Femija im me ndricon jeten



Java 27 e shtatëzanisë

Edhe një javë më afër! Ke filluar të kesh frikë? Në një moment gjatë shtatëzanisë çdo femër ka këtë ndjenjë! Frika mund të jetë për: lindjen, si do jesh ti si mama, ndryshimin e jetës, marrëdhëniet, lekët … është shumë normale! Më e mira është ti ndash me partnerin tënd dhe të gjeni një zgjidhje sa më të mirë! 

Trupi juaj
Mund të të kruhet lëkura e barkut! Kjo është normale nga fakti se lëkura shtrihet shumë. Mos e kruaj sepse rrezikon të ngelesh me shenja, më mirë provo të bësh një masazh të lehtë me vaj bajame ose me vaj ulliri. Barku rritet dhe bebushi godet, mund të rishfaqet stresi dhe mungesa e gjumit. Provo të gjesh një pozicion sa më komod në krevat, ajros mirë dhomën ku fle dhe pi një gotë qumësht të ngrohtë para gjumit. Rrugët për në tualet gjatë nates do të bëhen më të shpeshta prej peshës së barkut. Vazhdo të hash vakte të vogla dhe të shpeshta me ushqime të shëndetshme me shumë fruta dhe perime. Në këtë mënyrë do të kontrollosh peshën tënde. Ato 8 gota ujë në ditë vazhdojnë të jetë të detyrueshme çdo ditë. Në lidhje me stresin që ti provon zgjedhja më e mirë janë shëtitjet e gjata dhe bisedimet me bashkëshortin tënd. E dimë shumë mirë, ke 1001 mendime por mos u preokupo ato do zhduken në sekondën që do të takosh bebin tënd dhe do të kuptosh se ska gjë më të rëndësishme se dashuria që i ofroni ju të dy.
Zhvilimi i bebit
Rritet, rritet rritet! Sytë e bebit janë tani të ndjeshme ndaj dritës duke u përgatitur për të parë direkt mbas lindjes. Ai shikon, dëgjon është në gjendje të mbajë erë, ndjen në prekje dhe mund të ndjeje shijen – të gjitha këto i ka të zhvilluara komplet. Ngjyra e syve nuk i dallohet, të gjithë bebat i kanë si një ngjyrë blu dhe ajo i qartësohet pas disa muajve nga lindja. Në rast se ai lind tani do të mbijetojë pavarësisht se mushkritë nuk janë të zhvilluara krejt. Peshon rreth 1 kg dhe 38 cm i gjatë.
Për babin
Mund të diskutoni rreth mënyrës sesi do ta rrisni fëmijën tuaj: do ta mësoni të pavarur? Do të jeni autoritar ose do ta përkëdhelni? Deri në momentin që do të bini dakord në këto pika janë disa rregulla elementare që për të mirën tuaj dhe të bebit duhet ti ndiqni:
1. Ai duhet të flejë në krevatin e vetë – ka pasur shumë raste kur foshnja duke fjetur në krevat me prindërit u mbyt me gjoksin ose me batanien;
2. Do ta përkëdhelin, por jo duke i plotësuar çdo tek- për të parë rastet e fëmijve që shtrihen për tokë kur nuk i plotësohet një dëshirë;
3. Do ta mbajmë në krahë, por jo gjithë ditën sepse do kërkoje vetëm në krahë- ai duhet të mësojë të rri edhe vetëm në lisharse ose në krevat;
4. Do ta rrisim të dy jo vetëm mami- babi duhet të marri pjesë;
5. Gjyshërit do lozin me të dhe do ta gëzojnë, por përgjegjësia mbi fëmijën e kanë prindërit.
Në çfarë situate duhet të kontaktosh mjekun tënd:
• Dhimbje këmbe, e cila nuk pushon ose ka skuqje dhe fryrje lokale;
• Dhimbje gjatë urinimit;
• Fryrje e fytyrës, duarve ose këmbëve;
• Shtim në peshë shumë të shpejtë;
• Kur e papritur ke probleme me shikimin;
• Ke kruajtje të forta lëkure;
• Kur merr një goditje në zonën e barkut;
• Merr një ftofje shumë të fortë;
• Të bie të fikët;
• Bebi nuk lëviz;
• Temperaturë
• Humbje lëng nga vagina;
• Kontraksione të dhimbshme çdo 5 minuta.

 

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni