Femija im me ndricon jeten



Java 23 e shtatëzanisë

Ndihesh se në barkun tënd u hap një palestër e vërtet? Është e vërtet, ndjen si një lëvizje të vazhdueshme. Akoma ka vend për bebushin tënd të lëvizi sa të dojë ai dhe për këtë arsye ai nuk lë vend pa kontrolluar. Gjatë kësaj jave ka mundësi që mjeku juaj të bëj kontrollin për të dalluar në rast se shtatëzania juaj ka ndonjë rrezik për lindje parakohe apo jo. 

Trupi juaj
Ka shumë lëvizje aty brenda dhe ti i ndjen më shumë lëvizjet ngaqë bebi juaj rritet çdo ditëe. Ti ndihesh më e rënduar dhe më e lodhur. Barku është më i madh dhe ti ke nevojë të shkosh në tualet shumë më shpesh se zakonisht. Edhe nëse ke marr shumë peshë duhet të dish se deri në fund të shtatëzanisë ke akoma disa kg të mira për të marr. Megjithatë ti duhet të kesh kujdes me peshën tënde dhe ta kontrollosh me një ushqim të shëndetshëm dhe më shumë ecje. Ki kujdes për lëkurën tënde me kremra ose me vajra hidtratuese.
Zhvillimi i bebit.
Nëse dëgjon muzik, ngrije zërin dhe fillo kërce. Bebi juaj i ndjen lëvizjet tani dhe mund të fillojë edhe ai të lëvizi fort. Ai mund të lëvizi në momentin që dëgjon një zhurmë shumë e fortë ose zhurma dhe zëra që dëgjoni ju përditë mund ti bëhet familjare kur lind. Për shembull, në rast se ju dëgjoni një këngë përditë ai mund të qetësohet kur e dëgjon mbas lindjes. Është një situatë e ngjashme me rrahjet e zemrës së mamit. Bebi dëgjon gjatë gjithë kohës rrahjet e zemrës dhe zërin e mamit. Pikërisht këto janë ato që e qetësojnë kur lind. Kur qan bebi mami duhet ta afrojë me zemrën e saj dhe ti flasi. Ai kujton periudhën brenda mitrës dhe qetësohet. Enët e gjakut në mushkërinë e tij janë duke u zhvilluar për t'u përgatitur për frymëmarrjen e parë.
Për babin
Duhet të dish se mund ti flasësh bebit tënd. Ai të dëgjon shumë mirë dhe në këtë mënyrë do mësohet me zërin tënd që në bark. Mund të përkëdhelësh barkun dhe ti flasësh bebit, ti thuash një përrallë. E dimë se me zor pret ta takosh, por ka edhe pak deri në momentin e mrekullueshëm.
Kontraksionet Braxton Hicks
Është e mundur që duke filluar me këtë javë të ndjesh kontraksionet Barxton Hicks. Ndodhin kur mitra kontraktohet rreth 30-60 sekonda. Zakonisht nuk dhembin dhe mund të mbarojnë në momentin që ti ndërron pozicionin. Kontraksionet e vërteta janë te dhimbshme dhe rriten në intensitet dhe në kohë. Në rast se ndjen kontraksione të dhimbshme, më të gjata se një minutë dhe më të shpeshta se 5 minuta duhet të marrësh mjekun tënd në mënyrë urgjente sepse mund të jenë shenjat e një lindje parakohe.

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni