtatëzanisë

 

Je në javën e dhjetë të shtatëzanisë. Do të dish nëse do shpëtosh nga përzierjet e mëngjesit ose nëse do kesh më gjendje normale deri në fund të shtatëzanisë? Mos u dëshpëro mami! Duke filluar me trimestrin e dytë do të jesh plot energji, jetë dhe lumturi. Ki dhe pak durim.
Trupin juaj
Gjatë javës së dhjetë gjendja juaj shpirtërore varion nga shumë mirë në shumë keq. Kjo ndodh për shkak të ndryshimeve hormonale në trupin tënd, por edhe prej emocioneve që ti ndjen gjatë kësaj periudhe. Mund të ndihesh shumë e lodhur prandaj të këshillojmë të provosh të flesh sa më shpejt në darkë dhe të delegosh sa më shumë punë tek të tjerët. Mos harro se trupi juaj punon shumë, është duke krijuar një jetë të re. Edhe barkun juaj do rritet akoma dhe më shumë, por mos imagjinoni se të tjerët do të kuptojnë se je shtatëzanë, mund të thonë thjesht se u shëndoshe pak, por ti, sepse e njeh më mirë trupin tënd do ta kuptosh shumë mirë se të është rritur barku. Nepsi që ke mund të të shtyjë të hash gjëra që nuk janë të shëndetshme për bebin tënd, por ne të këshillojmë të kontrollosh ushqimin dhe të hash shumë fruta dhe perime të freskëta.
Zhvillimi i bebit
Vajzë apo djalë? Organet seksuale të jashtme janë tani të formuara. Bebi lëviz jashtë mase shumë, por ti akoma nuk e ndjen. Gjatë kësaj jave bebi juaj do arrijë 42mm dhe do të jetë i madh sa një mandarinë. Në fund të kësaj jave bebi juaj do të kalojë nga faza embrionale tek ajo e fetusit. Bebi rritet shumë shpejt dhe është akoma goxha i ndjeshëm prandaj duhet të rrish larg ambienteve me duhan ose toksike. Çlodhu dhe mos u sforco, ki shumë kujdes me gjithe gjërat që bën. Organet e brendshme të bebit fillojnë të funksionojnë dhe shumë shpejt do të ndjesh goditjet e para.
Për babin
Tento ti afrohesh më shumë mamit. Përveç rasteve që mjeku këshillon ndryshe, nuk ka asnjë lloj problemi që prindërit të vazhdojnë të kenë marrëdhënie seksuale. Mami, përveç ndihmës fizike dhe mbështetjes morale ka nevojë edhe për shumë dashuri. Mund ti bësh surpriza, dilni shikoni një film ose dilni shëtitje në park. Edhe nëse të duket se ajo nuk kënaqet me asgjë ti mos humb shpresën. Të gjitha mamatë kalojnë periudha të tilla! Suksese.
Këshilla!
• Ha ushqim të shëndetshëm;
• Fli mjaftueshëm;
• Duhet të bësh shëtitje të gjata;
• Mos konsumo alkool, duhan, kafe;
• Vishu me rroba komode;
• Ki kujdes për lëkurën tënde;
• Shko tek mjeku;
• Pi acid folik dhe vitamina;
• Qesh sa më shumë dhe kënaqu me shtatëzaninë tënde.

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni