Femija im me ndricon jeten



Java 12 e shtatëzanisë

 

Duke filluar me javën e dymbëdhjetë, të përzierat duhet të jenë qetësuar dhe do fillosh të marrësh peshë. Urime, je në fund të trimestrit të parë të shtatëzanisë. Në rast se deri tani e pate shumë të vështirë, tani do jetë më e lehtë, të paktën deri në javët e fundit të shtatëzanisë kur do të rëndohesh nga pesha. Shtatëzania nuk sjell vetëm ndryshime fizike, por edhe shumë ëndrra të çuditshme. Është shumë normale. Tani mund të kesh ëndrra nga më të fortat, me shumë gjallëri,
Trupin juaj
Në rast se je rritur në peshë me 2-5 kg je në rregull, por është momenti të fillosh ditarin tënd të peshës. Barku juaj është rritur goxha dhe të gjithë mund ta kuptojnë tani se je shtatëzanë. Gjatë shtatëzanisë mund të kesh probleme me tretjen dhe me diegiet e stomakut. Provo të hash nga pak dhe shpesh, mos ha ushqime me yndyrë. Duhet të blesh krem për trupin që të ushqesh lëkurën tënde sa më mirë në mënyrë që mos plasaritet gjatë rritjes së barkut. Mund të ndjesh këmbët e fryra dhe të rënda prandaj kur vjen nga puna duhet ti mbash për pak kohë lart mbi një jastik ose thuaj babit të të bëj pak masazh. Nuk është rekomanduar t flesh mbi barkun tënd.
Zhvillimi i bebit
Gjatë këtij trimestri të shtatëzanisë bebi juaj do rritet shumë, do të zhvillohet dhe do të ndihet më shumë prezenca e tij. Gjatë javës së dymbëdhjetë fillon ti formohen kanalet urinare dhe fillojnë ti rriten thojntë. Fetusi fillon të duket si një beb dhe truri i tij është zhvilluar dhe tani transmeton mesazhe tek pjesët e tjera të trupit. Litarët vokal jane krejt të formuara dhe tani ai mund edhe të qajë megjithëse nuk dëgjohet. Duke qënë se të gjitha organet janë të formuara bebi tani mund të fillojë të ndjej dhimbjen, mund të fillojë të fusi gishtin në gojë. Kapakët e syve janë tani të mbyllura dhe do të qëndrojnë të mbylllura deri në muajn e shtatë për të mbrojtur sytë e ndjeshëm që ai ka.
Këshilla!
Mami, në mënyrë që mos të shëndoshesh shumë, duhet të kesh parasysh se kg e tepërta mund të ndikojnë edhe në shëndetin e bebit, ne të rekomandojmë këto:
• Ha fruta dhe perime;
• Ndaji 3 vaktet që duhet ti hash në ditë në 6 pjesë;
• Mos pi lëngje me gas ose gjëra të skuqyra;
• Mos ha fast food sepse bebi me siguri nuk ka nevojë për këto;
• Pi shume ujë;
• Ec shumë në këmbë.

 

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni