Femija im me ndricon jeten



Java 14 e shtatëzanisë

Në javën e katërmbëdhjetë mund të fillosh të ndjesh lëvizijt e bebit tënd. Mund ti ndjesh si flatra fluture ose një goditje e vogël e veçantë. Disa mama e ndjejnë shumë shpejt ose disa të tjera nuk e ndjejnë deri në javën e njëzet. Shumë shpejt, gjatë natës kur ti do të duash të çlodhesh bebushi juaj do filloj të godasi me këmbë ose do filloje të kërcejë. 

Trupi juaj
Në javën e katërmbëdhjetë do të ndihesh plot jetë dhe shume energjike. Mos harro të ecësh shumë ose të besh ushtrime të lehta. Barku juaj rritet çdo ditë dhe do të jetë më e vështirë për të fjetur. Shumë femra shtatëzanë kanë probleme me gjumin. Si mund të qetësohesh? Provo të pish qumësht të ngrohtë, një masazh të lehtë, provo të vendosësh një jastëk poshtë barkut… Mos harro të hidratosh lëkurën tënde sepse sa më shumë të rritet barku aq më shumë lëkura juaj shtriqet dhe ka nevojë për hidratim në mënyrë që mos dëmtohet. Pi të paktën 2.5 l ujë në ditë.
Zhvillimi i bebit
Bebushi juaj peshon 43 gram dhe ka një gjatësi prej 9 cm. Një njeri i vogël fare, i cili ka filluar të kërcejë dhe të lozi në barkun tënd. Zemra e tij e vogël rreh shumë fort dhe mjeku gjate ekzaminimit ekografik mund të kuptojë nëse është vetëm një zemër ose më shumë – binjak! Pse jo! Gjatë kësaj jave veshët dhe sytë e tij afrohen, qafa i zgjatet dhe mjekra i del në pa. Bebushi përgatitet më shume akoma për të dalë në jetë dhe për të të njohur. Mami, ha shumë gjëra natyrale në mënyrë që të shmangësh të gjitha lëndët toksike që mund të dëmtojnë bebushin tënd.
Për babin!
Babi duhet të marrësh pjesë sa më shumë në shtatëzaninë e nuses tënde. Ji shumë kurioz dhe pyete gjthmone si ndihet. Përkëdheli barkun në mënyrë që të ndjesh lëvizjet e bebit! Mos u bë xheloz sepse ti do kesh një vend të veçantë në zemrën e mamit dhe në zemrën e të voglit që do të dali në jetë! Ti do të jesh kryefamiljari dhe shembulli mashkullor në jetën e fëmijës tënde. Vazdho të qëndrosh pranë nuses tënde, ta ndihmosh dhe ta mbështetësh. Thuaj për ditë sa shumë e do!
Këshilla!
Tani është periudha kur ti fillon të marrësh peshë, pothuajse 0.5kg në javë. Kujdes! Nuk duhet të mbash dietë! Në rast se pesha rritet shumë më shpejt se kaq duhet të këshillohesh me mjekun tënd, i cili do të të ndihmojë për ta kontrolluar.
• Ha fruta dhe perime;
• 3 vaktet ditore ndaji në 6 të vogla;
• Mos pi lëngje me gas ose ushqime me yndyrë ose të skuqura;
• Mos ha fast food – bebi juaj nuk ka nevojë për këto;
• Pi vetëm ujë pa gas;
• Ec përditë;
• Mos pi ilaçe për tu dobësuar dhe as çajra për tu dobësuar;
• Mos pi duhan, alkool ose shumë kafe

 

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni