Femija im me ndricon jeten



Java 22 e shtatëzanisë

 

Duke filluar me javën e njëzet e dytë mund të fillojnë më shumë problem, por këto probleme nuk domëthënë se mund ti kesh detyrimisht edhe ti. Vazhdon të kujdesesh për veten !
Placenta previa dhe lindja parakohe janë dy arsye shumë të forta që duhet të të bëjnë të çlodhesh më shumë. Pjesa më e madhe e shtatëzanive zhvillohen pa probleme. Në varësi të kësaj mjeku mund të të bëj rekomandimet më të mira. Në rast se mjeku të rekomandon qetësi totale, ndaje mendjen dhe zgjidh vendin më të mirë në shtëpi, merr libra, laptop ose muzikë dhe provo të mos ngarkosh veten me detyra që vendosin në rrezik bebin tënd.
Trupi juaj
Mbaj një dietë të shëndetshme, që domethënë ha ushqme me shumë kalcium, perime me gjethe jeshile. Mos harro të pish shuëm uje dhe evito alkoolin ose lëngjet me gas. Mund të pish lëngje frutash të freskëta. Mami, mos harro të kesh kujdes për lëkurën tënde, ajo shtriqet përditë dhe ka rrezik të ngelen shenja pas lindjes për këtë arsye ti duhet të përdorësh kremra ose vajra hidtratuese. Edhe ecja të ndihmon jo vetëm të ndihesh në formë, por edhe mos shëndoshesh.
Zhvillimi i bebit
RRITET! Me siguri ka arritur 25 cm nga koka deri tek këmbët dhe rreth 650 gram. Akoma i ka sytë e mbyllur. Kapakët e syve janë formuar plotësisht dhe tani mund të dallohen edhe vetullat. Ato 222 kocka të cilat kanë përgjegjësinë të mbajnë në mënyrë të mirë pjesët e buta të trupit të bebit janë duke u formuar. Edhe lëkura fillon të trashet, por për arsye se bebi ka akoma yndyre, ajo duket si e tepërt, e mbledhur. Me kalimin e kohës kur bebi juaj do shëndoshet do të shtrihet. Tani bebi juaj vetëm thith gishtin, noton në lëngun amniotik dhe loz me kordonin.
Për babin
Baballarët duhet të jenë të ndërgjegjshëm për faktin se kanë një ndikim shumë të madh në jetën e fëmijës. Ai nuk është vetëm baba, por është modeli kryesor mashkullor që femija ka dhe që do ketë parasysh gjithë jetën. Jo kot them se heroi kryesor gjatë peridudhës së fëmijërisë është BABI. Prandaj, ti duhet të kesh kujdes dhe të mendosh si do që fëmija juaj të rritet dhe ti japësh shembullin më të mirë.
Ide:
• Mund të fillosh të dekorosh dhomën e bebit;
• Mund të zgjidhni një emër për bebin tuaj (nuk është punë e lehtë);
• Interesohu për gjërat që të nevojiten në maternitet;
• Interesohu për lindjen;
• Kënaqu me një fundjavë larg te gjithëve vetëm me burrin dhe barkun tënd.

 

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni