Femija im me ndricon jeten



Java 25 e shtatëzanisë

Çdo ditë që je më afër takimit me bebushin tënd mund të vësh re se marrja dhe dhënia me mamin tënd ndryshon. Kujto momentet e adoleshencës dhe tani thua: “Eh ndoshta mami kishte të drejtë atëherë!”

Trupi juaj
Shpresojmë se po bën ushtrimet Kegel! Këto forcojnë zonën e pelvisit dhe rrisin tonusin e zonës vaginale. Këto bëhen shumë lehtë, duhet thjeshtë të shtrëngosh për 8-10 sekonda muskulin nga zona vaginale dhe ti lëshosh për disa sekonda të tjera. Duhet të përsëritësh këtë ushtrim sa më shumë. Nuk ke nevoje të shkosh në palestër për këtë, mund ta bësh edhe duke parë televizorin për shembull. Ti fillon të lëvizësh pak më me vështirësi. Tani mitra jote ka përmasat e një topi futbolli dhe pjesa e sipërme e saj arrinë në gjysmën e distancës midis kërthizës dhe diafragmës. Ka mundësi të ndjesh konraksione, dhimbje kurrizi prej peshës së barkut dhe këmbët mund të fryhen. Ne të rekomandojmë të përdorësh këpucë të sheshta sa më të rehatshme. Kur arrin në shtëpi ngriji këmbët mbi një jastëk dhe provo të qetësohesh.
Zhvillimi i bebit
Bebushi juaj është tani rreth 30 cm dhe rreth 700 gram. Lëkura e tij vazhdon të jetë si trasparente dhe e mbledhur. Duart e tij janë krejt të zhvilluara dhe thithin gishtin. Edhe vrimat e hundës janë të hapura dhe i krijohen burbuqet e dhëmbëve. Edhe goja e tij është e formuar dhe është gati për të pirë qumështin e mamit të vetë. Të gjitha organet e brendshme, përveç mushkritë janë mjaft të zhvilluara për të mbijetuar jetën jashtë mitrës. Tani që po e mendon kështu momenti duket shumë afër.
Për babin
Po shikon barkun e mamit duke u rritur dhe të rriten edhe ty emocionet. Ke ndoshta pak frikë se jeta do ndryshojë aq shumë por në fakt nuk e di saktësisht për çfarë të përgatitesh. Nuk do jeni vetëm ju të dy, por do vij edhe ai. Mos u tremb, një herë që doli në jetë do t’ia dilni shumë mirë me të gjtha. Puna e babit është e vështirë, por është më e bukura.
Këshilla:
• Mendoni si do të rregulloni dhomën e bebit;
• Nëse nuk e keni bërë deri tani duhet ti gjeni një emër;
• Interesohu për gjërat që të nevojiten në maternitet;
• Interesohu për maternitetin ku do të lindësh ti;
• Interesohu për lindjen;
• Interesohu për kujdesin e të porsalindurit.

 

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni