Femija im me ndricon jeten



Java 19 e shtatëzanisë

 

Je në javën e nëntëmbëdhjetë të shtatëzanisë që domethënë në javën e shtatëmbëdhjetë nga konceptimi. Këmbët e tua sikur janë rritur dhe këpucët duken sikur nuk të bëjnë më. Është e mundur të ndodhi kjo për arsye se tani trupi juaj mban më shumë lëngjet dhe këmbët janë më të fryra. Në përgjithësi gjatë shtatëzanisë këmba të rritet me gjysëm numër dhe mund të ngelet kështu.
Gjatë kësaj periudhe mund të të ulet niveli i hekurit. Për këtë arsye, mbas një analize gjaku mund të këshillohesh me mjekun tënd në mënyrë që të marrësh vitaminat e duhura.
Trupi juaj
Lëkura juaj ndryshon tani dhe ka nevojë për shumë kujdes. Përdorë kremra hidtratues. Mund të përdorësh edhe dushet me ujë të vakët sepse ato rigjallërojnë lëkurën. Një masazh të lehtë i bërë nga bashkëshorti juaj mund të bëj mrekullira për trupin tënd por edhe për qetësine tënde. Këmbët e tua mund të fryhen dhe ti ndihesh më e rëndë, dhe për këtë arsye mund të shfaqen pagjumësia. Provo të mos hash ushqime me shumë kripë dhe gjërat shumë të thata. Duhet të kesh një dietë të shëndetshme, të pish 2 litra ujë në ditë dhe kjo do të ndihmojë trupin tënd të përballojë sa më mirë periudhën e shtatëzanisë. Më e mira është të flesh në krahun e majtë, jo në krahun e zemrës dhe vendos këmbët mbi një jastëk.
Zhvillimi i bebit
Bebushi juaj është tani rreth 16 cm dhe peshon rreth 200 gram. Ai është i gjithi mbuluar me vernix caseosa, një lëndë kremoze e bardhë e cila i mbron lëkurën nga lëngu amniotik. Qëndrimi i gjatë në lëngun amniotik. Gjatë kësaj jave zhvillimi sensorial është më i rëndësishëm: Truri zhvillon lidhjet nervore të cilat ndihmojnë bebushin tënd të ndjejë. Flokët e tij janë rritur dhe lëvizjet e tij janë çdo ditë më të forta. Në rast se do të kesh një djalë, organet seksuale të tij janë të zhvilluara dhe mund ti dallohen kollaj në një ekzaminim eko-je.
Për babin!
Po ashtu si mami edhe ti duhet të kesh shumë durim sepse pritja e bebit duket shumë e gjatë. Duhet të vazhdosh ta mbështesësh mamin dhe ta ndihmosh në mënyrë që kjo periudha të kaloj për të dy sa më kollaj. Shtatëzania nuk është sëmundje, prandaj ju mund të vazhdoni të bëni gjëra që bënit edhe më përpara, dilni, shëtisni, mund të shkoni me pushime dhe mund të bëni të gjitha gjërat që ju relaksojnë të dy.

Kur duhet të marrësh mjekun në telefon:
• Kur ndjen kontraksione të forta;
• Kur ke dhimbje barku shumë të forta;
• Ke rrjedhje gjaku;
• Ke rrjedhje ujërash;
• Ndihesh shumë e pafuqishme;
• Ke gjendje të fikët;

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni