Femija im me ndricon jeten



Java 16 e shtatëzanisë

 

E dimë shumë mirë se je në kulmin e lumturisë dhe mendon që tani çfarë emri do të ketë bebushi jot. Mos u mërzit dhe ki durim për pak kohë do ta shikosh mrekullinë tënde.
Trupi juaj
Hunda juaj mund të kaloj disa aventura: mund të të zihet hunda, mund të të dali pak gjak nga hunda dhe të gjitha këto ndodhin nga hormonet, progesteroni dhe estrogeni të cilat tani ndodhen në masa të mëdhaja në trupin tënd duke ndikuar në të gjitha këto. Evito sprain e hundës ose ilaçe të tjera, ndonjëherë mjafton të rritet pak lagështia e dhomës ku fle ti dhe rregullohet. Edhe mitra juaj rritet një herë me bebin dhe tani ndodhet në mes të distancës midis kockës pubike dhe kërthizës. Rritja e mitrës mund të të shkaktoj disa dhimbje të lehta në pjesën e poshtme, por kjo është krejt normale. Po ashtu tani fillon periudha që këmbët të fryhen prej peshës së ndryshuar dhe ti ndihesh më e rëndë.
Zhvillimi i bebit
Bebushi juaj është tani pothuajse 13 cm dhe peshon rreth 80 gram. Mund të themi se është sa një dardhe. Mund të gëlltitet, i janë rritur thonjtë e këmbëve, mund të lëvizi sytë megjithëse nuk shikon ndonjë gjë të madhe. Bebushi juaj i pëlqen të rrotullohet, të lëvizi duart dhe këmbët. Kockat e tij zhvillohen dhe për këtë arsye rritet edhe nevoja për kalcium. Zemra e tij punon fort dhe veshkat funksionojne po ashtu. Trupin i tij fillon të prodhojë antitrupa, por akoma për shumë kohë do të bazohet mbi antitrupat që merr nga ty përmes placentës. Bebushi juaj ndihet çdo ditë e më shumë.
Për babi
Babi, do të ndjesh dhe ti si lëviz bebi? Mund ti përkëdelësh barkun mamit sepse pjesa më e madhe e bebave kur ndjejnë prekjet e babit dhe reagojnë. Vazhdo të ndihmosh mamin dhe ta kuptosh. Ndoshta ajo ndihet më pak e bukur prej barkut dhe kg të tepërta, por ti do ti thuash për ditë se e do!
Kur të marrësh mjekun në telefon:
• Kur ke temperaturë dhe dhimbje barku;
• Kur ke rrjedhje gjaku dhe dhimbje barku;
• Dhimbje të forta këmbësh dhe nxirrje të këmbëve;
• Nxirrje indesh;
• Sekresione vaginale ngjyrë të verdhë në jeshile;
• Depresion të thellë;
• Ndjen neps për të pirë ose për të ngrënë lëndë jo-ushqimore (p.sh detergjent).

 

 

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni