Femija im me ndricon jeten



Java 17 e shtatëzanisë

Edhe java e shtatëmbëdhjetë është një javë e hormoneve! Ke filluar të harrosh gjëra? Mos u mërzit janë prapë hormonet që kanë faj! 

Ku jane çelsat? Ça po bëja? Ku është lista e gjërave që duhen bërë? Shtatëzania sjell haresë – si gjthmonë fajtore janë hormonet. Por mos u mërzit kjo situatë do të rregullohet!
Gjatë shtatëzanisë duhet të verifikosh gliceminë disa herë sepse në rast se sheqeri ka nivele të larta atëhere ekziston rreziku i diabetit të shtatëzanisë, i cili zhduket mbas lindjes. Niveli i sheqerit duhet mbajtur nën kontroll qoftë me një dietë të shëndetshme dhe shumë rallë me ilaçe. Në rast se glicemia është nën kontroll atëherë shtatëzania vazhdon normalisht.
Gjatë kësaj javë pothuajse të gjitha mamatë kanë ndjerë bebin e tyre.
Trupi juaj
Gjatë kësaj periudhe, për arsye se mitra rritet vazhdimisht dhe qendra gravitacionale lëviz dhe shpesh herë ndihesh e pasigurtë. Për arsye të peshës shtylla kurizore ka shumë presion dhe mund të shkaktoj dhimbje të lehta. Prandaj ne të rekomandojmë të mbash këpucë pa taka ose me taka të ulta, të jenë shumë komode sepse mund të të fryhen këmbët. Pavarësisht se fillon të ndjesh vështirësi në lëvizje, mund të kesh probleme me gjumin ose me hemorroidet ti vazhdon të mbash barkun tënd me krenari të madhe dhe të gjithë të shohin në rrugë duke buzëqeshur. Mos harro të kujdesesh për trupin tënd me kremra hidratuese ose me vaj bajame.
Zhvillimin e bebit
Bebushi juaj është tani rreth 15 cm dhe 100 gram. Rritet nga dita në ditë. Sytë i janë afruar, veshët fillojnë të duken qartë në vendin e tyre dhe lanugo ka mbuluar tani pothuajse gjithë trupin e tij. Kockat i forcohen dhe kordoni fillon të trashet. Zemra pompon gjak dhe bebi juaj bën ushtrime për frymëmarrje duke gëlltitur lëng amniotik i cili eliminohet prapë me urinën e tij.
Për babi
Edhe pak dhe do të njohësh bebin tënd. Nuk të besohet, para disa javë kishte frikë se do bëheshe baba dhe tani je mësuar me idenë, vazhdoni bëni plane. Në rast se tani e dini seksin e bebushit është më kollaj për të kërkuar një emër ose për të parë ide për dhomën e tij. Mund të fillosh të interesohesh me mamin për marrjen e qelizave stem.
Këshilla:
• Ha fruta dhe perime;
• Ndaji 3 vaktet e ditës në 6 vakte të vogla;
• Mos pi lëngje me gas ose ushqime të skuqura ose të yndyrshme;
• Mos ha fast food, nuk të bën mirë as ty, por as bebit;
• Çdo ditë duhet të ecësh sa më shumë;
• Mos pi asnjë ilaç pa këshillën e mjekut;
• Mos pi ilaçe për tu dobësuar ose çajra laksativ;
• Mos pi duhan, alkool ose lëndë të tjera të dëmshme.

 

 

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni