Femija im me ndricon jeten



Java 13 e shtatëzanisë

Duke filluar me javën e trembëdhjetë je në tremujorin e dytë. Periudha e rrezikut të humbjes së shtatëzanisë ka mbaruar dhe tani mund ti lajmërosh të gjithë për gëzimin tënd. Gjendja e trazuar e mëngjesit u qetësua dhe rekomandohet një vizitë mjekësore për tu siguruar se gjërat ecin shumë mirë. 

Sigurohu se njerzit rreth teje nuk pinë duhan dhe në rast se ke një mace thuaj të tjerëve ta pastrojnë dhe ta ushqejnë, mbetjet e maceve dhe mishi i gjallë përmbajnë Toxoplazmë, sëmundje e cila quhet edhe ajo toxoplazma prvokon keqformime. Rreziku i toxoplazmës është më i madh gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë prandaj është mirë që njeri tjetër të merret me këto detyra. Në rast se është e pamundur, sigurohu që lave duart mirë menjëherë mbas kontaktit me macen ose në rast se ke prekur mish të gjallë.
Tani ke nevojë për 60-80 gram proteina në ditë
Trupi juaj
Je një mami shumë e bukur. Fillon të të rritet barku dhe dëshiron që të gjithë të marrin vesh për gëzimin tënd. Je shumë shumë e lumtur! Flokët të shkëlqejnë dhe rriten më shpejt, e njëjta gjë ndodh edhe me thonjt. Duhet të shkosh për pazar dhe të blesh rroba për shtatëzani. Nuk është shumë shpejt dhe ne e dimë që ti me zor e pret!
Kanë mbaruar të gjtha problemet me trazirat e mëngjesit, mund të hash çdo gjë dhe ndihesh plotë energji. Tremujori i dytë është më i bukuri sepse ndjen shumë mirë. Vazhdo të kurosh trupin tënd me kremra apostafat, me masazhe të lehta dhe me dushe të vaktat. Mos harro se është shumë e rëndësishme të ecësh çdo ditë! Ha ushqim të shëndetshëm, pi shumë ujë dhe gëzohu çdo ditë. Është një periudhë kur të rritet dëshira për seks. Mos u tremb! Fluksi i madh i gjakut dhe hormonet kanë faj për këtë gjendje! Në rast se ke frikë që nuk je më aq tërheqëse si më përpara duhet të flasësh me bashkëshortin tënd dhe ti shpjegosh se çfarë ndjen. Do të kuptosh se burrat kanë mendime të tjera për femrat shtatëzanë: Mendojnë se janë të mrekullueshëm!
Zhvillimi i bebit!
Bebushi rritet dhe fillon të ndjehet! Tani peshon pothuajse 23 gram dhe 7.5 cm. Bebushi juaj tani duket me të vërtet si një njeri pavarësisht se kokën e ka akoma më të madhe. Organet e brendshme fillojnë të funksionojnë. Bebushi vazhdon të thithi gishtat dhe të lozi në shtëpinë e vetë në barkun tënd. Me zor pret ta mbash në krahë dhe ti thuash sa shumë e do! Edhe pak dhe dëshira juaj do të plotësohet!
Për babin
Fakti që keni ndarë lajmin me të tjerët të bën të kuptosh më mirë realitetin që do bëhesh baba. Mund të festoni të dy gjatë një fundjavë romantike. Mirë është të marrësh edhe ti të gjtha informacionet në lidhje me lindjen dhe me bebushin tënd. Mund të këshilloheni me shokët tuaj që janë prindër. Shiko mamin e ardhshëm e cila është e mrekullueshme dhe tregoi se e do jashtë mase.

 

 

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni