Femija im me ndricon jeten



Java 18 e shtatëzanisë

Java e tetëmbëdhjetë është e barabartë me javën e gjashtëmbëdhjetë nga krijimi i bebit. Mund të vësh re se lëkura juaj ka ndryshuar ngjyrë, është më e errët. Nuk ka arsye për shqetësim, ky fenomen quhet chloasma gravidica (maskë) dhe zhduket mbas lindjes. 

Trupi juaj
Pavarësisht se barku juaj është më i madh ti ndihesh plot energji dhe me një uri shumë të madhe. Ke filluar të veshësh rroba shtatëzanie, më të gjëra dhe shumë komode. Ke filluar të kesh sekrecione vaginale me ngjyrë të bardhë në të verdhë dhe goxha të trasha. Sekrecionet nuk kanë erë të keqe dhe as nuk shkaktojnë kruajtje siç bëjnë infeksionet normale. Evito larjet e brendshme gjatë shtatëzanisë. Në rast se ke problem me jashtëqitjen ne të rekomandojmë të hash sa më shumë fibra për të ulur problemin sa më shumë është e mundur. Mos pi asnjë lloj ilaçi laksativ, por mund të përdorësh supostot me glicerinë.
E dimë se me zor pret ekon e rradhës dhe ne të këshillojmë ti flasësh bebushit sepse ai tani mund të të dëgjoj.
Zhvillimi i bebit
Kockat i rriten, këmbët i zgjaten. Tani veshët janë në pozicionin e duhur dhe kanë filluar të funksionojnë normalisht, ai mund të dëgjoj tani zërin e mamit dhe atyre përreth. Bebushi duket më mirë tani nga që filloj të depozitojë dhiamin poshtë lëkurës. Gjatë kësaj jave i formohen qartë buzët, mamelonat dhe mund të dëgjojë shumë qartë zërin tënd, rrahjet e zemrës. Gjatë gjithe kohës ai dëgjon rrahjet e zemrës tënde dhe për këtë arsye mbas lindjes kur e afron nga krahu i zemrës tënde dhe ai dëgjon rrahjet qetësohet. Lëkura e tij është shumë e ndjeshme dhe ndjen kur mami i përkëdhel barkun. Bebushi juaj tani është i fortë dhe lëviz me gjithë forcën e tij, ka rreth 14 cm dhe 150 gr.
Për babin
Babi është shumë shumë i lumtur. Ke filluar edhe ti të ndjesh goditjet e bebit në brakun e mamit. Eh tani është koha që ti të marrësh të gjitha informacionet për kujdesin e bebit mbas lindjes. Mund të këshillohesh me shokët e tu që kanë fëmijë si kanë qënë ditët e para dhe si kaë ndihmuar bashkëshortet e tyre. Ti duhet të jesh pjesë po aq e rëndësishme në jetën e bebit tënd siç është edhe mami i vetë. Në këtë mënyrë ti do jesh babi ideal!
Këshilla!
• Çohu me kujdes nga krevati në mënyrë që mos të merren mend;
• Kur arrinë në shtëpi mbaj këmbët lart mbi një jastëk në mënyrë që mos të fryhen;
• Ha shpesh dhe pak;
• Pi të paktën 2 litra ujë në ditë;
• Ec shumë;
• Fol me bashkëshortin tënd për bebin tuaj;
• Dhe mos harro të qeshësh.

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni