Femija im me ndricon jeten



Java 24 e shtatëzanisë

Kur shikon mbrapa javës së njëzet e katërt të shtatëzanisë të duket një rrugë shumë e gjatë? Me siguri edhe kur shikon përpara, e ardhmja të duket pak e frikshme. Qetësohu, në fund të këtij udhëtimi do të kesh në krahët e tua qënien më të bukur që ke parë ndonjëherë. 

Trupi juaj
Duhet të kesh kujdes me lëkurën tënde ngaqë barku rritet shumë, lëkura shtrihet dhe mund të ngelen shenja, duhet hidtratuar shumë mirë. Mund të fillojë të të dallohet edhe një vizë me ngjyrë më të errët deri tek kërthiza, ajo quhet linea negra dhe zhduket mbas lindje. Normalisht ke marr rreth 7 kg në peshë deri tani. Duhet të kesh kujdes siç ke pasur deri tani me trupin tënd dhe me lëkurën tënde. Pesha e tepërt nuk të bën mirë, në rast se ti ha shumë nuk domethënë se bebi do shtoj më shumë peshë. Ai ka ritmin e vetë dhe do marri nga ty aq sa ka nevojë çdo gjë jashtë kësaj do depozitohet nën lëkurën tënde.
Bebi juaj
Bebushi fillon të lëvizi sytë, mund ti hapi dhe ti mbylli shumë shpejt. I dalin qerpikët dhe vetullat. Kjo mrekulli prej rreth 26 cm lëviz goxha këto ditë. Edhe barku juaj rëndohet për ditë. Veshi i brendshëm zzhvillohet dhe ai dëgjon shumë mirë zërin tënd, rrahjet e zemrës tënde dhe gjithë zhurmat që të rrethojnë ty. Mushkritë vazhdojnë të zhvillohen dhe krijohen qeset të cilat do të mbushen me ajër pas lindjes. Ai përgatitet me gjithë fuqitë për të dalë në dritë.
Për babin
Babi, numëron ditët deri sa të takosh bebushin tënd. Bëhu gati të bëhesh babi, mëso të kesh durim, të lozësh dhe të dëgjosh. Në fillim ai do qaj pak nga që e qara është e vetmja mënyrë për të komunikuar dëshirën e tij. Ai mund të qaj kur i hahet, kur i flihet ose kur duhet nderuar. Mund ti mësosh rutinën ditore dhe do ndihesh më afër dhe më i përfshirë në rritjen e tij. Plus kjo është një ndihmë shumë e madhe për mamin, e cila në fillim do lodhet goxha.
Në çfare situate duhet të kontaktosh mjekun tënd:
• Dhimbje këmbe, e cila nuk pushon ose ka skuqje dhe fryrje lokale;
• Dhimbje gjatë urinimit;
• Fryrje e fytyrës, duarve ose këmbëve;
• Shtim në peshë shumë të shpejtë;
• Papritur ke probleme me shikimin;
• Ke kruajtje të forta lëkure;
• Merr një goditje në zonën e barkut;
• Merr një ftohje shumë të fortë;
• Të bie të fikët;
• Bebi nuk lëviz;
• Temperaturë;
• Humbje lëngjesh nga vagina;
• Kontraksione të dhimbshme çdo 5 minuta.

 

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni