Femija im me ndricon jeten



Java 20 e shtatëzanisë

Urime, ke arritur në gjysmën e rrugës. Duke filluar nga kjo javë ndodhesh në fillim të muajit të gjashtë. Përveç rastit kur mjeku këshillon ndryshe, mund të vazhdosh pa merak të kesh marrëdhënie me bashkëshortin tënd. Në rast se nuk ndjen nevojqn, nuk ka problem, nq shtatëzani është çështje shumë normale. 

Trupin juaj
Disa femra gjatë kësaj periudhe hasin probleme me shikimin. Sasia e madhe e lëngjeve në zonën e syve mund të ndikojë në këtë situatë. Në rast se mban syze ka mundësi të kesh nevojë ti ndërrosh, por duhet të kesh parasysh se pas lindjes numri i syzeve do të kthehet siç ishte më përpara. Tani mitra juaj u rrit deri tek niveli i kërthizes dhe për këtë arsye kërthiza juaj mund të dali ose të shtriqet. Nëse do të evitosh fërkimin me rrobat, i cili mund të jetë i dhimbshëm vensdos një ngjitëse mjekësore. Provoje, ja vlen! Tani mund të ndjesh shumë më qartë lëvizjet e bebushit tënd. Trupi juaj lodhet shumë sepse po krijon gjithë atë mrekulli dhe prandaj mund të ndihesh më e lodhur se zakonisht. Ki kujdes për veten dhe fli mjaftueshëm.
Zhvillimi i bebit
Bebushi juaj ka arritur tek gjysma e udhëtimit të tij. Të gjtha pjesët e trupit të tij janë të formuara dhe në rast se ajo është vajzë atëherë gjatë kësaj jave i formohet vagina. Lëkura e tij trashet, flokët dhe thonjtë vazhdojnë të rriten, ai tashmë dëgjon zhurma nga jashtë, kështu që ti mund ti flasësh dhe ta përkëdhelësh. Bebi mund të thithi gishtin e vetë. Ai gëlltit lëng amniotic, i cili kalon ne të gjithe aparatin e tij tretës. Mbeturina të patretura ngelen në zorrën e trashë dhe ai i eliminon menjëherë pas lindjes. Bebi ka tani rreth 14-16 cm dhe peshon 250 gram.
Për babin
Edhe njëzet javë dhe do lozim bashkë. Tani mund të filloni të bëni disa pazare sepse normalisht tashmë e dini nëse do të jetë djalë apo vajzë. Duhet të keni parasysh të blini gjëra të pambukta sepse bebushi do të ketë lëkurën shumë të ndjeshme dhe gjëra praktike si për shembull një krevat, i cili mund të mblidhet në mënyrë që kur udhëtoni mund ta merrni me vete.
Këshilla
• Ha fruta dhe perime;
• Ndaji 3 vaktet e ditës në 6 vakte të vogla;
• Mos pi lëngje me gas ose ushqime të skuqura ose të yndyrshme;
• Mos ha fast food, nuk të bën mirë as ty, por as bebit;
• Çdo ditë duhet të ecësh sa më shumë;
• Mos pi asnjë ilaç pa këshillën e mjekut;
• Mos pi ilaçe për tu dobësuar ose çajra laksative;
• Mos pi duhan, alkool ose lëndë të tjera të dëmshme.

 

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni