Femija im me ndricon jeten



Java 11 e shtatëzanisë

 

Kaloi edhe një javë! Tani je mësuar me faktin se pret një bebe. Përzieriet filluan të qetësohen dhe gjendja jote po ashtu po qetësohet.
Trupi juaj
Ke filluar të bësh ushtrimet Kegel? Duke filluar me javën e njëmbëdhjetë është mirë ti mësosh dhe të bësh të paktën 25 ushtrime në ditë. Nuk ka nevojë të shkosh në palestër për ti bërë. Je duke parë televizor? Tani është momenti të bësh “kegel” për muskujt e zonës perineale. Ky ushtrim domethënë të forcosh muskujt nga zona e vaginës për 8-10 sekonda. Në rast se nuk di ta bësh mund të fillosh duke ndërprerë urinimin. Kur e kuptove procesin mund të vazhdosh në çfarëdo lloj momenti. Një ndryshim tjetër është prej faktit se gjaku juaj ka filluar të qarkullojë më shpejt dhe të rrisi volumin e tij, prandaj shumë femra shtatëzanë kanë një ngyrë si rozë në faqe. Gjatë kësaj jave mund të bësh analiza të hekurit dhe të marrësh vitaminat e përshtatshme. Barku juaj rritet çdo ditë dhe ti bëhesh akoma e më e bukur.

Bebi juaj
Bebushi juaj është tani pothuajse 6 cm dhe 5 gr. Të gjtha organet e rëndësishme janë formuar. Gishtat janë të ndara, mund të hapi dhe të mbylli sytë dhe do fillojë të lëvizi krahët dhe këmbët. Lëkura e bebit trashet avash avash duke humbur transparencën e saj. Në fund të kësaj jave rreziku për të pasur keqformime është shumë i ulët. Kjo nuk do të thotë që ti mund të pish alkool ose duhan. Bebushi juaj rritet shumë shpejt dhe prandaj duhet të kesh kujdes për të pasur një beb të bukur dhe të shëndetshëm.
Për babin
Babi, mund të fillosh të vesh dorën tek barku i mamit. Mund të kesh frikë në fillim, por pastaj do mësohesh dhe me siguri shumë shpejt do të ndjesh goditjen e parë. Je shumë i lumtur dhe është shumë mirë sepse do bëhesh baba – është puna më e bukur në botë. Vazhdo të ndihmosh mamin me punët e shtëpisë. Duhet ti ofrosh shumë dashuri dhe ta bësh të ndihet më e bukura në botë.
Probleme!
Një nga problemet më të mëdhaja gjatë shtatëzanisë janë hemorroidet. Mitra rritet dhe fillon të shtypi pjesën e poshtme të trupit. Hemorroidet formohen prej volumit të lartë të gjakut dhe prej presionit të mitrës. Kështu që nëse ke këto probleme është shumë e vështirë ti shmangesh deri pas lindjes. Mund ti përmirësosh duke ngrënë fibra, duke pirë shumë ujë dhe duke lëvizur shumë. Nuk duhet të qëndrosh shumë në karrige. Ju rekomandojmë të shkoni në tualet sa herë të jetë e nevojshme.

 

 

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni