Femija im me ndricon jeten



Java 21 e shtatëzanisë

 

Urime! Duke filluar me javën e njëzet e një-të ke kaluar gjysmën e kësaj periudhe të mrekullueshme. Tani mund të fillosh të bësh pazare për bebin tënd sidomos sepse e di shumë mirë nëse është vajzë apo djalë.
Trupin juaj!
Çfarë ndodh me trupin tënd? Duke u rritur barku ti mund të pyesësh veten apo mjekun nëse është e rrezikshme për ty apo për bebin të udhëtosh. Ja ku janë disa këshilla:
• Në rast se udhëton me makinë duhet të bësh një pushim çdo një orë për të shëtitur pak;
• Vendos gjithmonë rripin e sigurimit – vendose në mënyrë që mos bezdisësh barkun tënd sepse ajo mund të shpëtoj jetën tënde dhe të bebit tënd;
• Mos udhëto gjatë muajit të fundit të shtatëzanisë, nuk i dihet asnjëherë se çfarë mund të ndodhi dhe jemi të bindur se nuk je e përgatitur për një lindje në rrugë. Në rast se je e detyruar duhet të këshillohesh me mjekun tënd;
• Në rast se udhëton me avion, duhet të dish se asnjeri brenda avionit është shumë i thatë dhe prandaj duhet të hidratohesh shumë mirë me ujë ose lëng frutash.
Ti ndihesh çdo ditë e më e rënduar dhe ka mundësi të të fryhen këmbët. Mund të kesh edhe marrje mendsh të lehta ose të të mpihen këmbët. Këto ndodhin prej peshës së barkut dhe më e mira është që ti të vazhdosh të bësh ushtrime të lehta dhe të ecësh sa më shumë. Mos harro të ngresh këmbët mbi një karrige ose një jastëk në momentin që rri shumë ulur.
Zhvillimi i bebit
Bebi juaj ka shumë lemzë. Po, po, ato ndjesitë që ke herë pas here janë prej lemzës të bebit; Bebushi juaj bën ushtrime për frymëmarrjen me lëngun amniotik, në mënyrë që ai të jetë i përgatitur për ditën që do të duhet të marri frymë vetë. Çdo ditë ai bëhet më i fortë dhe godet më shumë. Ka beba që janë aktiv në darkë, kur dëgjojnë zërin e babit ose janë aktiv në mëngjes. Bebi ndjen tani shijen dhe ndjesia e të prekurit është zhvilluar goxha. I vogli juaj gëlltit tani rreth 500ml lëng amniotik brenda 24 orëve që domethënë se nuk duhet neglizhuar pirja e lëngjeve – më i miri është uji. Lëngu amniotik që bebi juaj gëlltit e ndihmon në zhvillimin e aparatit tretës dhe mbulon nevojën e tij për kaloritë fal glukozës që përmban.
Për babin
Babi u rrita edhe më shumë këtë javë. Ta dish se nëse ti më flet në darkë ose përkëdhel barkun e mamit do të ndjesh si godas me këmbë unë. Babi ti duhet të vazhdosh të kujdesesh për mamin e ardhshëm, ti krijosh të gjitha kushtet që të kaloj sa më kollaj këtë periudhë. Ajo mund të ketë nevojë për disa jastëk më tepër ose për të shkuar në banjo shumë shpesh. Kuptoje për çdo gjë nga që ajo mban brenda trupit të vetë frutin e dashurisë tuaj.
Këshilla
• Ha fruta dhe perime;
• Ndaji 3 vaktet e ditës në 6 vakte të vogla;
• Mos pi lëngje me gas ose ushqime të skuqura ose të yndyrshme;
• Mos ha fast food, nuk të bën mirë as ty, por as bebit;
• Çdo ditë duhet të ecësh sa më shumë;
• Mos pi asnjë ilaç pa këshillën e mjekut;
• Mos pi ilaçe për tu dobësuar ose çajra laksativ;
• Mos pi duhan, alkool ose lëndë të tjera të dëmshme.

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni