Femija im me ndricon jeten



Java 26 e shtatëzanisë

Të kanë ngelur edhe katërmbëdhjetë javë deri në fund! Gjatë kësaj jave mjekët rekomandojnë një ekografi në mënyrë për të parë gjendjen e zhvillimit!

Trupi juaj
Janë femra që vërejnë një rrjedhje të lehtë të verdhë nga gjoksi. Ajo quhet kulloshtër. Por ka edhe femra që nuk e kanë veç pas lindjes. Ky “qumësth” është shumë i pasur në antitrupa dhe do të mbroj bebin tënd nga sëmundjet; është ushqimi i parë që bebi juaj do të hajë. Vetëm 3-4 ditë pas lindjes do të krijohet qumështi i vërtet. Gjatë kësaj periudhe do të të kthehet gjendja e lodhjes dhe e stresit. Sigurohu se fle mjaftueshëm. Mund të kesh edhe dhimbje koke, por nuk duhet të pish asnjë ilaç pa këshillën e mjekut. Qetësohu, pi një çaj dhe shtrihu dhe do jesh në forme më shpejt sesa po pret. Ke marr rreth 8 kg në peshë dhe ndoshta deri në fund të shtatëzanisë do marrësh edhe një herë aq. Mos u tremb, mbas lindjes do të kthehesh shumë shpejt në formën tënde të mëparshme. Të gjithë e dinë se një femër ka nevojë për 9 muaj për tu bërë mami dhe një mami ka nevojë për 9 muaj për tu bërë femër. Duhet të kesh durim sepse këto ndyshime janë normale.
Zhvillimi i bebit
Bebushi është shumë i zënë me zhvillimin e trurit. Edhe mushkëritë të tij fillojnë të krijojnë një lëndë, e cila i mbron nga infeksionet mbas lindjes dhe e cila lejon indet të relaksohen duke bërë frymëmarrjen më efikase. Vendi brenda mitrës bëhet çdo ditë e më i ngushte për të voglin tënd dhe ti mami do ndjesh goditjet e tij më fortë. Bebushi juaj reagon ndaj zhurmave dhe prekjeve. Në rast se është djalë atëhere testikulat po zbresin dhe numri i qelizave, të cilat prodhojnë tostesteron është duke u rritur. Bebushi juaj mund të peshojë rreth 900 gram dhe 30 cm i gjatë.
Për babin!
Pjesa më e bukur e kësaj periudhe është se do zgjidhni gjërat e bebit, krevatin i cili duhet të jetë sa më komod për bebin dhe praktikë për juve. Mendoni se atë krevat do të përdoret deri rreth moshës 2 vjeç, kështu që duhet të merrni të gjitha gjërat në konsideratë kur e blini. Rrobat e bebit, të cilat janë të mrekullueshme kur i shikoni, por duhet të keni parasysh jo të jene vetëm te bukura por edhe të pambukta, të gjera tek qafa ose me kopsa tek qafa në mënyrë që të vishen sa më kollaj, jo me kopsa në kuriz sepse do ta bezdisin bebin kur do rri shtrirë dhe janë të vështira për tu veshur, të hapen dhe të mbyllen kollaj sepse bebave nuk i pëlqen të vishen dhe të zhvishen dhe ju duhet të provoni ti bëni këtë procedurë sa më të thjeshtë. Babi kënaquni duke blerë dhe duke i përgatitur gjërat e bebit.
Këshilla
• Përdorë kremra për hidratimin e lëkurës;
• Vazhdo me ushtrimet kegel;
• Interesohu për kujdesjen e të porsalindurve;
• Ha ushqim të shëndetshëm dhe pi shumë ujë;
• Fli mjaftueshëm;
• Bëhuni gati për ardhjen e re.

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni