Femija im me ndricon jeten



Java 15 e shtatëzanisë

Ke edhe pak dhe arrin tek gjysma e rrugës! E dimë se me zor po pret! Gjatë kësaj jave bebushi juaj vazhdon të rritet dhe ti je përditë e më shumë e lumtur! 

Trupi juaj
Rrobat fillojnë t’iu shtrëngojnë? Tani është shumë e qartë se duhet të ndryshosh masën. Në momentin që ndryshon garderobën tënde duhet të kesh parasysh se këto rroba të duhen vetëm për disa muaj.
Tani është e mundur që ti të ndjesh kontraksionet Braxton Hicks, këto janë kontraksione jo të dhimbshme dhe jo të rregullta, të cilat përgatisin trupin tuaj për momentin e lindjes. Në rast se numëron më shumë se 5 kontraksione gjatë një ore dhe janë të rregullta ose të dhimbshme është mirë që të kontaktosh mjekun tënd. Tani mund të kesh probleme edhe me jashtëqitjen dhe për këtë arsye ne të këshillojmë të pish të paktën 8 gota ujë në ditë dhe vazhdo të bësh ushtrime të lehta ose të ecësh sa më shumë. Në rast se ky bëhet një problem kronik dhe të krijon shqetësime mund të diskutosh me mjekun tënd në mënyrë që ai të të rekomandoj një laksativ natyral të lehtë.
Zhvillimi i bebit
Bebush juaj vazhdon dhe rritet çdo ditë e më shumë. Ai është tani rreth 10 cm nga koka deri te pjesa e poshtme dhe mund të peshoj rreth 70 gram. Tani është periudha kur në trupin e bebit fillon dhe rritet një lloj qime e hollë, e cila quhet lanugo. Kjo do të ndodhi deri rreth javës së njëzet e tetë dhe do të bier pak përpara lindjes. Mushkritë i zhvillohen çdo ditë dhe ai praktikon lëvizjet e frymëmarrjes duke thithurr dhe nxjerr lëngun amniotik.
Për babin
Çdo ditë që kalon mësohesh me idenë që do bëhesh baba. Je shumë i lumtur por në të njëjtën kohë ke shumë frikë. Mami të duket shumë më e guximshme sesa ti, prandaj duhet të diskutoni bashkë për të gjitha gjërat dhe pse jo të ikni me pushime. Duhet ta ndihmosh me të gjitha gjërat dhe ta duash shumë.
Këshilla!
Vazhdon të marrësh peshë. Kujdes, është normale të marrësh 0.5 kg në javë. Nuk duhet të mbash dietë në asnjë mënyrë por në rast se kalon këtë peshë mund të diskutosh me mjekun tënd dhe të të rekomandoj një dietë të shëndetshme pa hequr ushqimet dhe kështu duke mos rrezikuar që bebi juaj mos marri vitaminat e nevojshme. Prandaj:
• Ha fruta dhe perime;
• Ndaji 3 vaktet e ditës në 6 vakte të vogla;
• Mos pi lëngje me gas ose ushqime të skuqura ose të yndyrshme;
• Mos ha fast food, nuk të bën mirë as ty, por as bebit;
• Çdo ditë duhet të ecësh sa më shumë;
• Mos pi asnje ilaç pa këshillën e mjekut;
• Mos pi ilaçe për tu dobësuar ose çajra laksative;
• Mos pi duhan, alkool ose lëndë të tjera të dëmshme.

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni